• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e ministrit që ujiste lulet artificiale në zyrën e tij

by Kreshnik Spahiu
20/09/2025 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu  

Ishte një mëngjes i nxehtë korriku dhe së bashku me një zyrtar të huaj USAID-it, duhej të ishim në orën 08:00 në zyrën e një ministri, në kuadër të një projekti për transparencën në qeverisje. Sekretarja e ministrit një bionde rreth 1.80 e gjatë na priti te dera e ministrisë dhe na shoqëroi direkt në zyrën e shefit, pa kaluar fare nëpër kontrollin me detektorë. 

Zyra ishte rreth 20 metra e gjatë dhe, në njërin cep të saj, ministri mbante një rosak plastik me ujë dhe po vadiste lulet. Çuditërisht, ai ishte me çorape të bardha dhe pa këpucë, duke shijuar lirshëm parketin e zyrës. Ndonëse i veshi këpucët, era me djersë e çorapeve mbeti në ajër. 

Për mirësjellje, diplomati iu afrua, i dha dorën dhe nisi ta komplimentonte për lulet e bukura. Papritur, u ndal dhe e pyeti: “Zoti Ministër, pse i ujisni lulet plastike?” Ministri nuk e mbajti veten, u skuq nga turpi dhe, për të dalë nga situata, i ulëriti sekretares: “Pse mi keni zëvendësuar lulet e diellit natyrale me lule artificiale?!” 

Kjo ngjarje më erdhi në mendje dje, kur pashë në Kuvend e kolegve të ministrit që ujiste lule plastike, sapo në monitor u shfaq ministrja më e re e qeverisë – “Diella”, për të cilën Edi Rama pretendon: Diella është një asistente qeveritare me Inteligjencë Artificiale (AI), që funksionon si “ministre virtuale”. Shqipëria është vendi i parë në botë që i ka dhënë një AI-je një rol zyrtar “ministror”, çka përbën një inovacion unik në nivel global. 

Në fakt, “Ministria Diella” i arriti rezultatet e para shumë shpejt. Brenda një jave, ajo përmbushi dy “objektiva” alla shqiptarçe: 

Pushtoi faqet e para të mediave ndërkombëtare Peshkoi opozitën dhe e nxori nga binarët, duke shkaktuar përplasje në Kuvend dhe duke i hequr asaj mundësinë për një debat publik rreth programit të qeverisë “Rama 4”. 

Në qershor, opozita premtoi një revolucion, por e anuloi me sa duket për shkak të sezonit të dasmave. Tani, sipas gjasave, ai është shtyrë pas festave të Krishtlindjes apo gjelit të detit. 

Trishtues është kontrasti kur sheh inovacionin e inteligjencës artificiale, përballë ministrave që ujisin lule plastike me çorape të bardha nëpër zyra. 

Ndoshta Fukuyama kishte të drejtë në librin e tij “Njeriu i fundit”, kur thoshte se fundi i njerëzimit mund të vijë ditën kur zhvillimi teknologjik të ecë më shpejt se zhvillimi njerëzor. 

U shqetësova vërtet kur pashë një deputet të vraponte drejt monitorit, duke shtypur butonat me shpresën se do ta mbyllte inteligjencën “Diellës” – sikur të ishte thjesht një lule dielli artificiale. O Zot i madh na ruaj nga budallenjtë. Unë kam frikë që Shqipëria është ende në epokën e lule diellit artificial dhe jo Diellit dixhital 

P.S. Në respekt të etikës gazetareske dhe politike, nuk po përmend emrin e ministrit të Partisë Demokratike, por ngjarja është e vërtetë, e përjetuar personalisht dhe e dëshmuar nga pjesëmarrës të tjerë në atë takim. 

 

 

Next Post
Shqetësimi i serbëve në veri të Kosovës për shëndetësinë dhe arsimin: Integrimi i sforcuar, i dëmshëm

Shqetësimi i serbëve në veri të Kosovës për shëndetësinë dhe arsimin: Integrimi i sforcuar, i dëmshëm

Comments 1

  1. Fillojm Avdesi says:
    6 months ago

    Ish ministri Jemin Gjana, pij katundit t’theqafjes pij Kuksi, ….shok i ngushtë i kryekatundarit Sali Berisha.

    Reply

Leave a Reply to Fillojm Avdesi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In