• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Historia e Rudinës që zuri faqet rozë/ Nga deklaratat për Aleksin tek lidhja me Mark Frrokun

by Java News
23/11/2019 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që nisi si një dashurie e madhe mes Rudinës dhe Aleksit, mori fund brenda tre vitesh. Foto romantike, deklarata dashurie e gjithçka tjetër u fshi, kur aktorja nisi një lidhje të re me ish-deputetin Mark Frrokun.

Rudina Dembacaj spikati vite më parë në skenën e Portokallisë, teksa imitoi ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topalli. Për shumë vite, Rudina identifikohej me atë rol, duke bërë që shpesh mediat as mos t’i drejtoheshin me emrin e saj, por me personazhin.

Do të duhej disa vite, deri kur Rudina të ndahej nga ai rol, për t’u afirmuar tashmë në showbizzin shqiptar, ashtu si të gjithë bëjnë, edhe me jetën private. Fejesa e më pas ndarja nga Eduart Grishaj kaloi pa bujë në media, pasi në atë kohë aktorja ende nuk e kishte prekur mirë famën. Por gjërat ndryshuan pas sherrit me Agron Llakajn dhe një historie të re dashurie. Ashtu si ajo vetë deklaroi në media, këtë herë Rudina e kishte gjuajtur vetë e para mekanikun që i rregulloi makinën.

Pas dasmës mediatike dhe vogëlushes së tyre, duket se tashmë ajo ishte afirmuar në shtypin rozë, madje kishte bërë të famshëm edhe ‘qerosin’ e saj, Aleksin. Rudina tashmë kishte kaluar nga vajza imcake që imitonte Topallin, në një femër seksi, që nuk ngurronte të joshte dhe me format e saj.

Nga Teatri në “Dance with me”, më pas në një format të sajin, ajo diti ta menaxhojë të gjitha benefitet që fama po i jepte. Në postimet e saj në rrjetet sociale, aktorja dhe Aleksi dukeshin të pandarë, ku mes dedikimeve të dashurisë dhe batutave, çifti dukej se po jetonte ditë të arta.

Në intervista dhënë për Gazeta Shqiptare dy vite më parë Dembacaj nuk linte rasti pa folur për burrin e saj, duke u shprehur se i pëlqente ta provokonte. Më tej ajo zbuloi se të dy kishin menduar për një familje të madhe me motra e vëllezër për Viktorian.

Pjesë nga intervista dhënë për Gazeta Shqiptare në 2017

Ju kemi parë shumë sensuale në kërcimet e “Dance with me”. A është paksa xheloz bashkëshorti juaj?

Ma kanë thënë edhe të tjerë që kam dalë sensuale, nuk ka qenë qëllimi im. Falënderoj Albi Nakon që ka nxjerrë një anë tjetër timen, megjithatë pika ime e fortë është humori. Nëse unë kam nxjerr në pah sensualitetin tim, mendoj se kjo e plotëson figurën time. Bashkëshorti ka një xhelozi shumë seksi. Unë ingranohem që ta bëj atë sa më shpesh xheloz, sepse kur ai bëhet xheloz, më pëlqen shumë.

Jeni edhe një nënë e përkushtuar edhe një femër në karrierë. Si ia arrini që i bëni të dyja?

Në përkushtimin tim, ndaj kam gjetur një harmoni, sepse kam një bashkëshort që më ndihmon jashtëzakonisht shumë, më jep kurajë më shtyn të pranoj projekte të ndryshme dhe më ndihmon dhe fizikisht me gocën. Është edhe nëna ime që vjen nga Lezha për të më ndihmuar me gocën.

Viktoria është një nga gëzimet më të mëdha të jetës tuaj. A keni menduar që të sillni edhe një tjetër gëzim në jetë së shpejti?

Ajo është gëzimi më i madh i jetës sime. Çfarëdolloj gjëje të jem duke bërë dhe sado e stresuar të jem, nëse mendoj për Viktorian unë buzëqesh direkt. Në momentin që kam atë çdo gjë më zvogëlohet. Sigurisht që shpresoj që ajo të ketë shumë motra e vëllezër, por për momentin nuk e imagjinoj fare.

Por duket se romanca u shua shumë shpejt. Do të ishte pranvera e këtij viti kur nën zë nëpër Tiranë do të përflitej për një tjetër çift të sapokrijuar. Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku ishin parë së bashku në lokalet e Shkodrës. Por nga ana tjetër në rrjetet sociale ajo dhe Aleksi vijonin të postonin foto e video së bashku, duke bërë konfuz të gjithë. Ajo që filloi si një thashethem urban, shpejt nisi të faktohej. Vetë aktorja pranoi divorcin, duke mos dhënë detaje për lidhjen e re. Do të ishte inaugurimi i restoranti të ri, në ambjentet ku familja Frroku ka pasur më herët një kompleks si dhe deklarata e vetë Rudinës që falënderoi publikisht Markun ajo që do konfirmonte lidhjen e këtij çifti.

E pyetur nga Gazeta Shqiptare një javë më parë, lidhur me marrëdhënien e saj me Mark Frrokun, aktorja e kaloi pyetjen si i ka hije një aktoreje humori, “Më keni çmendur me këtë pyetje”. Por duket se tani që gjithçka është konfirmuar, dyshja ka pranuar se mes njëri-tjetrit ka përfunduar dashuria, por jo raporti i mirë që kanë. Vetëm ditët e fundit Rudina e para ka postuar një foto me Aleksin, duke thënë se tashmë ai është beqar. Të njëjtën foto e ka ripublikuar edhe vetë Aleksi, duke shkruar se të dy janë beqar. Por ndryshe nga sa shkruhej në foto, për të ngatërruar mediat dhe publikun, Rudina tashmë e ka gjetur dashurinë në krahëët e Marku Frrokut.(GSH.al)

Next Post
Mashtruesit dhe tradhëtarët, 8 fakte si mund t’i dalloni!

Skema e mashtrimit/2000 euro për një vend pune, pas burrit, në burg edhe gruaja nga Fieri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In