• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e pazakontë, lindin binjaket gjysmë-motra me nëna biologjike të ndryshme

by A R
07/07/2022 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajzat e Sandra Stodola janë binjake, por janë gjithashtu gjysmë-motra, me dy nëna të ndryshme biologjike. Si është e mundur kjo? Historia është e pabesueshme.

Sandra mundi të ngelte shtatzënë duke përdorur vezën e një dhuruese dhe njëkohësisht një të sajën. Kjo do të thotë që vajzat e saj u ngjizën njëkohësisht, por gjenetikisht janë gjysmë-motra.

34-vjeçarja u përpoq për 4 vite të ngelte shtatzënë,  por pa sukses. Ajo dhe bashkëshorti i saj Jack mirëpritën në jetë vajzat e tyre Eleanor Ann dhe Evelyn Louise pasi shpenzuan 26.000 Dollarë në 5 seanca fertilizimi in vitro.

“Provuam me vezët e mia për 4 herë, por na thanë se ishin të dobëta.  Tre prej raundeve u mbuluan nga sigurimet shëndetësore, por asnjë prej tyre nuk rezultoi me sukses”, rrëfen Sandra duke shtuar se ishte gati të dorëzohej. ”Doja të ndaloja, mendërisht ishte shumë e vështirë. Iu kisha vënë emra  7 embrioneve, kisha zgjedhur dhomat dhe vajtoja për atë që mund të kishte qenë ndryshe”.

Çifti shpenzoi 20.000 Dollarë në një raund të katërt fertilizimi, por sërish u përball me zhgënjimin. Herën e pestë vendosën ta provonin me një transferim veze të ngrirë që shtoi shpenzimet me 6000 Dollarë, duke përdorur një embrion të ngrirë të Sandrës.

Përpjekja e fundit funksionoi, 9 ditë më vonë Sandra zbuloi shtatzëninë, por kjo nuk ishte surpriza e vetme.  “Në javën e gjashtë morëm vesh se ishin binjakë dhe duke e ditur që kishim përdorur një vezë timen dhe një të dhurueses, do ishin unike. Janë binjake fraternale, gjysmë-motra me nëna të ndryshme biologjike dhe të njëjtin baba”, sqaron ajo.

Më tej, ajo thotë se çifti është i vetëdijshëm se cila vajzë ka gjenet e Sandrës dhe nuk do ta mbajnë të fshehtë prej tyre kur të arrijnë një moshë që të kuptojnë. ”U deshën 43 muaj, 4 grumbullime vezësh, pesë transferime dhe 516 përpjekje që të bëheshim me vajza”, thotë Sandra e lumtur, ndërsa tashmë ka nisur të ndajë eksperiencën e saj për të ndihmuar gratë që vuajnë nga problemet e fertilizimit.

/a.r

Next Post
“Nuk do jem kurrë një deputet qesharak”, Gjekmarkaj: Për kandidimin me PD më ka bindur Edi Rama

Shtatë nga ministrat e Babos japin dorëheqjen para protestës duke tejkaluar anglezët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In