• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e njeriut në plep dhe Berishës në rrugë!

by Dritan Hila
28/01/2026 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Një herë në një fshat të Shqipërisë, kishte ngecur njëri në majë të plepit.

Mblidhet fshati dhe filluan të gjithë të jepnin mend sesi të zbriste fatkeqi. Pasi e pleqëruan, vendosën të thërrisnin Saliun. Saliu ishte si punë Mbrojtje Civile në fshat, pasi e thërrisnin për bllokime, zhbllokime, përmbytje apo zjarre. Vjen Saliu, shikon gjendjen dhe kërkon një litar. Ia sjellin litarin dhe ai ia hedh njërin skaj atij që kishte ngecur në majë. Lidhe në mes litarin, i thotë Saliu. Lidhet ai. Pas kësaj, Saliu e tërheq fort litarin dhe fatkeqi bie i vdekur në tokë. Ç’na bëre o Sali, iu sul fshati? Nuk di ç’të them pse nuk funksionoi, tha Saliu, unë me këtë metodë një herë kam nxjerrë edhe njërin që kishte rënë në pus.

Kjo barceletë mu kujtua kur lexova një nga djemtë e rinj të PD, me shkollim të mirë dhe që nuk është i pamençur, që pyetjes se çfarë do bëjnë që të përmbysin Ramën, ju tha se do vazhdojnë me protesta, mbase edhe duke mos lëvizur nga bulevardi.

Gjynah që e mendon kështu, pasi kjo lloj proteste nuk ka qenë asnjëherë frutdhënëse e shqiptarët ia kanë pirë lëngun. Nuk funksionoi kur e bëri Rama, nuk funksionoi kur e bëri Basha&Berisha, dhe nuk do funksionojë as herën e tretë. Në demokraci nuk funksionojnë as çadrat, as grevat e urisë, as molotovët dhe as sikur t’i vënë flakën vetes protestuesit. Të gjitha janë provuar anembanë botës dhe rezultati ka qenë negativ për praktikuesit.

Në rastin shqiptar, kur vazhdohet me praktika të stërbëra në këto 35 vite, ajo çfarë mund të arrihet është të hedhin të vdekur PD-në. Sepse Saliu kaq di të bëjë. Ai di të flasë vetëm për protesta vdekje, revolucione madje edhe me fëmijë rom (këta janë skalion i aleatit PL), vetëm se puna është që kjo metodë mbase e nxori një herë nga pusi në ‘92-shin, se ashtu ishin ca punë dhe kohërat, por sot nuk të nxjerr nga pusi e as të shpëton nga plepi.

Next Post
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

VIDEO / Ish-ambasadori: Protestat nuk mjaftojnë, PD-së i duhet lidership i arsyeshëm...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In