• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e dr. Adhamidhit, pabesia e Çajupit e gjallë në ditët tona?!

by Ben Andoni
22/05/2018 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Quhej Gjergj Adhamidhi bej Frashëri dhe është një nga figurat më të njohura të qeverive shqiptare të pas shpalljes së Pavarësisë. Fati i keq e erdhi thjesht nga një episod i rastit, që do t’i vinte dërrmën të gjithë karrierës së tij të njohur.

Profesor Kristo Frashëri, një nga të afërmit e tij të largët, ishte i pari që e demaskoi, por pa mundur dot që ta kthente në normë këtë të vërtetë.

Në veprën e tij “Pas Vdekjes” Çajupi do ta masakrojë kulturalisht duke e quajtur doktorin Adhamulli dhe duke ia dhuruar një publiku injorant, që gëzon me fatkeqësinë e tjetrit edhe sot e kësaj dite. “Eh ajo kohë është si sot. Gjithnjë jemi përpjekur të hedhim baltë, duke shfrytëzuar letërsinë, letrat, gjithçka…”, citoj profesor Kriston në një intervistë pak para vdekjes. Fatkeqësia e Adhamidhit ishte se në të gjallë nuk kish pranuar që një e afërmja e tij të bëhej e shoqja e Çajupit. Përgjigjja e Çajupit do të ishte më e rëndë se arma…
…

Gjergj Adhamidhi bej Frashëri (1859 – 1939), në dokumente del edhe si Gaqo Adhamidhi apo Adamidi Frashëri, ishte një mjek shqiptar dhe figurë e njohur politike gjatë shekullit të 20-të. Ai ishte nga fisi i Frashërllinjve të shquar dhe me një njohje e respekt të madh ndër bashkëatdhetarë.

I lindur në Korçë, ai do të shpërngulej shpejt në Egjipt, ashtu si një pjesë e madhe e komunitetit ortodoks. I laureuar si mjek, ai do të ngjiste shpejt karrierën dhe Adamidi shërbeu gjatë vitit 1892-1914 si mjek personal i Abbasit II të Egjiptit nga dinastia e Muhammed Aliut.

Për veprimtarinë politike ai do të bëhej i njohur dhe përpjekja e tij më e madhe ishte aksioni për lidhjen e bashkësisë shqiptare të Egjiptit me ato të vendeve të tjera. Në shtetin e sapoformuar shqiptar, Adamidi u kthye si shumë të tjerë në Shqipëri ku shërbeu si Ministër i Financave në kabinetin e 1914-ës (dha dorëheqjen më 20 maj 1914).

Qysh prej asaj kohe, që korrespondon me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, ai u vendos në Zvicër, duke punuar në Universitetin e Lozanës. Në këtë vend, ku ai ndau jetën e mëvonshme ishte kryetar i “Këshillit Kombëtar Shqiptar” dhe me këtë tagër përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve.

Në këtë vend do ta haste Andon Zako Çajupi, i cili kërkonte të martohej me kunatën e tij. Adhamidhi do të pyetej nga vjehrri për kandidaturën e re, por ai ishte i prerë se Çajupi nuk e meritonte nga veset që kishte. Hakmarrja ishte shumë më e dhimbshme sesa ishte menduar.

Në komedinë e Çajupit, ai përshkruhet si “Dr. Adhamuti” një kinse-mjek, grotesk, i panginjur dhe injorant pro-osman. Asokohe me atë nivel që kishte Shqipëria por edhe me atë që pasoi pas Luftës së Dytë Botërore, askush nuk u ndie për mjekun e gjorë, që e jetoi në të gjallë të tallurën. Edhe pse në rrethe të ndryshme kjo flitej, ashtu si përmendeshin shumë nga veset e njerëzve, që ne i kemi ngritur deri në apoteozë, askush se mori guximin të thoshte të kundërtën.

Konica shkoi pothuaj në të njëjtin kah me Andon Zako Çajupin, por ndaj një njeriu që ishte bashkëkohës dhe do të jetonte më shumë sesa ai.

Është fjala për Fan Nolin, që e denigroi me të gjithë penën e tij therëse. Aman, ndryshe nga Adhamidhi, Noli bëri shumë më tepër për veten e tij.

