• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e Elvis Roshit, kandidimi në Kavajë, skandali me Griseldën dhe dënimet… që nuk i kujtohen

by Java News
31/05/2016 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i Elvis Roshit ishte i panjohur për publikun gjer në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2011. Në atë kohë Edi Rama e përzgjodhi biznesmenin e Kavajës për të marrë bastionin e demokratëve, zonë ku Sali Berisha kishte marrë disa mandate deputetësh. Roshi dukej se kishte zgjedhur një peshë të rëndë për të ngritur dhe humbja e demokratëve në Kavajë konsiderohej thuajse e pamundur.

Por në 8 maj 2011 ai mori shumicën e votave të kavajasve duke rrëzuar për herë të parë këtë bastion të PDsë. E megjithatë, nuk ishte e thënë që për Roshin gjithçka të shkonte vaj. Pa u mbushur ende një muaj nga zgjedhjet e 8 majit, një histori e çuditshme përfshiu familjen e tij. Kjo alarmoi jo vetëm Elvis Roshin, por edhe publikun, përfshi këtu edhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, shkruan “Panorama.al”.

Socialistët u alarmuan aq shumë saqë mesnatën e 1 qershorit Erion Veliaj në emër të PSsë i dërgoi një email gjithë ambasadorëve të huaj të akredituar në tiranë ku shkruante

“Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit). Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore…”.

Por deklarata e Edi Ramës nuk u bë kurrë. Kjo pasi brenda 24 orëve ajo që nisi si një rrëmbim, përfundoi, i zbardhur nga Policia, si një skenar i sajuar nga vetë gruaja e Elvis Roshit, Griselda Zaimi. Elvis Roshi e harroi shpejt këtë histori, por në media vazhdoi të përflitej më shumë sesa për politikë, për jetën e tij private.

Në 7 gusht 2013 Gazeta Panorama publikoi lajmin se kryebashkiaku i Kavajës ka harruar plotësisht Griseldën dhe është fejuar me dentisten Irisa Guma. Dy vjet më vonë ai u kandidua sërish nga Edi Rama për kryetar të Bashkisë së Kavajës. Por këtë herë u vu në qendër të kritikave të opozitës, si njeri i dënuar më parë në vende të tjera për trafik droge, ndërkohë që në Shqipëri rezulton i dënuar për plagosje. Ne 20 maj emri i Elvis Roshit u permend edhe ne Parlament, madje u be edhe molle sherri mes socialisteve. Ai i kishte derguar nje sms Ben Blushit ku i shkruante

“o Blush, jam Elvis Roshi, unë nuk kam bërë asnjë krim, si thatë ju, dhe shumë shpejt do të dal për sqarim publikut por borxh nuk kam ty sa të kem qytetin e Kavajës që më mbështet…”.

Per kete sms nuk reagoi Edi Rama, por Gramoz Ruçi, i cili e quajti komunikim per nje problem personal mes tyre dhe jo nje kercenim ndaj Blushit. Në formularin e deklarimit për ligjin e dekriminalizimit, Roshi deklaroi se ka ndryshuar emrin nga Ervin e ka bërë Elvis. Në vitin 2000 është dënuar me gjobë në Kavajë ndërkohë që thotë se është ndaluar edhe në vitin 2002 në Gjermani, por nuk e mban mend arsyen.

Ndërkohë që ishte kryebashkiak i Kavajës, Elvis Roshi në vitin 2013 u arrestua nga policia me akuzën e goditjes për shkak të detyrës, por gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin e tij. Akuzave të demokratëve Roshi iu përgjigj me një dokument të drejtësisë gjermane, sipas së cilës ai nuk ishte dënuar asnjëherë. Por ajo që Roshi nuk dinte, siç shkruante edhe sot në statusin e tij në Facebook, ishte që ai ishte dënuar në Itali kur ishte minoren dhe për shkak të këtij dënimi detyrohej të jepte dorëheqjen.

“Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! i bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh”, shkruante sot Roshi.

Me statusin e sotëm në Facebook, deklaratat të rastit të PD-së e PS-së, i jepet fund kësaj historie të Elvis (Ervin) Roshit.

Next Post

Kosova për çdo vit merr nga diaspora deri 700 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In