• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Historia e familjes nga Kruja që mbrojti hebrejtë gjatë luftës, nderimi i tyre në Washington

by A R
24/04/2017 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të djelën, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, komuniteti hebraik në Uashington nderoi një familje shqiptare që shpëtoi hebrej gjatë luftës.

Pjestarë të familjes Veseli erdhën nga shtetet Nju Xhersi dhe Masaçusets për t’u nderuar me një ceremoni në Sinagogën Adas Israel.

Familja Veseli me origjinë nga Kruja iu shtua listës së shpëtimtarëve të hebrejve në prani të shumë pjestarëve të komunitetit hebraik.

Lidhja e shqiptarëve dhe hebrejve rrëfehet sot si një histori mikpritje të pashembullt e zemërgjersie, në kohëra të errëta për mbarë Evropën.

Nuk ka rast që të mos përmendet fakti se vendi i vogël i gadishullit të Ballkanit, ishte i vetmi në Evropën e pushtuar prej nazistëve që në përfundim të luftës së dytë botërore, kishte më shumë hebrej sesa në fillim të saj.

Dhe kjo në fakt është një histori guximi, sikurse ajo e familjes Veseli nga Kruja, që i shpëtoi jetën duke i strehuar, 2 familjeve izraelite.

Kongregacioni Ada Izrael, zgjodhi këtë familje mes shumë të tjerash për të shprehur mirënjohjen e thellë një populli, që zgjodhi në mënyrë të guximshme, të kryente një akt të pashoq për kohën.

“Kemi privilegjin të nderojmë jo vetëm një individ por një familje të tërë, që shpëtuan jetë të pafajshme, familjen Veseli. Nëpërmjet tyre nderojmë të gjithë vendin, për trajtimin me respekt, dinjitet dhe dashuri të jashtëzakonshme të hebrejve”, thotë rabin Gil Steinlauf.

Takimi i familjes Veseli me familjet e Moshe Mandil and Josef Ben Joseph ndodh në vitin 1943. Refik Veseli, që punonte çirak në një studio fotografie në Tiranë, ofrohet pa hezitim t’i strehojë ata, në shtëpinë e prindërve në Krujë. Deri në përfundimin e luftës, familja krutane bën gjithshka t’i mbrojë ata nga nazistët.

Shqiptarët janë njerëz të thjeshtë dhe jashtëzakonshëm. Ne shqiptarët kemi një traditë të gjatë tolerance, besnikërie, mikprijeje e zemërgjesie, dhe këto qëndrojnë në themel të vlerave tona. Bazuar tek ato i ofruam strehë komunitetit hebre, thotë ambasadorja e shqipërisë Floreta Faber.

Pjesë e ceremonisë së organizuar me rastin e nderimit të familjes Veseli, ishte dhe një prej emrave të njohur të muzikës popullore shqiptare Merita Halili. Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj Raif Hyseni, të dy me një karrierë të gjatë artistike dhe fitues të disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në fjalën e tij rabini Gil Steinlauf mes të tjerash tha:

“Është nder për ne si komunitet hebraik të nderojmë këta njerëz mes njerëzve të islamit”.

Por për vajzën e Refik Veselit, Ermirën, ky ishte një akt i gjithë shqiptarëve pa dallim feje:

“Mendoj se nuk është çështje vetëm e myslimaneve, ishte një akt i gjithë shqiptarëve”, i tha zonja Veseli Zërit të Amerikës, duke shtuar se “Më duket sikur sot përfaqësojmë të gjithë shqiptarët”.

Rrënjët e këtij akti nderimi gjenden tek Besa, një traditë shqiptare që tejkalon çdo ndasi fetare, që ofron strehë e mbrotje pa asgjë në shkëmbim, siç shkruhet edhe në fletëpalosjen e përgatitur për ceremoninë.

Këto vlera udhëhoqën familjen Veseli, së cilës në shenjë vlerësimi, mirënjohje e dashurie, iu dorëzua një menorë, simbol i egzistencës së popullit hebre.

Komuniteti hebre e ka shdërruar në një traditë të përvitshme atë të nderimit të të gjithë atyre që ndihmuan familjet e tyre, t’i shpëtojnë holokaustit. Në atë që njihet si kopshti i të drejtëve në një prej pllakave të vendosura aty do të jetë edhe emri i një familje shqiptare, asaj Veseli./a.m.

Next Post
Humbësit Berisha e Meta po e luftojnë reformën fshehtas

Ngjela: Frika e PD Vettingu, më shumë se treçereku i tyre i tremben drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In