• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e lashtë e hamburgerit modern

by Java News
25/05/2019 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur thua hamburger, mendja të shkon te një shpikje kryekëput amerikane, ushqimi më i shpejtë mes ushqimeve të shpejta dhe një shpikje relativisht e re. Por ideja e bashkimit të një cope mishi mes dy bukëve është qindravjeçare.

Të parët që patën idenë e një gjëje të ngjashme ishin romakët e lashtë, të cilët e quajtën Isicia Omentata, një përzierje e mishit të derrit të grirë, verës, piperit dhe garumit – një lloj salce peshku që ishte tepër e përdorshme në kuzhinën e antikitetit. Përgatitja ishte aq e mirë sa që i mbijetoi shembjes së Perandorisë Romake.

“Proto-burgerët” ishin pjesë e rregullt e recetave të Mesjetës, edhe pse në vende të ndryshme morën emra të ndryshëm, duke qenë se në përbërje kishte mis, peshk, por edhe perime e ndonjëherë edhe fruta.

Variante të hamburgerit gjenden edhe në Lindjen e Mesme, siç mund të konsiderohen qebapët, të cilët u sollën në Europë nga udhëtarët.

Në vitet 1700, koncepti i mishit të grirë të mbledhur në formë qofteje – të sheshtë ose rrumbullake – ishte bërë pjesë tradicionale e kuzhinës së Perandorisë Britanike.

Në këtë periudhë u formua edhe e ashtuquajtura “salsiçja e Hamburgut”, me mishin e grirë të lidhur në formë cilindrike.

Gjithashtu ata patën edhe idenë gjeniale që të përdornin domatet për të “catsup, më vonë të quajtur “ketchup”, një tjetër element thelbësor i recetës moderne.

Në fund të shek. XIX të gjithë elementet ishin gati për t’u përdorur, por vetëm në SHBA ato arritën të bashkoheshin në një gjë të vetme. Në vitet 1870 restorantet amerikane shërbenin masivisht “biftekun e Hamburgut”, të quajtur kështu për shkak të portit të qytetit gjerman prej nga mishi më cilësor i viçit shpërndahej në të gjithë botën.

Ky version bëhej me copat më të mira të biftekut të cilat skuqeshin në formë qofteje të rrumbullakët ose të sheshtë. Në këtë periudhë ishte shpikur edhe makina grirëse, duke bërë kështu shumë më të lehtë shndërrimit e copave të mishit në një ushqim të lehtë për t’u përgatitur dhe aspak të kushtueshëm.

Në fund të viteve 1890, qoftet shërbeheshin të futura mes dy copa buke, kryesisht për punëtorët e uritur të fabrikave dhe minierave në të gjithë Amerikën, me opsionin për t’i shoqëruar me salcë domatesh ose kastravec turshi.

Bifteku i Hamburgut (Hamburger Steak) u shkurtua në thjesht hamburger dhe kështu lindi një ushqim tashmë i kthyer në klasik.

Ajo që e bëri këtë ushqim t’i mbijetojë kohës është fakti që gatuhej shumë lehtë dhe u bë mjaft popullor.

Në vitin 1921, kompania White Castle hapi dyqanin e parë të hamburgerëve ku pretendohej se gjithçka ishte e kontrolluar, ndryshe nga produktet që shiteshin prej tregtarëve ambulantë.

Në vitet 1930 hamburgerët u bënë thjesht burger dhe White Castle nisi të ndjente konkurrencën e Wimpy, e më pas McDonalds, pergatiti Tema.

Next Post
Kujdes! Këto janë shenjat e ishemisë

Kujdes! Këto janë shenjat e ishemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

November 7, 2026
Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

November 7, 2026
Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

November 7, 2026
SHBA ultimatum partnerëve: Ndërprisni tregtinë me Nikaraguan, Rubio: Diktaturë e egër -

Rubio forcon kontrollin mbi Departamentin e Shtetit: Sjellja joetike do të çojë në shkarkim

November 7, 2026
Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

November 7, 2026
Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

November 7, 2026
Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

November 7, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

November 7, 2026
Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

November 7, 2026
“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In