• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e prostitutës “Ana”, ndalimi në flagrancë i nënës së dy fëmijëve me klientin

by A R
25/03/2016 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rastet e ushtrimit të prostitucionit me dëshirë nga vajzat e reja në Tiranë janë khtyer në një fenomen mjaft të përhapur. Pas goditjes së një grupi prostitucioni që ushtronte aktivitetin në zonën e ish-bllokut në Tiranë, Javanews zbardh një tjetër dosje që lidhet me një prostitutë që operonte kryesisht në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”. Ndaj saj gjykata ka dhënë dënimin me 3 vite heqje lirie, me kusht. Vajza nuk kishte tutor, por ajo ndihmohej për të gjetur klientë nga pronarja e një lokali, edhe ajo e përfunduar e pandehur. Pronarja e lokalit, shtetasja Xh.S. ndërmjetësonte klientët për dy prostituta, që mbanin emrat e rremë Ana dhe Xhoi. Pas sigurimit të informacioneve, policia kryente vëzhgime në lokalin e Xh.S., ku shfaqeshin vajzat të cilat bisedonin me klientët dhe u ofronin seks në këmbim të parave.

Vëzhgimi i lokalit dhe kapja me “presh në duar”

Pas vëzhgimeve të kryera nga 4 efektivë të Policisë së Tiranës, u arrit të vërtetohej aktiviteti i jashtëligjshëm i prostitucionit. Vajzat pasi ndërmjetësoheshin nga pronarja e lokalit “U…”, shkonin me klientët tek “Hoteli …” që ndodhej aty pranë.

Referuar dosjes hetimore të prokurorisë, vajza me inicialet F.A., që njihej me emrin “Ana” për klientët ishte telefonuar nga një klient me ndërmjetësimin e pronares së lokalit, dhe pasi u takua me klientin, shkuan për seks në hotelin që frekuentonin zakonisht.

Ja si u bë konstatimi referuar dosjes hetimore:

Sherbimet e policise gjyqesore te Drejtorise Policise Tirane, seksioni i luftes kunder trafiqeve ne rruge operative ka marre informacion se ne rrugen “Haxhi Hysen Dalliu”, tek lokal “U…” pronarja (e pandehura)  Xh. S. mbante dhe ndermjetesonte ushtrimin e prostitucionit nga vajzat me emrin Xhoi dhe Ana. Nga ana e agjenteve te policise gjyqesore  eshte organizuar sherbim dhe rreth ores 09.00 jane vendosur ne afersi te lokalit te te pandehures: Deri ne oren 14.30 minuta kane pare vajzen me emrin Xhoi, e cila hynte e dilte ne lokal duke biseduar here pas here me kliente te ndryshem, qe ndodheshin  ne lokal si dhe pronaren e ketij lokali te pandehuren  Xh. S. Ne oren 15.00 e kane nderprere sherbimin per ta filluar ne oren 18:15. Ne kete kohe u vendosen serish prane lokalit, ku kane vene re nje djale te moshes 30-35 vjec i cili kishte veshur nje bluze te zeze dhe pantallona te shkurtra te zeza dhe me shapka. Ky person komunikonte here pas here me  te pandehuren Xh. S. dhe qendonte i ulur ne tavolinen qe ndodhet ne krahun e djathte jashte lokalit. Pas rreth 30 minutave para lokalit ndalon nje taxi me targa Tr …. C nga e cila zbret nje vajze rreth moshes 25 vjece (Ana) dhe shkon ne drejtim te lokalit. Fillimisht ka komunikuar me pronaren e lokalit dhe me pas ulet tek tavolina ku ishte ulur djali. Me pas shkon pronarja dhe bisedon me ta dhe i con dicka per te pire. Pas rreth 10 minuatave cohet vajza nga lokali dhe shkon ne drejtim te hotelit i njohur si “Hotel …” qe ndodhet perballe lokalit. Mbas saj çohet djali dhe e ndjek vajzen nga pas dhe hyn tek hoteli nga porta me ngjyre jeshile. Pas 15 minutave rreth ores 19:15 agjentet kane nderhyre sebashku me autopatrullen Skuadra Shqiponja. Mbasi kontaktuan me punonjesin e hotelit kane hyre tek dhoma me numer 102 qe ndodhet ne katin e pare ne krahun e djathte ne hyrjen kryesore te godines. I kane rene deres dhe jane  prezantuar si punonjes policise, mbas hapjes se deres kane pare qe personat ishin te zhveshur. Kane pyetur vajzen se sa leke i kishte dhene djali per kete sherbim. Vajza ka thene qe i kishte dhene 5000 leke, te cilat i nxorri nga canta dhe ia dorezoi agjenteve. Gjithashtu kane vene re qe ne komodinen qe ndodhej ne afersi te dritares ndodhej nje qese prezervativi me mbishkrimin “For You” e cila ishte e hapur. Me pas u be shoqerimi i  dy  te pandehurve  per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane. Eshte bere kqyrja e dhomes se hotelit ajo nr.102, ne te cilen eshte gjetur nje prezervativ i pa perdorur dhe nje i perdorur, nje kanaçe B52 dhe rregjistri i hotelit, te cilat u sekuestruan.

