• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e emigrantes shqiptare që u bë oficere e lartë e ushtrisë amerikane

by Java News
03/09/2020 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarja nga Kosova, Valdete Mehanja ka një histori jete të jashtëzakonshme. Familja e saj u bë refugjate lufte gjatë konfliktit në Kosovë dhe përfunduan në kampet e refugjatëve në Gjermani.

Pas çlirimit u kthyen në atdhe, por përvoja i kishte lënë një përshtypje të jashtëzakonshme Valdetes e cila vendosi të angazhohej për të kontribuar për njerëz e popuj të tjerë që kalonin vuajtje të ngjashme. Ajo u angazhua si vullnetare e OKB-së në zona konfliktesh me refugjatë.

Në vitin 2004, u punësua si kontraktore nga Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në Irak e më vonë në Afganistan. Ishte aty që i lindi dëshira për një karrierë ushtarake dhe për fluturimin.

Në 2010, ai nisi ta bënte këtë ëndërr realitet kur erdhi si studente në SHBA për të kryer studimet në Universitetin e Aeronautikës Embry Riddle, Daytona Beach, Florida.

Pas diplomimit shërbeu në disa formacione të Ushtrisë Amerikane si dhe iu bashkua në programit (MAVNI) që angazhohet për interesa jetike kombëtare amerikane.

Sot, refugjatja nga Kosova është Ljetënante e Dytë e ushtrisë amerikane dhe po përgatitet si pilote e helikopterëve Black Hawk.

Në korrik, Këshilli Amerikan i Emigracionit e nderoi me Çmimin e Trashëgimisë Amerikane, që e kanë marrë edhe figura si Gjenerali Colin Powell, Senatori i Amerikës Daniel Inouye, dhe shkrimtarja e aktivistja Gerda Weissman Klein.

Valdetja përkrah studimeve dhe shërbimit në ushtria ka gjetur gjithmonë kohë për të ndihmuar kauzën e emigrantëve në SHBA.

Valdeta Mehanja ia ka përkushtuar jetën përparimit të Shteteve të Bashkuara. Për arsye se nuk u dorëzua kurrë dhe sepse njerëzit që e ndihmuan nuk hoqën dorë kurrë, Valdeta Mehanja realizoi ëndrrën e saj për t’u bërë nënshtetase amerikane, një oficere e lartë e komisionuar dhe tani po stërvitet që të bëhet pilote e Black Hawk”, tha me rastin e dhënies së dekoratës, Beth Ëerlin, drejtoresha ekzekutive e Këshillit Amerikan të Emigracionit.

Valdete Mehanja i është mirënjohëse Amerikës që çliroi vendlindjen e saj dhe shpëtoi popullin e saj. Tani, është ajo që punon për ta bërë Amerikën më të fortë.

g.kosovari

Next Post
“Ajo që ndodhi në Ukrainë do duket si një shëtitje në park”/ Paralajmërimi i Lukashenkos: Nëse opozita vjen në pushtet…

“Ajo që ndodhi në Ukrainë do duket si një shëtitje në park”/ Paralajmërimi i Lukashenkos: Nëse opozita vjen në pushtet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In