• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e dy vëllezërve futbollistë që nuk luajnë dot për shkak të gjakmarrjes

by Java News
27/02/2016 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej një jave, babai i tyre, Marku, nuk mund të shohë stërvitjet e Vllaznisë, Stivi nuk mund të stërvitet tek Ada, ndërsa Uendi nuk mund të dalë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu. Kjo, sepse burrat e shtëpisë, siç e do zakoni në veri, janë të detyruar të ngujohen nga frika se gjaksi mund t’i vrasë.

Gjakmarrja, ky fenomen fatkeq që nuk po gjen zgjidhje, prej një jave ka bërë që fisi Vecaj të ngujohet, mes të cilëve edhe dy futbollistët dhe babai i tyre tifoz. Kjo dramë vjen pasi xhaxhai i tyre më 21 shkurt vrau një tjetër shtetas.

76-vjeçari Ndokë Vecaj qëlloi për vdekje 55-vjeçarin Nikë Bungu në fshatin Shtoj i Vjetër, njësia administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Viktima hyri në orën 2 të mëngjesit në rrethimin e banesës së 76-vjeçarit Vecaj. Ky i fundit nga frika e grabitjes, pas një telefonate nga djali i tij se dikush ndodhej prapa shtëpisë, nuk ka hezituar, por ka marrë çiften që e posedon me leje dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër për paralajmërim, është drejtuar pas shtëpisë së tij dhe ka qëlluar dy herë të tjera në drejtim të Nikë Bungut, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ndokë Vecaj, edhe pse avokati kërkoi “arrest shtëpie”. Tashmë dy sportistë shembullorë, Stivi e Uendi, janë ngujuar në shtëpi, duke mos mundur prej një jave të shohin as dritën e diellit e jo më fushën e stërvitjes Dramë në Shkodër së futbollit. Ata nuk kanë bërë asgjë!

Që herët, Stivi dhe Uendi si shumë fëmijë të tjerë të Shkodrës u rrëmbyen nga loja mahnitëse e futbollit. Të iniciuar nga babai i tyre Marku, një tifoz i thekur i Vllaznisë, një i çmendur pas futbollit. Stivi provoi të ishte pjesë e Vllaznisë, i ardhur nga ekipet zinxhirë të akademisë.

Nga aty vijoi ta ndiqte ëndrrën e tij, por tashmë tek Ada e Velipojës me shpresën e madhe se një ditë mund të jetë sërish pjesë e Superligës, natyrisht dëshirën e madhe e ka te Vllaznia.

Uendi, një 18-vjeçar, sapo ka nisur ëndrrën e madhe, pasi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Vllazninë, duke u cilësuar si një prej talenteve shkodranë që pritet të shpërthejë. Uendi është në planet e trajnerit Cungu dhe në këtë pjesë të dytë të sezonit priste të debutonte me fanellën kuqeblu. Panorama Sport

Next Post

Biznesi më i ri: Importi i gjyshërve nga Europa në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In