• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e shqiptares në Itali/ Nga rrëmbimi dhe puna si prostitutë, tek lufta me kancerin

by Java News
18/07/2019 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adelina ka mësuar se në jetë duhet të luftosh. Ajo e ka bërë këtë gjatë gjithë kohës, duke mos u dorëzuar kurrë. Fillimisht, si një ish-prostitutë luftoi për lirinë e saj, për t’u larguar nga rrugët ku ishte e detyruar të shiste trupin e saj.

Pasi denoncoi tutorët dhe ndihmoi shumë femra të lirohen, lufton për të marrë nënshtetësinë italiane. Tani ka edhe një betejë tjetër, atë ndaj një sëmundje të rëndë, pasi është diagnostifikuar me kancer.

Mediat italiane i kanë kushtuar shkrime të ndryshme gruas shqiptare, e cila prej 20 vjetësh jeton në një provincë në Brindisi. Adelina është pajisur me një leje qëndrimi për “raste speciale”, por ajo skadon në Tetor.

“Askush nuk e njeh si qytetare italiane, edhe pse për Italinë kjo grua, simbol i ligjshmërisë dhe kurajës, ka dhënë shumë”, shkruajnë mediat. Shqiptarja e cila luftoi edhe për të drejtat e grave të tjera kërkon vetëm që të jetojë si qytetare e denjë në Itali.

“Kam nevojë për kujdes shëndetësor. Gjithmonë pyes veten pse gjithçka ndodh me mua. Koha që më mbetet për të jetuar në këtë tokë, dua ta jetoj si një qytetare e denjë në këtë shtet”, ka treguar ajo.

Një kërkesë ia ka dërguar edhe ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini. Adelina i frikësohet shtrëngimit të masave për dhënien e lejeve të qëndrimit dhe ka frikë se do të dëbohet.

Ferri për Adelinën, emri i vërtetë i së cilës është Alma Sejdini, fillon në vitin 1996, kur u rrëmbye në qytetin e Durrësit. Më vonë e dërguan në Itali me gomone, ku e shitën në “tregun e grave”. Me një thikë e kërcënonin dhe i thonin që të mos e provonte të arratisej. Që nga ai moment filluan 4 vjet të gjatë dhune dhe poshtërimi për të.

Po dita e ndryshimit erdhi. Adelinën e shpëtuan “engjëjt me uniformë” siç i quan ajo. Por para se të shkonte në polici, shqiptarja duhet të kalonte edhe një provë tjetër. Nuk ndihej mirë dhe kërkoi që të shkonte të “punonte” pak më vonë, por u dhunua dhe u nxorr me forcë në rrugë.

Një nga klientët vuri re të nxirat në fytyrën e saj dhe e çoi në komisariat. Nga këtu fillon një jetë e re për Adelinën. Ajo bashkëpunoi me forcat e rendit dhe me dëshmitë e saj çoi në burg dhjetëra persona, të cilët e kishin shfrytëzuar. Përveç kësaj shumë vajza të reja shpëtuan, duke e kthyer shqiptarja në një simbol të kurajës dhe ligjshmërisë.

Por sot Adelina ka një betejë të re për të fituar, atë kundër një tumori dhe për këtë ka nevojë për ndihmë shëndetësore, por ajo nuk ka nënshtetësinë që të marrë mjekimet. Është duke kryer kimioterapinë, por e vetme nuk mund t’ia dalë.

“Betejat janë bërë për t’u fituar, por kam nevojë për ndihmë ekonomike që të luftoj”, shkruan ajo në Facebook, ku edhe ka ftuar të gjithë personat që kanë dëshirë që ta ndihmojnë./ABC

g.kosovari

Next Post
Zbardhet krimi i dyfishtë që tronditi Korçën, vrasja ka ndodhur për një histori sentimentale

Zbardhet krimi i dyfishtë që tronditi Korçën, vrasja ka ndodhur për një histori sentimentale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In