• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Historia e akupunkturës, çfarë kuron

by Java News
20/09/2015 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e akupunkturës, çfarë kuron

Akupunktura është pjesë përbërëse e rëndësishme e mjekësisë tradicionale kineze. Në fillim ajo ishte vetëm një mënyrë e mjekimit, por më vonë u bë një degë shkencore. Akupunktura është një shkencë që studion teknikën e mjekimit me akunpukturën dhe ligjin e teorinë bazë gjatë përdorimit të saj në klinikë. Akupunktura ka një histori të gjatë. Në libra të kohëve të lashta përmendet më se njëherë gjilpëra e gurtë primitive. Kjo gjilpërë e gurtë kishte dalë në periudhën e neolitit 4000 deri 8000 vjet më parë. Në zbulimet arkeologjike të Kinës u zbulua gjilpëra e gurtë. Në periudhën e pranverës dhe vjeshtës (vitet 770 – 476 para erës sonë), mjekësia u lirua nga zgjedha e shamanëve dhe filloi të kishte mjekë profesionistë. Sipas shënimeve në librin e kohëve të lashta “Chun Ke Zuo Shi Zhuan”, kur mjekonte perandorin Jin Jinggong, mjeku i njohur Yi Yuan i tha se në rast se akupunktura dhe barnat nuk kishin efekt, atëhere mos i përdorim.

Gjatë periudhës nga mbretëritë ndërluftuese deri në dinastinë Han perëndimor (vitet 476 – 25 para erës sonë), me përparimin e teknikës së shkrirjes së hekurit, gjilpërat prej metali u përhapën gradualisht dhe zëvendësuan dalëngadalë ato të gurta, duke zgjeruar përmasat e përdorimit të akupunkturës dhe duke shpejtuar zhvillimin e saj. Gjatë periudhës së dinastisë Han lindor dhe të 3 perandorive, kishin dalë shumë mjekë të aftë në mjekimin me akupunkturë dhe u vu në qarkullim libri i posaçëm i akupunkturës me sistem të plotë, “Zhen Jiu Jia Yu Jing” (Klasikët A dhe B të akupunkturës dhe të moksibuscionit”) i shkruar nga Huang Fumi. Gjatë priudhës së dinastive Jin perëndimor dhe Jin lindor dhe dinastive të Jugut dhe të Veriut (vitet 256-589), u shtuan dukshëm vepra të posaçme mbi akupunkturën dhe gjatë kësaj kohe, akupunktura u përhap në Kore, Japoni dhe në vende të tjera.

Gjatë periudhës së dinastive Sui dhe Tang (581-907), akupunktura u bë lëndë e posaçme mësimore, në zyrën e mjekëve të oborrit perandorak, institucioni arsimor i mjekësisë të asaj kohe, kishte degën e akupunkturës. Më vonë, akupunktura mori një zhvillim të gjerë dhe të thellë. Në shekullin e 16-të, akupunktura filloi të përhapej në Evropë. Por në dinanstinë Qing, punonjësit mjekësorë u kushtonin më shumë rëndësi ilaçeve dhe më pak rëndësi akupunkturës, duke penguar kështu në një farë shkalle zhvillimin e akupunkturës.

Pas shpalljes së RP të Kinës në vitin 1949, akupunktura ka marrë një zhvillim shumë të madh. Tani në më shumë se 2 mijë spitale të mjekësisë tradicionale kineze në mbarë vendin ka degë të akupunkturës. Studimet shkencore mbi akupunkturën kanë prekur të gjitha sistemet trupore dhe degët e ndryshme klinike, dhe janë grumbulluar shumë të dhëna të vlefshme të eksperimenteve shkencore në studimet e rolit rregullues të akupunkturës, në pushimin e dhembjeve, në shtimin e imunitetit, si dhe në studimet e problemeve përkatëse lidhur me meridianët, me pikat nervore, me organet e brendshme etj.

Trajtimet

Akupunktura është një sistem i lashtë i shërimit, që u zhvillua si pjesë e mjekësisë tradicionale të Kinës, Japonisë dhe vendeve të tjera të Lindjes. Përhapja e saj në Perëndim ka qenë relativisht e ngadaltë, por e qëndrueshme dhe në vitet e fundit, akupunktura ka gjetur rritje në praktikën e mjekësisë perëndimore, veçanërisht në lehtësimin e dhimbjeve.

Teoria mbi të cilën ngrihet akupunktura është se stimulimi i zonave të veçanta në lëkurë, ndikon në funksionimin e organeve të caktuara të trupit. Praktikat e tanishme kanë evoluar në një sistem të mjekësisë, që synon për të shëruar dhe për të ruajtur shëndetin, me anë të vendosjes së gjilpërave të holla nëpër pikat përkatëse (e quajtur pikë akupunkture) vetëm nën sipërfaqen e lëkurës. Këto pika janë në vende shumë të veçanta dhe shtrihen në kanale të posaçme të energjisë, që quhen meridianë.

Pikat e akupunkturës mund të stimulohen në mënyra të ndryshme, duke përfshirë:

-Vendosjen e gjilpërave – gjilpërat, gjithashtu, mund të stimulohen me anën e elektricitetit (akupunktura–elektrike);

-Ngrohjen me një barishte që digjet (moxibustion);

-Vetëm presionin manual (presioni akut);

-Thithjen, duke përdorur qelqin ose kupa plastike, që aplikohen me anë të vakuumit në lëkurë (kupave); dhe

-Lazerin (zakonisht përdoret tek fëmijët).

