• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e suksesit, 28-vjeçari shqiptar që garon për Guvernator në Kaliforni

by A R
09/04/2018 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klement Tinaj është një shqiptaro-amerikan 28-vjeçar me banim në Los Anxhelos, i cili ka hyrë në garën për guvernator të Kalifornisë si kandidat demokrat. Ai ka luajtur në disa filma të Hollywood dhe është pronar biznesesh të vogla.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Tinaj thotë se ka besim se do të dalë me sukses në këtë garë pasi mosha është thjesht një numër. Zgjedhjet brenda Partisë Demokrate mbahen më 5 qershor, ndërsa zgjedhjet për guvernatorin më 6 nëntor të këtij viti.

Zëri i Amerikës:
 Zoti Tinaj, ju konkurroni në një garë të vështirë, ku ka shumë kandidatë, në një shtet të madh siç është Kalifornia. Si i shihni shanset tuaja për t’ia dalë mbanë dhe për të fituar në këto zgjedhje?

Klement Tinaj: Siç e thatë, Kalifornia është vërtet një shtet i madh, është ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, ka një bujqësi të zhvilluar, është shtëpia e industrisë së filmit dhe e medias sociale. Unë jam kandidati më i ri në garë dhe luftoj për njerëzit e shtresës punëtore, sepse besoj se kandidatët e tjerë kontrollohen nga grupet e interesave të veçanta, nga sindikatat dhe bankat. Unë nuk pres ndihmë nga askush dhe e financoj vetë fushatën. Unë sjell në këtë garë besim dhe shpresë për shtresën punëtore, frymëzoj të rinjtë dhe shërbej si zëri i atyre që nuk kanë zë.

Zëri i Amerikës: Kjo kërkon mjaft guxim, sigurisht. Ju erdhët në Amerikë në moshë shumë të re. Ju ishit vetëm 15 vjeç kur erdhët këtu. Më flisni ju lutem për ëndrrën tuaj amerikane. A është bërë ajo realitet deri tani?

Klement Tinaj: Shumë njerëz vijnë këtu për të kontribuar për ëndrrën amerikane dhe unë jam një prej tyre. Në fakt ky është i vetmi vend në botë ku ëndrrat mund t’i bësh realitet. Mund të ëndërrosh ç’të duash dhe ta bësh atë realitet nëse ke guximin për ta ndjekur ëndrrën dhe për të ndjekur pasionin që ke.

Zëri i Amerikës: Dhe ju keni qenë i angazhuar në industrinë e filmit për një kohë, apo jo?

Klement Tinaj: Po, kam qenë në industrinë e filmit, kam edhe dy shkolla në Los Anxheles, që janë pronë e imja. Kam edhe disa biznese të vogla, jam pronar i festivalit të filmit United International, që është festivali i njëqindtë më i mirë i filmit në botë. Pra, kur i hyra garës për guvernator, pikërisht kjo më frymëzoi, sepse 50 për qind e banorëve të këtushëm punësohen nga bizneset e vogla. Duke qenë pronar biznesesh të vogla, unë e di mirë se sa të vështirë e kanë njerëzit dhe kush vuan më shumë, sidomos njerëzit me ngjyrë dhe komunitetet e varfra.

Zëri i Amerikës: Ju keni luajtur në disa filma me rëndësi dhe me disa aktorë të njohur. Mendoni se kjo mund t’ju sjellë ndonjë mbështetje nga bota e Hollivudit?

Klement Tinaj: Po. Në fakt kam marrë mbështetje nga mjaft aktorë. Kam marrë mbështetje nga muzikantë, të cilët edhe kanë publikuar një video muzikore për fushatën time, që mund ta shihni në YouTube. Mendoj se mund të kemi një shans të mirë kur është fjala për Hollivudin. Në Los Anxhelos ka mjaft aktorë të rinj që po angazhohen. Ky është edhe synimi im, që të ketë sa më shumë të rinj të cilët të fillojnë të angazhohen me vepra konkrete në komunitetet e këtushme.

