• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Historia e prostitutës shqiptare që u muros në Belgjikë

by
02/08/2015 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e prostitutës shqiptare që u muros në Belgjikë

Kur kanë kaluar 4 vjet, qëkur prostituta shqiptare, Albana Margjeka, u gjet e murosur në Belgjikë, familjarët e saj kanë pajtuar një detektiv privat, për të zbardhur të vërtetën.

Margjeka humbi gjurmët në vitin 2008 dhe trupi i saj i pajetë u gjet pranë një ure në vitin 2011, teksa i dyshuari për vrasjen e saj u dënua në mungesë me burg përjetë.

Ekspertiza konstatoi 100 për qind se bëhej fjalë pikërisht për 30-vjeçaren Margjeka, ndaj lajmi iu përcoll familjarëve të saj, të cilët jetojnë në Itali. Ajo ishte vrarë pikërisht në ditën kur kishte marrë vesh se ishte shtatzënë.

Mirëpo, këta të fundit, duket se janë zhgënjyer nga ecuria e hetimeve dhe lirimi i dy të akuzuarve kryesorë ka bërë që të angazhojnë një hetues privat, për të mësuar çka ndodhur me Albanën. Duket se një shtysë të madhe kësaj nisme i ka dhënë vajza e Albanës, e cila në kohën kur e ëma u zhduk ishte e mitur.

Tashmë, Eneida është 19 vjeçe dhe ka kontaktuar me një detektiv privat për të mësuar më shumë mbi zhdukjen e nënës së saj në vitin 2008. Për humbjen e 30-vjeçares, Policia Shqiptare dha një njoftim asokohe, ku kërkonte ndihmën e personave që mund të kishin dijeni rreth ngjarjes.

Mëngjesi i 15 janarit 2008 e gjeti të lumtur 30-vjeçaren Albana Margjeka, pasi mësoi se ishte shtatzënë. Atë natë ajo u zhduk përgjithmonë, ndërsa kur policia e gjeti kufomën e saj 3 vjet më vonë, vuri re se trupi i pajetë ishte futur brenda një shtylle betoni, në një urë në Wallonia. Ajo ishte qëlluar më parë me 2 plumba në mushkëri. Ishte një vend i përkryer, ku një vrasës mund të fshihte një kufomë. Patologu mjekoligjor, Wim Van de Voorde, thotë se “Nëse një vrasës e ka arritur përfundimisht qëllimin e tij dhe viktima ka vdekur, ai ende ka nevojë që të fshehë trupin.

Mesazhi i ngjarjes është: Muroseni shpejt. Sepse pas disa orësh trupi bëhet i ngurtë”. Prokurorët në Charleroi kanë marrë rezultatet e plota dhe përfundimtare të testeve gjenetike të porositura pas zbulimit të trupit, më 13 tetor 2011 në Tarcienne në njësinë Walcourt. Trupi i përkiste Albana Margjekës, 30-vjeçares së zhdukur që nga 15 janari 2008 në Hamsur-Heure. Kufoma u mbajt në morg për tre muaj. T

estet e ADN-së zhdukën çdo dyshim të mbetur. Familja, e cila jeton në Itali, u informua për rezultatet. Në kohën e zbulimit, familjarët thanë se nuk kishin mjete financiare që të riatdhesonin eshtrat në Shqipëri. Autopsia zbuloi praninë e dy plagëve të plumbave dhe goditje të rënda, si shkelma etj. Më pas Albana është vrarë nga dy të shtëna në zonën e zemrës, nga një distancë e afërt. Autopsia zbuloi se ishte shtatzënë.

Christian De Groot, 55 vjeç dhe Frans Rudelopt, 51 vjeç, janë të akuzuar për vrasjen e Albana Margjekës. De Groot ishte partneri i saj për disa vite dhe ishte personi me të cilën ajo kishte mbetur shtatzënë. Pas nxjerrjes së fotografive të trupit të viktimës në urë, ku ishte betonuar, gjykata dëgjoi ekspertët e mjekësisë ligjore. Ata thanë se plumbat e shkrepur nga afërsia e kanë shpuar mushkërinë dhe zemrën e viktimës. Të dy të akuzuarit fajësonin njëri-tjetrin, gjatë proceseve gjyqësore. Por në njërën prej seancave gjyqësore, De Groot kishte arritur të arratisej. Në vitin 2013, një gjykatë në Belgjikë ka vendosur të dënohet në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasje. Sipas avokatit të tij, 55-vjeçarit i kishte rënë të fiktë kur mori vesh vendimin e formës së prerë, pasi çështja kaloi edhe në Gjykatën e Lartë, e cila gjithashtu la në fuqi të njëjtin vendim. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e vrasjes, por gjatë hetimeve besohej se mësimi i faktit që 30-vjeçarja që asokohe punonte si prostitutë, ishte shtatzënë, kishte shkaktuar grindje mes saj dhe 55-vjeçarit.

Next Post

FOTO-GALERI/ Kur martohen Mbretërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

April 16, 2026
“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

April 16, 2026
A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

April 16, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

April 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Forma që po na mbyt!

April 16, 2026
“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

April 16, 2026
Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

April 16, 2026
Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

April 16, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

April 16, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In