• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e Bedrijeve, Mbarimeve e Soseve!

by Dritan Hila
11/01/2024 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Janë bezdi për prindërit që kur lindin ndaj edhe ju vënë emra burrash. Si mund të lindësh në vitet ‘80-të dhe të vënë emër të tillë, nëse nuk e urren pjellën tënde: Bedrie, Hasije, Qerime. Për mos shkuar tek emrat Mbarime, Sose, Fundime!

Jeta e tyre pak ka ndryshuar në 2000 vitet e fundit. Nuk veshin çitjane por pantallona që i kanë tepruar burrit dhe sipër tyre fustan. Për të tjerat janë pothuajse njësoj si stërgjyshet e tyre. Lajnë e shpëlajnë, gatuajnë, çojnë fëmijët në shkollë dhe shkojnë në punë ku zakonisht ose punojnë tokën ose në fasoneri me rroga mizerabël mbijetese. Kur kthehen i njëjti rit: gatuajnë, lajnë enët, lajnë rrobat dhe hekurosin ato që lanë dje për ta mbyllur me një dru nga burri i cili zakonisht është i pirë dhe i ka filluar impotenca që 30 vjeç.

Por nuk ankohen se kështu kanë parë edhe nënat e tyre. Shumë prej tyre janë të bukura si aktore kinemash. Shikoni foton e Bedries, nuk i duhej as makeup që të ngjasonte me Xhulia Roberts. I duhej vetëm pak më shumë hare në fytyrë dhe sy. Por të bësh katër kalamaj, t’i rrisësh dhe ushqesh e ndërkohë të mbash edhe xhelozinë e vjehrrës që ndjen urrejtje për jetën e saj që ishte dhe është njësoj si e të gjithave që jetuan në atë fshat dhe që kënaqet kur shikon që nuk është e vetme në dhunën që pëson. Dhe pastaj fëmijët që pësojnë të njëjtin fat. Që nuk duan ta pësojnë por nuk kanë fuqi pasi askush nuk i nxit që të rebelohen. E çfarë rebeli mund të jesh kur shikon nënën që ta dhunon ai që të ka bërë kokën. Kokë që ta bëri sa herë kthehet nga emigrimi, kthim që gjithsej përfshihet në aktin e ndërzimit dhe pastaj e lë nënën prapë në fshat dhe vetë ia mbath rishtas për në emigrim.

E si mund ta ndalosh atë që të bëri kokën që të mos dhunojë nënën? Askush në fshat nuk e kupton pasi druri është zakon: Dru për nënën, dru për ty, dru për të gjithë. E qyteti është larg. Emancipimi është larg. Zaten të shkosh në qytet më shumë mundësi ke të punosh si prostitutë. Se qyteti të ha. Dhe ata që vijnë nga qyteti janë ose politikanë ose policë që duan të ikin një orë e më parë nga aty. Cili do që t’i rrijë afër mizerjes. Ah, janë edhe OJF që merren me çështjet e familjes dhe emancipimit të gruas, ku pronaret e tyre kanë operacione plastike në fytyrë më shumë se çka gjithë fshati operacione tëmthi, apendiciti apo stomaku të marra së bashku dhe që se ku bie fshati nuk e kanë idenë.

Pastaj është media. Media e cila i shfrytëzon jetët e tyre për disa klikime më shumë dhe pastaj historia e tyre është vetëm disa byte në memorien e serverëve. E në fund janë rrjetet sociale të cilat pasi lexojnë vetëm titullin, japin zgjidhje me metodat mesjetare që nuk i hyjnë në punë askujt veçse një psikiatri për të konstatuar se vrasësit në fakt janë pjesë e kësaj shoqërie që është rritur mes dhunës dhe kupton vetëm dhunën.

Next Post
Kulluri: Basha dha sot dy mesazhe të rëndësishme. Momenti i duhur për të nisur vitin elektoral

Kulluri: Basha dha sot dy mesazhe të rëndësishme. Momenti i duhur për të nisur vitin elektoral

Comments 1

  1. Groshe Hajdari says:
    2 years ago

    Deri sa ky popull, ka idhull, çunin e Shiqeres, dhe ka Presidentin “sheqer”, vajmedeti është prezent….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In