Zëri i Amerikës: Nëse ju e fitoni këtë garë, ju do të ishit guvernatori i parë shqiptar në Amerikë dhe më i riu në Kaliforni. Cilat janë disa nga cilësitë që mendoni se keni dhe që mund të sjellin ndryshimin në këtë garë?

Klement Tinaj: E përsëris se qëllimi im është të frymëzoj të rinjtë, t’u jap zë atyre që nuk kanë zë dhe t’u jap shpresë shtresave punëtore si dhe njerëzve që deri tani kanë qenë të harruar. Unë mendoj se kam energjinë e duhur, kam gjithçka nevojitet për të përveshur mëngët dhe për t’i hyrë punës. Rivalët e mi në garë kanë qenë në politikë prej 15-20 vjetësh. Ata edhe sot kanë të njëjtën platformë që kanë patur 15-20 vjet më parë dhe nuk ofrojnë asgjë të re për shtetin tonë të mrekullueshëm. Unë jam i vetmi kandidat që në fakt kam një plan për Kaliforninë. Sapo kam bërë publik planin tim të veprimit prej 10 pikash. Ky është plani që do të vë në jetë për katër vitet e mandatit të parë si guvernator i Kalifornisë.

Zëri i Amerikës: Pra ju e shihni faktin që jeni i ri si një faktor që mund t’ju ndihmojë të fitoni?

Klement Tinaj: Njerëzit duan ndryshim, ata kërkojnë gjak të ri. Ata kërkojnë dikë që është i ri dhe që ka një vizion krej të ri dhe ide të freskëta. Pikërisht kjo është ajo sjell unë në këtë garë. Njerëzit po humbasin shpresën dhe besimin tek zyrtarët e zgjedhur. Të gjithë ata që po garojnë në partinë tonë kundër meje, kanë qenë për një kohë tepër të gjatë në politikë.

Zëri i Amerikës: Por nga ana tjetër ju jeni vetëm 28 vjeç dhe kjo nënkupton njëkohësisht mungesë përvoje politike krahasuar me rivalët tuaj.

Klement Tinaj: Ju mund ta shihni edhe në atë vështrim, por nëse njeriu ka vizionin dhe enegjinë e duhur, mosha është thjesht një numër. Rëndësi ka të kesh një vizion dhe platformë të mirë, së cilës t’i përmbahesh dhe t’i besosh. Amerika është një vend i mundësive dhe i njerëzve guximtarë, prandaj besoj se kam një shans të madh. Vërtet që jam kandidati më i ri në garën për guvernator dhe jam shqiptari i parë, por nuk është kjo që më kualifikon për këtë post. Ajo që më kualifikon është fakti që si pronar biznesesh të vogla, unë e di mirë se cilët janë ata që e pësojnë më shumë. Ne kemi biznese të vogla që po largohen nga Kalifornia për shkak të taksave të larta, për shembull.

Zëri i Amerikës: Zoti Tinaj, fakti që ju vini nga një familje imigrantësh, imigrantësh shqiptarë, a ju ndihmon kjo të bindni votuesit se ju i kuptoni problemet e tyre dhe mund t’i zgjidhni ato?

Klement Tinaj: Po, dhe kjo e bën Kaliforninë të veçantë, diversiteti, sepse 27 për qind e kalifornianëve kanë lindur në një vend tjetër. Ata sjellin shumë shpresë dhe energji. Ne kemi nevojë për këta imigrantë të punojnë në bujqësi dhe në biznese të tjera të vogla, sepse Kalifornia është një shtet mjaft i madh. Deri në vitin 2030 ne do të kemi nevojë për të paktën 1.1 milion punëtorë të kualifikuar për ta bërë ekonominë të ecë përpara./ VOA/a.m.

Next Post
Aksident i rëndë në Maminas, vetura përplaset me furgonin

Aksident i rëndë në Maminas, vetura përplaset me furgonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com