Ai ishte kandidat për një qeveri shqiptare në emigrim. Ai drejtoi komunitetin shqiptar, ishte kryeministër i vendit, përktheu librat e shenjtë dhe meshoi shqip dhe kontribuoi si pakkush për Kishën Autoqefale. Gjeti kohë t’ia kthente ashtu si duhet edhe Konicës, në rregjistrin që ai meritonte me talljen e tij therëse.
…

Koha e regjimit komunist i vuri dërrmën sensit për të rehabilituar dhe të krijohej një kulturë tjetër mirëkuptimi. Vite më vonë, denigrimi kapi po ashtu të gjithë artistët e para ’90, që kishin pasur pak tagër. Në emër të një arti të ri, ata që erdhën më pas shkatërruan gjithçka.

Në formimin e njeriut të ri, hyri pikërisht dhe ky nocion, se çdo e mirë e vendit lidhej me komunistët. Ndërkohë, që metoda e krahasimit dhe hapja e syve për personalitete shqiptare u përball me një filtër të madh.

Rezultati: Shumë figura mbetën të urryer dhe sot e kësaj dite prej asaj peshe që ka propaganda dhe ngushtësisë së shumë personaliteteve.

Pas viteve ’90 erdhi një periudhë e re, që në emër të rehabilitimit, përcolli në ekstremin tjetër. Që do të thotë u anatemua gjithçka e cila kishte lidhje me komunizmin, porse u ripanë figura duke u glorifikuar të tjera, që nuk e kanë fare peshë për publikun e gjerë. Kurse balta tashmë mbulon këdo që ka bërë një farë emri dhe që ka prodhuar për vendin tonë. Qoftë edhe nga ndonjë episod, apo element tjetër.
…

Shqipëria e Adhamidhit dhe e Çajupit është e gjallë në ditët tona me mllefin e politikanëve për njeri-tjetrin dhe mohimin e të shkuarës.

Baltosja është patologjike dhe ka kapur të gjitha shkrimet e kujtimeve, por deri letërsinë artistike, të atyre që kanë guxuar ta bëjnë këtë katrahurë.

Përpjekja është që letërsia të mos jetë letërsi, por armë për të fituar, kurse shkrimi një mjet për të denigruar. Kjo është arsyeja pse sot shumë njerëz mundohen me të gjithë mënyrat të kenë një status dhe të vjellin vrer kundër atyre që nuk munden ta bëjnë.

Kështu hakmerren në publicistikë dhe në fjalime por edhe tregojnë se janë të fortë dhe të denjë për shoqërinë tonë. E bën kryeministri, e bën kryetari i Opozitës, e bëjnë ish-presidentët, e bëjnë të gjithë. Ky është realiteti që pjell Adhamidha të gjorë për të mbuluar të vërtetën në këtë shtet kaotik ku jetojmë.

(Homo Albanicus)

Next Post
Si sot, më 22 maj, vdiq Hugo dhe lindi Wagner

Si sot, më 22 maj, vdiq Hugo dhe lindi Wagner

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spektakël i garantuar, publikohen formacionet e Spanjë-Belgjikë

Spektakël i garantuar, publikohen formacionet e Spanjë-Belgjikë

July 10, 2026
Vrasja e ish-ministres britanike Ann Widdecombe, arrestohet një 26-vjeçar

Vrasja e ish-ministres britanike Ann Widdecombe, arrestohet një 26-vjeçar

July 10, 2026
Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

July 10, 2026
Flakët përfshijnë një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme

Flakët përfshijnë një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme

July 10, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

“Lufta hibride po dëmton turizmin”, Operatorët turistikë: Po ulin rezervimet në pikun e sezonit

July 10, 2026
Izraeli njofton eliminimin e dy komandantëve të Hamasit, IDF: U goditën në bastisje të ndara në Gaza

Izraeli njofton eliminimin e dy komandantëve të Hamasit, IDF: U goditën në bastisje të ndara në Gaza

July 10, 2026
U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del fotoja e viktimës së krimit në Shkodër

U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del fotoja e viktimës së krimit në Shkodër

July 10, 2026
Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

July 10, 2026
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço: Depërton jelekun antiplumb! Ka 10 të tilla në vendin tonë

Karamuço ngre alarmin për sulmet online ndaj bizneseve: Ka 4 vite që kanë nisur, në kufijtë e terrorizmit kibernetik

July 10, 2026
Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In