• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e rrallë e restorantit shqiptar, që jep ushqim falas për të varfërit

by A R
04/01/2017 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pasi kanë kaluar shtatë muaj nga fillimi, piceria “Toscana” në Greifensee (Cyrih) vazhdon të ofrojë ushqim falas për të varfrit.

Shumëkush e ka konsideruar si të pamundur një gjë të tillë, dhe, në fakt, ky aksion interesant nuk është se ia ka vlejtur nga ana financiare, shkruan Watson.ch. Shefi i restorantit, shqiptari Gino Ramadani me të shoqen, Elvira, marrin diçka tjetër, më të vlefshme se kaq: mirënjohjen. Ndërkaq ata nuk kishin besuar se edhe pasi nga maji i vitit të kaluar ata i kanë bërë të lumtur më shumë se 1200 veta do të ketë edhe sot pothuajse çdo ditë ndonjë që kërkon pica pa pagesë.

Gino Ramadani e sheh i kënaqur dhe ngapak edhe krenar vitin e kaluar: “Shumëkush kishte vlerësuar se ishte vetëm një truk marketingu dhe se ne nuk do të mund ta mbanim këtë barrë“, transmeton Albinfo.ch. Por ai tashmë ua ka dëshmuar të gjithëve se ai e ka pasur seriozisht: se ai i mban në zemër njerëzit që nuk munden t`ia lejojnë vetes ushqimin në restorant.

Ata pothuaj çdo ditë, i rrëfejnë atij për fatin e tyre. Janë rrëfime prekëse, thotë Ramadani. Bëhet fjalë për nëna vetëmbajtëse që me fëmijët e tyre duhet ta kalojnë muajin me 3200 franga, etër që nuk arrijnë ta paguajnë sigurimin shëndetësor…, përcjell Albinfo.ch “Është mbresëlënës fakti se ata më rrëfejnë për hallet e tyre që në takimin tonë të parë”. Një gjë e tillë kërkon shumë guxim. Dhe për këtë, Gino dëshiron t`i falënderojë ata. Shumë nga mysafirët ia përshkruajnë atij me letër ose me SMS të gjatë rrëfimin e tyre jetësor edhe para se të vijnë në restorant.

Si shpërblim, ai e ka mbajtur restorantin e tij të hapur edhe gjatë festave të fundvitit. Pasi që kuzhinieri e kishte pushimin, Ramadani personalisht e ka marrë mbi vete edhe punën në kuzhinë. Qindra takimet që realizon, kanë për të më shumë vlerë se paraja.

Por se sa do të mund ta mbajë në jetë këtë aksion, është e pasigurt. Fillimisht kishte njerëz të ndryshëm që ofronin para si shenjë mbështetjeje por me kalimin e kohës nuk ka më të tillë, përcjell albinfo.ch ankesën e Ramadanit. “Në përmbyllje të vitit duhet të shikoj me kontabilistin tim”: shuma e përballueshme e humbjes për Gino Ramadanin është te 50 mijë frangëshi.

Next Post
Berisha 2017: Në pritje të Trump-it dhe të Metës

Berisha 2017: Në pritje të Trump-it dhe të Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In