• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e 30-vjeçares nga Fushë-Kruja, që burri e tradhtonte me shoqen e ngushtë!

by A R
14/12/2020 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e dhimbshme e një gruaje 30-vjeçare nga Fushë Kruja, ka qenë sot tema kryesore në emisionin me “Zemër të Hapur”.

E reja, e cila solli në jetë fëmijën e parë që në moshën 14-vjeçare, vetëm një vit më pas merr vesh se bashkëshorti, moshatarme të, e tradhtonte me shoqen e ngushtë.

Pavarësisht se ajo ia fali tradhtinë dhe solli në jetë edhe 3 fëmijë të tjerë, ai nuk e ndali marrëdhënien me gruan tjetër, por shkoi më tej, sa arriti të ketë një tjetër fëmijë me të.

“Unë jam njohur me ish-bashkëshortin në moshën 13 vjeçare, ishim në shkollë së bashku, ai vinte te klasa ime dhe bënte rrëmujë. Unë dhe ai u dashuruam dhe vendosëm të iknim së bashku pa dijeninë e prindërve. Ikëm dhe ky më çoi tek shtëpia e hallës. Prindërit e mi lajmëruan policinë dhe unë u kapa, më sollën në shtëpi, por unë firmosa në polici se ika me dëshirë. Pastaj po atë ditë unë shkova te shtëpia e tij, pasi babi im mori një telefonatë nga vjehrri im, i cili i tha që lëri të jenë bashkë dhe unë do vij do flasim së bashku”, – tregon 30-vjeçarja nisjen e lidhjes me ish-bashkëshortin.

Më tej, ajo rrëfen momentin e vështirë që ka përjetuar, kur gjeti në dhomë burrin me shoqen e ngushtë të saj.

“Pasi unë ika në familjen e tij, rashë shtatzënë dhe në moshën 14- vjeçare unë u bëra nënë, një shtatzëni e padëshiruar. Lindi vajza, e cila sot është 16-vjeçe. Unë do shkoja te familja e babit pas lindjes dhe pas disa ditësh unë do kthehesha në shtëpi, por kur u ktheva e gjeta bashkëshortin tim në një dhomë me shoqen e ngushtë timen. Unë u tradhtova nga të dy dhe ika në familjen e prindërve të mi, mirëpo ky i mohoi të gjitha dhe më kërkoi të kthehesha në familje. Për shkak të fëmijës unë u ktheva dhe historia kështu vazhdoi. Ajo sa herë unë ikja nga shtëpia dhe shkoja te prindërit e mi, shkonte te shtëpia e ish-bashkëshortit. Unë e kam marrë vesh pas disa muajsh që kjo shkonte te shtëpia. Unë ia kam fal atij gjithmonë tradhtinë, sepse mendoja se i ri dhe u martua shumë i vogël dhe thosha gjithmonë që do kalojë, do mësojë, por jo, edhe sot ai vazhdon të jetë kështu, edhe pse jeton jashtë dhe ka krijuar një marrëdhënie dhe mesa di unë ka dhe një fëmijë tjetër”.

Gruaja thotë se për atë njeri ka bërë gjithçka, “e kam falur, e kam dashur me shpirt dhe duke qenë se e doja, e falja gjithmonë. Një herë ky kishte sjellë disa rroba nga jashtë dhe në njërin nga xhupat që solli gjeta një kartë telefoni dhe kur e futa në telefon pashë që aty kishte disa video që tregonin se ai kishte një fëmijë tjetër atje jashtë dhe se videot kishin festa dhe çdo gjë që bënte ky me fëmijën. Edhe pse ne na erdhën në jetë 4 fëmijë, ai vetëm vinte nga pak dhe ikte, largohej jetonte jashtë. Ndërkohë që fëmijët e tij nuk merrnin kurrë përkëdhelje, ai i jepte fëmijës tjetër që kishte me atë tjetrën”,- vijoi 30-vjeçarja.

Ajo tregoi edhe momentin e dhimbshëm se si e mori vesh që bashkëshorti kishte fëmijë me shoqen e saj të ngushtë.

“Gruaja që ka tani, kishte futur në disa dhurata që burri iu bëri fëmijëve për Vitin e Ri një kartë memorie në telefon. Djali, duke veshur dhuratën e babait, një xhup, e gjen dhe ma jep mua. Besoj që ajo e ka futur qëllimisht aty. Në atë kartë, kishte video të burrit me të dhe me një fëmijë tjetër, që i thërriste babi. U trondita shumë. Ai kishte krijuar një familje tjetër pas krahëve të mi. Aty vendosa të ndahem përfundimisht”,- rrëfeu ajo mes lotësh.

Por historia është edhe më e trishtë. Ndonëse bashkëshorti e la të jetonte në shtëpinë e tij, pronësinë e saj tashmë e pretendon ish-vjehrri dhe 30-vjeçarja me 4 fëmijët rrezikon të mbetet mes 4 rrugësh.

/a.r

Next Post
‘Tre efektivë të plagosur’/ Bilanci i policisë: Arrestohen 25 protestues, 130 të tjerë nën hetim

Kur merr në mbrojtje rrugaçërinë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In