• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Historia e talibanëve, si u themelua lëvizja e “studentëve” dhe rikthimi në pushtet pa luftë

by A R
16/08/2021 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Talebanët u hoqën nga pushteti në Afganistan në vitin 2001 nga forcat perëndimore të udhëhequra nga SHBA-ja. Megjithatë, grupi ka qenë në ofensivë muajt e fundit dhe tashmë pothuajse ka marrë pushtetin sërish. Teksa SHBA-ja përpiqet që të plotësojë tërheqjen e saj të plotë deri më 11 Shtator, pas dy dekadave luftë, militantët kanë marrë qytetet kryesore, madje kanë hyrë edhe në Kabul.

Në vitin 2018 talebanët hynë në bisedime direkte me SHBA-në. Në vitin 2020, dy palët nënshkruan një marrëveshje paqeje në Doha me SHBA-në që duhet të tërhiqej nga Afganistani dhe talebanët që duhej të ndalonin sulmet ndaj forcave amerikane.

Premtime të tjera që u dhanë në këtë marrëveshje ishte se nuk do të lejoheshin që të operonin militantë të al-Kaedas në zona të kontrolluara dhe të vazhdohej me bisedimet për paqe kombëtare. Por në vitin pasardhës, talebanët vazhduan që të shënjestronin forcat e sigurisë afgane dhe civilë duke avancuar me shpejtësi në vend.

Ardhja në pushtet

Talebanët, në gjuhën Pashto përkthehet “studentët”. Ky grup u krijua në vitet 1990 në Pakistanin verior pas tërheqjes së trupave sovjetike nga Afganistani. Besohet se lëvizja, kryesisht “pashtune”, u shfaq për herë të parë në seminaret fetare, kryesisht të financuara nga paratë nga Arabia Saudite, të cilat predikuan një formë të ashpër të Islamit Sunit.

Premtimi i bërë nga talebanët ishte rivendosja e paqes dhe sigurisë si dhe të zbatohej me rreptësi versioni i tyre i ligjit islamik në zonat Pashtune. Ata rritën influencën e tyre në Afganistanin jug-perëndimor. Në vitin 1995 talebanët pushtuan provincën e Heratit, në kufi me Iranin dhe një vit më vonë edhe Kabulin duke shkatërruar regjimin e Presidentit Burhanuddin Rabbani, një nga themeluesit e muxhahedinëve afganë që i rezistuan pushtimit sovjetik. Në vitin 1998, talebanët ishin në kontroll të pothuajse 90% të Afganistanit.

Afganët, të lodhur nga muxhahedinët dhe pasi sovjetikët ishin larguar, i mirëpritën talebanët kur u rishfaqën në skenë për herë të parë. Popullariteti u rrit edhe pas suksesit të tyre kundër korrupsionit, frenimit të paligjshmërisë dhe hapjen e zonave për të bërë tregti. Por nga ana tjetër, talebanët prezantuan dhe mbështetën ndëshkime në linjë të drejtë me interpretimin e tyre për ligjin islam, sicc janë ekzekutimet publike të vrasësve dhe këputjen e gjymtyrëve për hajdutët. Meshkujve u kërkohej që të mbanin mjekër ndërsa femrave të mbuloheshin me burka.

Talebanët ndaluan televizionin, muzikën dhe kinemanë si dhe ndaluan që vajzat mbi moshën 10-vjeccare të shkonin në shkollë. Ata akuzoheshin për abuzim kulturor dhe me të drejtat e njeriut. Një prej shembujve është ai i viti 2001, kur talebanët shkatërruan një statujë të njohur. Pakistani e ka mohuar që të fshihet pas ndërtimit të grupit të talebanëve, por ajo që dihet me siguri është që personat që u bashkuan fillimisht në këtë grup ishin edukuar në medresetë e Pakistanit.

