• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Historia e pazakontë e ryshfetit, mori patentën me lekët e policisë

by Java News
21/11/2015 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 28-vjeçar nga Farka e Tiranës në pamundësi financiare për të paguar tek inspektorët e DRSHTRR, me qëllim marrjen me rryshfet të patentës në kategorinë “C”, ka vendosur të fusë në kurth specialistët e Antikorrupsionit pranë policisë së Tiranës. Historia e pazakontë ka për autor të riun Arjel Kodra, i cili nuk ka qenë në gjëndje të paguajë për të marrë patentën shpejt dhe për pasojë i ka lindur në kokë të “kërkojë” para tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku është paraqitur në ambientet e këtij institucioni duke kryer kallëzim penal për akuzën e korrupsionit kundër inspektorëve të DRSHTRR dhe instruktorit të tij, të autoshkollës H.Sula. Arjel Kodra, u ka treguar specialistëve të atikorrupsionit se zyrtarët e DRSHTRR dhe instruktori i tij i kërkonin para në këmbim të marrjes së patentës së kategorisë “C”, por një shumë finaciare sipas tij i është kërkuar dhe për transferimin e dosjes së Arjel Kodrës nga Fieri në Tiranë.

Pagesa 260 mijë lek
‘Shqiptarja.com’ shkruan se të ndodhur përballë një kallëzimi që tregonte një rast korruptiv në drejtorinë e lëshimit të patentave Tiranë, specialistët e policisë së kryeqytetit kanë kërkuar bashkëpunimin e kallëzuesit Arjel Kodra. Ky i fundit ka rënë dakort të bashkëpunojë me policinë për të kryer veprimet stimuluese, për dhënien e shumës së parave tek instruktori i autoshkollës H.Sula dhe inspektorët e DRSHTRR. Nisur nga kjo situatë, specialistët e antikorrupsionit i kanë dhënë 28-vjeçarit shumën prej 260 mijë lekë të vjetra, të cilat kanë dalë nga fondi i policisë së kryeqytetit, për të vijuar  hetimet ndaj këtij rasti korruptiv.

Pas marrjes së lekëve Arjel Kodra është hedhur në “sulm” duke paguar lekët tek inspektorët DRSHTRR dhe instruktori i autoshkollës. Të gjitha veprimet e tij janë monitoruar nga agjentët e policisë, ndërkohë që në trup 28-vjeçari Arjel Kodra ishte i paisur me aparatin e përgjimit të bisedave mes instruktorit dhe inspektorëve. Lekët që u dhanë nga policia tek 28-vjeçari Arjel Kodra janë paguar për marrjen e patentës së kategorisë “C”, ku pas marrjes së kësaj patente i riu ka hyrë në punë në një kompani.

Mori patentën,me lekët e policies
Teksa i riu ka bërë pagesat dhe ka marë patentën, ai u ka thënë policëve të Tiranës se nuk donte të bashkëpunonte më me ta. Kjo ka sjellë tërheqjen nga kallëzimi dhe ndryshimin e deklarimeve të tij.Nga ana tjetër policia i ka kërkuar ti qëndrojë kallëzimit të parë, por 28-vjeçari tashmë kishte marrë patentën duke përdorur lekët e policisë dhe ishte tërhequr. Nisur nga kjo situatë, policia e kryeqytetit kanë ngritur akuzën e “Kallëzimit të remë” ndaj Kodrës dhe materialet ia kaluan prokurorisë së Tiranës duke shtuar se: “…Arjel Kodra nuk ka dashur të kallzojë apo të bashkëpunojë për veprimtarinë kriminale por qëllimi ka qënë marrja e lejes së drejtimit, por ai ka përdorur vlerat monetare të shtetit siç edhe ka vepruar  më parë duke konsumuar në këtë mënyrë elementet e veprës penale të “Kallzimit të rremë” dhe “Deklarimit te rreme para oficerit policise gjyqesore…”.

Dënimi nga gjykata
Pas marrjes së çështjes nga prokuroria, Arjel Kodra është dërguar në gjykatë si i pandehur për dy akuza. Një javë më parë 28-vjeçari është dënuar nga gjykata e kryeqytetit me dy muaj burgim, por për shkak gjykimit të shkurtuar ky dënim është ulur me 40 ditë burgim.

Next Post

“50 Poems for snow” edhe në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In