• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e Hil Preçit, mjeshtrit të tendave!

by Dritan Hila
19/07/2022 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Kisha vite qe doja ti ndërroja tendën skafit por nuk gjeja usta për këtë punë. Më thoshin që i bën njëri në Shijak, ai i Shijakut më çonte në Sukth dhe ai i Sukthit më sqaronte që bënte vetëm tenda ballkonesh. Më së fundi Berti, përfaqësuesi i tendave “Paradise” më thotë që kishte dëgjuar që është njëri në Lezhë, i cili merrte materiale në Itali në të njëjtin vend ku furnizohej ai dhe e merrte për mjete lundruese. Si përfundim mora në telefon Paulin Ndreun si njeriun që njeh çdo gjë për detin e me detin, i cili natyrisht që e dinte dhe më jep numrin e tij. Quhej Hil Preçi dhe jetonte në Lezhë.

E gjeta në dyqanin e tij në një nga rrugët e qytetit ku kisha 10 vite pa shkelur pasi herën e fundit më kishte lënë përshtypjen e Kabulit. Lezha kishte ndryshuar. Rrugët e pastra, të sistemuara dhe shëtitorja buzë lumit bashkë me dy urat artistike i kishin dhënë pamjen e qytetit turistik.

Hilën e gjeta në punishten e tij, një ambient ku kuptohej që kishte punuar dhe marrë edukatën e punës nga jashtë.

Në kafe më tregoi se kishte qenë në Greqi ku kishte punuar në këtë zanat dhjetë vjet si punëtor dhe tetë të tjera me firmën e tij.

Unë e di që ky është një zanat që paguhet shumë jashtë. Një tendë skafi i vogël kushton deri në 1 mijë e 500 euro dhe për më tepër ustallarë të tillë nuk gjenden kollaj.

Më tregoi se e kishte marrë malli për Shqipërinë, për tokën e tij në fshat ku tani shkonte çdo fundjavë dhe kujdesej për pemët dhe tokën; se dy vajzave të tij iu kishte mësuar shqipen pasi në shtëpi nuk fliste kurrë greqisht. Në Lezhë kishte ndërtuar punishten dhe sipër saj shtëpinë për vete dhe dy vajzat në tokën që e kishte blerë para njëzet viteve.

Më tregoi se kishte punë pafund pasi në Shqipëri askush nuk kishte këtë zanat. Madje as në Mal të Zi ku i kishin ofruar punishten falas por ai nuk kishte pranuar pasi e kishte mbyllur me mërgimin.

Më tregoi sesi ishte vështirë për punëtorë dhe nuk gjente njeri që ti mësonte zanatin, zanat që të bën me para. Se të rinjtë preferonin kafenetë në vend të një pune që as të vriste duart dhe as të binte dielli në kokë.

I dhashë tendën time dhe i kërkova që thjesht të ma kopjonte. Gama e ngjyrave dhe materialeve ishte ajo e një sipërmarrësi në Itali. Ndërsa punimet e tapicerisë detare plot fantazi.

Pastaj shkuam të pinim kafe me kryetarin e bashkisë, Pjerin Ndreun, mik i vjetër imi dhe i Hilës, i cili më tregonte sesi në një qytet kaq të vogël, veç restoranteve që tashmë i njeh gjithë Shqipëria, ka edhe zanatçinj si Hila dhe po aq të çmuar e të zotë si shefat e kuzhinës.

E takova rishtas pas dy ditësh Hilën kur shkova të merrja tendën e re. E kishte puthitur. Pimë rishtas kafe me premtimin që do takoheshim rishtas kur të kalonte sezoni dhe ai të kishte më pak punë. Do shkoj, pasi Hila ishte nga ata njerëz që gjithkund shohin vetëm të mirën dhe besojnë se edhe e keqja është e përkohshme. Janë njerëzit që ngjallin optimizëm edhe në këtë kohë gri.

Next Post
Qëllohet me armë në drejtim të një lokali në Shkodër/ Kush është pronari: Emër i njohur për policinë, ç’ndodhi në 2021

Qëllohet me armë në drejtim të një lokali në Shkodër/ Kush është pronari: Emër i njohur për policinë, ç'ndodhi në 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In