• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e gjyqtares që shleu kredinë 312 mijë euro brenda vitit

by Java News
09/09/2017 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Befasitë me pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e njerëzve të drejtësisë nuk kanë të sosur.

Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e dorëhequr para zbatimit të ligjit të Vetingut, së bashku me bashkëshortin e saj, Neshat Fana, ish-kryetar i Shkollës së Magjistraturës, i njohur edhe si avokat i Sali Berishës, rezulton se kanë shlyer brenda vitit një kredi me vlerë 312 343 euro.

Konkretisht, referuar deklaratave të pasurisë, çifti Fana ka marrë një kredi me vlerë 335 mijë euro, të cilën kanë nisur ta shlyejnë që nga viti 2012, duke paguar shumat 33-40 mijë euro në vit. Por, ata befas e kanë shlyer kredinë në vitin 2014, ku detyrimi i mbetur ishte 312 343 euro. Çifti Fana shpjegon se kredinë e ka këmbyer me një vilë, e cila po ndërtohej. Pra, vila në ndërtim, sipas tyre, kishte vlerën e 312 mijë eurove.

Gjatë të njëjtës periudhë, Mirela dhe Neshat Fana po shlyenin një tjetër kredi për blerje apartamenti, me sipërfaqe 127 m2, me vlerë 170 mijë euro. Gjatë vitit 2012, bashkëshorti i ish-gjyqtares, z. Neshat Fana deklaron gjithashtu 60 619 euro detyrime të papaguara për blerje makinash si dhe 20 mijë euro detyrime të papaguara ndaj një kompanie.

Në të njëjtin vit kalendarik, Fana deklaron 198 mijë euro të ardhura nga puna si avokat. Ata deklarojnë gjithashtu edhe 30 mijë euro të ardhura në vit nga qira e apartamentit, me sipërfaqe 143 m2, në Tiranë. Në vitin 2013, Neshat Fana deklaron 80 mijë euro të ardhura nga kompania 2F-Grup shpk, kohë në të cilën ishte edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në vitin 2014, deklaron 3 880 000 lekë të ardhura si avokat, 70 mijë euro nga biznesi dhe 1 497 785 lekë pagë nga Shkolla e Magjistraturës. Në vitet në vazhdim çifti vijon të blejë pasuri të paluajtshme, ndërsa zonja Fana e ka argumentuar dorëheqjen para se të vepronte ligji i Vetingut, me përkushtimin jetës akademike. (b.an)

Next Post
Haradinaj: Javën e ardhshme mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Haradinaj: Do të korrigjojmë vijën kufitare me Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com