• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e pabesueshme e lojtarit “terrorist” danez të Real

by Java News
01/04/2018 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E mbani mend Thomas Gravesen, mesfushorin e fuqishëm dhe i ashpër danez? Përballjet me të në fushën e lojës ishin të rrezikshme, duke parë se nuk ka qenë një nga ata që e tërhiqnin këmbën mbrapa. Ishte një lojta pragmatik dhe efikas: ish-mesfushori nuk ka shkëlqyer kurrë në aspektin taktik apo teknik, por ishte një luftëtar i vërtetë. Shoku i skuadrës që do të doje ta kishe gjithmonë në krahun tënd, veçanërisht kur ka luftë në zemrën e mesfushës.

Drejtuesit e Real Madrid janë magjepsur nga dinamizmi i tij dhe u bindën ta blinin nga Everton në 2005-ën për 2,5 milionë sterlina, kryesisht për të pasur në skuadër një luftëtar që do të ndihmonte mesfushorët teknikë të madrilenëve.

Gravesen, krenar për rastin që iu dha, dha maksimumin e tij, por u la në baltë nga karakteri i ashpër dhe impulsiv. Përveç limiteve në aspektin teknik, kjo ka qenë arsyeja pse aventura e tij në Madrid zgjati vetëm një vit. Në fakt, ka qenë një sherr me Robinho-n në stërvitje që i ka vënë kapakun lamtumirës së tij. Fabio Capello, trajneri i Real në atë kohë, vendosi se mund të bënte edhe pa danezin, i cili u kthye tek Everton dhe më pas u transferua te Celtic për të mbyllur karrierën.

Çfarë bën sot Gravesen? Është bërë gjakftohtë dhe ka mësuar të kontrollojë emocionet, deri në atë pikë sa është bërë një lojtar profesionist pokeri. Pasi u largua nga futbolli në 2008-ën, ka ndërruar jetë dhe, pas disa investimeve të goditura, ka grumbulluar 100 milionë euro. Nga 2013-a jeton në Las Vegas bashkë me Kamilla Perse, modele çeke, dhe djalin. (Tema)

Next Post
Ekspertizë shtetërore për dëmet në Rrugën e Kombit, mund të paguhen nga buxheti

Ekspertizë shtetërore për dëmet në Rrugën e Kombit, mund të paguhen nga buxheti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvicra rikthen në kombëtare kapitenin Xhaka dhe sulmuesin Embolo për ndeshjet e Ligës së Kombeve!

Zvicra rikthen në kombëtare kapitenin Xhaka dhe sulmuesin Embolo për ndeshjet e Ligës së Kombeve!

October 27, 2026
Vrau të dashurën e tij Ilaria Sula, Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo!

Vrau të dashurën e tij Ilaria Sula, Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo!

October 27, 2026
Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

October 27, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Dekriptimi i mesazheve në platformën SKY ECC zbuloi skemën! Tre episode trafiku droge, SPAK mbyll hetimet për Endrit Doklen e Rexhep Rrajën

October 27, 2026
Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

October 27, 2026
Melania Trump njofton zgjerimin e armëpushimit në Kherson, Moska konfirmon afatin e ndalimit të luftimeve në Oleski

Melania Trump njofton zgjerimin e armëpushimit në Kherson, Moska konfirmon afatin e ndalimit të luftimeve në Oleski

October 27, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

VENDIMI/ Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt dhe urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin për kallëzimin e “Nesti Angonit”!

October 27, 2026
Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

October 27, 2026
Presidenti vs PD

“Mbetet në rolin e spektatorit”- Begaj nisi konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, Bardhi akuzon: E përbuz këtë teatër politik, i shërben pushtetit!

October 27, 2026
Përkeqësohet moti, temperaturat në ‘pikiatë’! Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e borës

Përkeqësohet moti, temperaturat në ‘pikiatë’! Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e borës

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In