• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e çuditshme shqiptare, të miturën e rrëmben burri i hallës

by Java News
06/07/2018 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e familjes Dalipi në Gjirokastër, mund të quhet pa frikë një histori e denjë telenovelash. Vajza e tyre e mitur, vetëm 17 vjeç është rrëmbyer dy herë brenda tetë muajve, ndërsa policia ende nuk e ka sjellë në banesën e prindërve. Absurdi i të gjithë kësaj historie qëndron në faktin se rrëmbyesi i saj është i afërm i tyre.

Shpëtim Muharremi u ndalua dje nga uniformat blu. Ai është burri i hallës së vajzës së mitur me inicialet A.D., por autori ka dy gra.

“Ka 8 muaj, erdhi në shtëpi ai burri i motrës, me gruan tjetër në shtëpinë time. Një ditë më pas e morën çupën e futën në makinë e çuan në Levan. E mora para dy muajsh e solla në shtëpi vajzën me polici. Para dy muajsh ma mori prapë vajzën në Sarandë, e mori te rruga. Shkova e denoncova në policinë e Sarandës. Tani u kap Shpëtimi është këtu në Gjirokastër. Vajza në Levan nuk erdhi”, tregoi babai i adoleshentes Skënder Dalipi

Ndërkaq nëna e vajzës thotë se e morën me forcë dhe se do që vajza të vijë në shtëpi.“E mori me pahir ai, tani e mori prapë, çfarë të bëjmë ne policia nuk merr masë. Do ta sjellin tani thanë, ata nuk e sjellin na gënjejnë kot policia”, tha ajo.

Muharremi ka deklaruar se vajzën e ka marrë si nuse për të birin. Por prindërit e 17-vjeçares ngrenë dyshime të forta mbi arsyet e vërteta të rrëmbimit të saj.

“Burri i motrës ka dy gra, kam frikë mos e ka marrë për rrugë vajzën? Unë kam 6 fëmijë, nuk mendon policia fare. Unë pres të vije çupa, prit-prit. Ai Muharremi ma mori vajzën për ta martuar me djalin e tij që është budalla, është i metë nga mendja, merr lekë nga bashkia”, tha babai i 17-vjeçares.

E ndërsa 40-vjeçari pret të gjykohet, nga gjykata e Gjirokastrës nuk ka asnjë sinjal për kthimin e vajzës pasi siç thonë prindërit, familja e kunatit nuk pranon ta kthejë“I marr në telefon me shajnë”, thotë ai.

Pavarësisht “odisesë” së kësaj ngjarjeje, e gjithë historia është mbajtur e fshehtë nga policia e cila ka bërë të ditur vetëm ditën e djeshme ndalimin e rrëmbyesit duke mos shtuar asnjë detaj tjetër për këtë ngjarje.

Prindërit e 17-vjeçares akuzojnë policinë për neglizhencë të veprimeve. Ndonëse ata kanë bërë denoncim në polici në dhjetor të vitit të kaluar, për rrëmbimin e vajzës së tyre, uniformave blu u është dashur 7 muaj kohë që të ndalojnë rrëmbyesin, ndërsa prindërit presin ende kthimin e së bijës në shtëpi. /BW

ma.me

Next Post
Vera kthen mijëra emigrantë, Porti i Durrësit me 8 sportele

Vera kthen mijëra emigrantë, Porti i Durrësit me 8 sportele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In