Pakistani ishte një nga tre vendet, së bashku me Arabinë Sauditë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që i njihnin talebanët si grup kur erdhën në pushtet. Po ashtu ishin shteti i fundit që ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me ta. Në një moment të caktuar, talebanët kërcënuan edhe me destabilizimin e Pakistanit. Një sulm i dënuar gjerësisht në Pakistan është ai i Tetorit 2012, kur një studente u vra teksa kthehej në shtëpi. Kjo uli popullaritetin e tyre në Pakistan. Të paktën tre figura kycce të talebanëve në Pakistan janë vrarë nga sulmet me dron të SHBA-së.

Vëmendja e botës ndaj talebanëve ishte në vitin 2001 më 11 Shtator, kur u sulmuan kullat binjake në New York. Talebanët akuzoheshin se kishin strehuar të dyshuarit kryesorë, Osama Bin Laden dhe lëvizjen Al-Kaeda. Në vitin 2001, një koalicion i përbashkët ushtarak i udhëhequr nga SHBA pushtoi Afganistanin dhe në javët e para të Dhjetorit 2001 regjimi i talebanëve kishte rënë. Lideri i grupit asokohe, Mullah Mohammad Omar dhe figura të tjera kryesore, përfshirë Bin Laden, i shpëtuan kapjes dhe nisën që të kërkoheshin.

Shumë drejtues të lartë të talebanëve u strehuan në Quetta, një qytet i Pakistanit. Pavarësisht trupave të mëdha në Afganistan, talebanët mundën që ta merrnin veten herë pas here. Ata numërojnë me dhjetëra sulme në Kabul. Shpresa për një paqe u rritën në vitin 2013, kur talebanët njoftuan se planifikonin të hapnin një zyrë në Katar. Megjithatë mosbesimi ishte i madh dhe dhuna u rrit prapë se prapë.

Në Gusht të vitit 2015, talebanët pranuan se kishin mbuluar vdekjen e liderit të tyre, Mullah Omar, i cili kishte humbur jetën që dy vite më parë për shkak të problemeve shëndetësore. Muajt e ardhshëm grupi tha se kishte vendosur një lider të ri dhe ai ishte Mullah Mansour, dikur zëvendës i Omar. Në këtë kohë, ata mundën që të merrnin nën kontroll qytetin e rëndësishëm të Kunduzit. Por Mansour vritet nga një sulm ajror dhe në vitin 2016 zëvendësohet nga Mawlawi Hibatullah Akhundzada, i cili vijon të jetë në krye të talebanëve.

Tërheqja e forcave perëndimore

Në vitet që pasuan, bisedimet me SHBA-në kulmuan me një marrëveshje paqeje. Talebanët u tërhoqën nga sulmet në disa prej qyteteve kryesore dhe bazave ushtarake që në fakt terrorizonin civilët afganë. Shënjestrat e tyre ishin gazetarët, gjykatësit, aktivistët e paqes, femra në pushtet etj. Kjo do të thoshte se talebanët nuk kishin hequr dorë nga ideologjia ekstremiste, por vetëm nga strategjia.

Në Prill të këtij viti, Joe Biden njoftoi se të gjitha forcat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 Shtator, dy dekada pas rënies së Qendrës Botërore Tregtare. Nga ky moment talebanët nisën që të rimerrnin pushtetin në disa prej zonave kryesore. Sipas të dhënave të NATO-s, talebanët numërojnë deri në 85 mijë luftëtarë. Këto shifra i bëjnë ata edhe më të fortë se në vitin 2001.

Në shumicën e rasteve talebanët e kanë marrë kontrollin pa qenë nevoja për luftë. Forcat qeveritare janë dorëzuar në mënyrë që të mos shkaktojnë viktima në radhët e civilëve.

BBC

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

Mos i tregoni asgjë, këto 3 shenja Horoskopi janë më ziliqaret dhe xhelozet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë

August 10, 2026
Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

August 10, 2026
Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

August 10, 2026
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

August 10, 2026
Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com