• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e pazakontë e Rudina Xhungës: Një i çmendur më përndiqte, Prokuroria më tha “s’ka gjë, se të do”

by A R
25/11/2019 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të ditës kundër dhunës ndaj grave, gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka treguar një histori të sajën personale, ku një person e kërcënonte me mesazhe.

Teksa ishte e pranishme në një takim të organizuar nga Prokuroria e Tiranës, në sajë të kësaj dite, Xhunga u kthye pas në kohë, ndërsa tha se i ishte dashur që të bëjë padi në Prokurori për përndjekjen, ndërkohë që përgjigja që i erdhi asokohe ishte:

“Personi në fjalë nuk kishte kryer asnjë vepër penale, pasi e donte”.

“Sot ishte një ditë e keqe për mua për të ardhur, pasi isha me temperaturë, me grip. Por nuk mund t’i thosha’ JO’ një ditë si kjo. Gra të dhunuara, nuk janë vetëm ato që rrihen nga burri. S’ka lidhje me shkollën dhuna.

Jam këtu dhe to të jem me gratë që dhunohen. Uroj që të shtohen gratë prokurore pasi janë më të ndjeshme, apo gratë gazetare.

Sado që të mblidhen gratë në shesh, ne kemi nevojë për prokurorinë për të luftuar dhunën ndaj tyre. Kemi nevoje per prokurorine.

Këtu (Në prokurori) duhej të flitej për nevojën që kemi ndaj ligjit. Kam një eksperiencë personale me prokurorinë e Tiranës në 2003-2004.

Më kërcënonte një njeri i çmendur, më çonte mesazhe pa fund. Mesazhe të pështira. E durova, pasi mendova se “je person publik dhe se duhet të paguash një ‘çmim’”.

E lejova të vazhdonte të shkruante, deri sa e padita deri sa u friksova, pasi më kërcënoi. Por më erdhi përgjigja; se ai nuk kishte shkaktuar shkaktuar asnjë vepër penale, pasi më donte.

Epo kjo është dhunë ndaj gruas, ndaj njeriut. Një i çmendur më donte.

Një i ri që nuk donte veten e vet, më donte mua. Dhe unë duhet ta lejoja?! Ligjet ndryshuan. Tani nuk është kaq e lehtë të duash në këtë mënyrë. Kjo është përndjekje.

Tani e sqaruan se kjo është përndjekje dhe jo dashuri. Atëherë mungonte ligji. Kështu bëhen ligjet pa kapak.

Duhet të ngrihet zëri duke mos pasur turp që të dëgjojnë. I ndodh shumë grave, i ka ndodhur nënave tona. Na ndodh neve, mund t’u ndodh edhe fëmijëve tanë po nuk folëm.

Duhet t’i kthejmë fjalët në ligje, të bëhesh bashkë. Duhet të bëhen gratë bashkë, ndjesë burrat.

Por besoj fuqimisht që së pari gratë janë të pa korruptueshme. Uroj që të shtohen gratë prokurore, të më falin burrat, pasi ka dhe nga ata që nuk do t’i kapë vettingu.

Por vettingu na bën mirë të gjithëve. Kemi nevojë për një shoqëri të pastër, pa dhunë. Nuk e di nëse jam në vendin e duhur, për të kujtuar për amnistinë grave të dhunuara.

I kam takuar ato në fund të vitit ë kaluar. Uroj për to të bëhet diçka, pasi nuk janë në të njëjtat pozita si burrat që vrasin.

Të paktën tani. Më vonë se di si do të ndryshojë shoqëria jonë”, tha gazetarja.

/a.r

Next Post
LIVE! Rama prezanton paketën “AntiKÇK”: Do të shkatërrojmë foletë e krimit

LIVE! Rama prezanton paketën "AntiKÇK": Do të shkatërrojmë foletë e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In