Dëshmitë/ “Edhe D. ushtronte prostitucion, ajo ma sugjeroi lokalin e Xh.”

Pasi kanë bërë shqoërimin në polici, efektivët e policisë së Tiranës morën në pyetje klientin si dhe prostitutën e arrestuar në flagrancë. A.A. ka treguar se shkoi te lokali pasi kishte dëgjuar se mund të gjente femra me të cilat mund të shkonte me lekë. Ndëkrohë, prostituta Ana tregon se lokalin e Xh. ja kishte sugjeruar Daniela, një shoqe e saj e cila ushtronte prostitucion.

Sipas prokurorisë:

Eshte pyetur  si person qe tregon rrethana te hetimit i pandehuri  A. A. (klienti), i cili nder te tjera ka shpjeguar se: Ka degjuar per lokalin e Xh. se mban femra per prostitucion dhe ka shkuar disa here me pare per kafe. Dje ka shkuar mbasdite dhe pronarja e lokalit  e pandehura  Xh. i ka ofruar nese donte ndonje femer qe te shkonte me te dhe ai ka pranuar. Xh. i ka dhene numrin e Anes dhe A. e ka thirur ate ne telefon, duke i thene se eshte porosi e Xhevries te vish ketu. Ana ka ardhur me taksi dhe jane ulur dhe kane pire dicka. Duke biseduar kane rene dakort qe te kryejne mardhenie seksuale ne shumen 5000 leke. Kane shkuar ne hotel “…” te cilin e ka zgjedhur (Ana) F.A..  A.A. ka paguar 1000 leke per dhomen dhe pa u rregjistruar apo leshuar kupon tatimor kane hyre ne dhomen e pare. Sapo kane filluar te kryejne marrdhenie seksuale ka hyre policia dhe i ka nderprere.

Meqenese i pandehuri  A. A. ka dhene deklarime qe e implikojne ne kryerjen e vepres penale te prostitucionit i eshte bere e ditur nga policia gjyqesore  qe ne baze te nenit 37 te K.Proçedures ka te drejte te mos flase dhe te jape shpjegime ne prani te avokatit. Me pas  i pandehuri A. A.  ka shpjeguar se eshte hera e pare qe shkon me Anen dhe se kete ia gjeti Xh. Ai shpjegon se ne lokalin e te pandehures   Xh. ka shpenzuar duke pire pije por me nje kosto te larte.

Eshte pyetur si person ndaj te cilit zhvillohen hetime e pandehura  F. A. (Ana), e cila ka shpjeguar se: Per rastin ne fjale kontaktin e pare me lokalin e Xh. e ka pasur nje jave me pare ku nje shoqja e saj e quajtur Daniela e cila ushtron dhe ajo prostitucion e ka ftuar tek lokali “U…” per te gjetur ndonje mashkull qe te shkonte me lek. Ana ka shkuar atje dhe eshte takuar me Danielen dhe Xh. e cila i ka thene se nese do kishte ndonje kerkese per te nga meshkuj do ta njoftonte. Gjithashtu Daniela i ka thene asaj se mund te shkonte tek hoteli perball. Dje ne darke e pandehura  Ana ka shkuar me nje klientin e saj turk tek hotel “…”. Mbasdite thote ajo e ka mare ne tel nje djal i pa njohur duke i thene se me thote Xh. hajde tek lokali, por Ana i ka kerkuar te flase me Xh. dhe pasi ka komunikuar me te ajo i ka thene hajde se te paguan taksine. Ana ka shkuar me taksi dhe pasi kane rene dakort per pagesen me A. ne lokalin e Xh., kane shkuar tek hotel “…” dhe kane kryer prostitucion./Javanews

Next Post

Klubet e mëdha spanjolle e gjermane "çmenden" për Hysaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com