 Si funksionon akupunktura?

Akupunktura është vetëm një pjesë e sistemit të gjerë të trajtimit, të njohur si mjekësia tradicionale kineze (TCM), e cila është e bazuar mbi konceptin e rrjedhjes së energjisë përmes trupit të quajtur “Çi”. Kjo energji qarkullon nëpër trup, nëpërmjet disa rrugëve kryesore të quajtur meridianë energjetik. Secili prej këtyre rrugëve apo kanaleve, mendohet të jetë i lidhur me një organ të brendshëm. Mendohet se në qoftë se kjo rrjedhje e energjisë është e bllokuar, pabarazitë që ndodhin çojnë në probleme shëndetësore.

Ky bllok në rrjedhën e energjisë, mund të jetë pastruar me vendosjen e gjilpërave në pikat e veçanta të akupunkturës, përgjatë meridianëve. Kur gjilpërat janë aplikuar në pikat e caktuara, funksioni i organit është stimuluar. Ka me qindra pika të akupunkturës brenda sistemit meridian.

Trajtimet e akupunkturës dhe presionit akut (stimulimi i pikave me anë të gishtave dhe dorës), synojnë zhbllokimin e meridianëve, duke lehtësuar tensionin e muskujve dhe stimulimin e rrjedhjes së energjisë dhe gjaku-t, në mënyrë që mekanizmat natyrore shëruese të trupit të jenë të rregulluara, duke arritur balancën trupore.

Trajtimi i akupunkturës

Kur pacienti e ka këtë trajtim për herë të parë, mjeku do të shohë të gjithë historikun dhe pastaj do të mund të bëjë një qasje rreptësisht kineze të ekzaminimit mjekësor ose të përdorë një kombinim të teknikave të Lindjes dhe Perëndimit. Prekja apo testimi i meridianëve, shpesh është bërë para futjes së gjilpërës.

Kur gjilpëra e akupunkturës është futur, mund të ndihet një ndjesi e lehtë dhimbje e shurdhër/ndjesi shpimi gjilpërash elektrike, e cila quhet ndjesia e “De Çi” dhe kjo tregon se “Çi” është vendosur. Pasi gjilpëra të jetë në vend, nuk ndihet asnjë siklet tjetër. Në fakt, shpesh do të jetë një ndjesi shpimi gjilpërash apo një ndjenjë e ngrohtë e përjetuar përgjatë meridianëve.

Zakonisht, gjilpërat lihen në vend për rreth 10 – 30 minuta, në varësi të gjendjes që trajtohet. Heqja e gjilpërave, zakonisht, nuk shkakton siklet dhe vetëm shumë rrallë ka ndonjë gjakderdhje shumë të vogël nga ndonjë pikë e ngulur.

Gjilpëra e futur, gjithashtu, mund të jetë e stimuluar nga rrotullimi manual i gjilpërës ose ngrohjes për të rritur efektin. Gjilpërat, gjithashtu, mund të stimulohen elektrikisht duke përdorur frekuenca të ndryshme dhe intensitete. Disa pacientë mund të kërkojnë vetëm një ose 2 trajtime, por të tjerët mund të kërkojnë seanca të shumta për të arritur një përfundim të suksesshëm.

Për çfarë përdoret akupunktura?

Tradicionalisht, praktikuesit e akupunkturës kanë trajtuar një numër të madh të sëmundjeve të ndryshme. Megjithatë, përdorimi kryesor është për të lehtësuar dhimbjen, por aplikimet e saj terapeutike janë zgjeruar gradualisht. Sot, akupunktura mund të përdoret në trajtimin e varësive, kontrollin e peshës dhe përmirësimin e rikuperimit pas operacionit ose efekteve të goditjeve.

Disa kushte të zakonshme, që mund të trajtohen me sukses ose të lirohen nga akupunktura përfshijnë:

-Dhimbjen e kokës dhe migrenën;

-Ankthin, depresionin, tensionin nervor dhe stresin;

-Varësitë të tilla, si pirja e duhanit dhe alkoolit;

-Pagjumësinë;

-Problemet e tretjes të tilla, si: dispepsi, fryrje, diarre, kapsllëk;

-Problemet e zorrës, të tilla si: koliti dhe hemoroidet;

-Problemet e mëlçisë dhe të tëmthit;

-Përzierjet dhe të vjellat që janë të shkaktuara nga kemioterapia;

-Problemet e veshkës dhe të fshikëzës;

-Problemet e frymëmarrjes, të tilla si: gjendja astmatike, bronshitet, grykët, sinus-et, dhimbje fyti, dhimbje veshi, të ftohtët dhe gripi;

-Problemet e lëkurës, siç janë: aknet, ekzema dhe psoriasis;

-Problemet e muskujve, që përfshijnë: lëndimet sportive, dhimbjet e barkut, tensionet dhe ndrydhjet;

-Problemet e artritit, që përfshijnë: dhimbjet e përgjithshme të artritit, dhimbjet e nervit shiatik, tendinave dhe cermës;

Dhimbjet e mishit te dhëmbëve dhe ulcerë e gojës.

Next Post

Eduart Ndocaj, thirrje Metës për të marrë mandatin e deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In