• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia/ Babai u arrestua për plagosjen e të dashurit të vajzës, ajo u martua me të

by A R
02/02/2017 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aventura dashurore mes dy të rinjve duket se po mbyllet me një “happy end” për të rinjtë, por pasojat duket se do të bien tani e tutje mbi babain e vajzës.

Ngjarja e para 8 muajve në Sukth të Durrësit ku 16-vjecarja Gazie Kazija iku nga shtëpia me një taksi tek i dashuri që e priste në Plepa, ka tashmë një zhvillim të ri. Babi i vajzës, 46-vjecari Destan Kazija, është arrestuar pas 8 muajsh arrati për veprën penale të plagosjes me dashje të taksistit që transportoi vajzën e tij drejt shokut të saj në Plepa me të cilin ishin njohur nëpërmjet “Facebook”-ut.

46-vjeçari nga inati i largimit të vajzës nga shtëpia u përball me taksistin, ndonëse ky i fundit kishte bërë thjesht dhe vetëm punën me të cilën ai jeton prej kohësh, transport udhëtarësh.

Taksisti me iniciale V.Z., 33 vjeç, është gjithashtu fqinj i familjes Kazija në Sukth të Durrësit dhe kjo duket se është edhe arsyeja se përse 46-vjeçari nuk e ka pranuar dot që fqinji i tij duke bërë punën e taksistit po bëhej njëkohësisht edhe dëshmitar i diçkaje jo shumë të pranueshme për familjen Kazija.

Babai i vajzës punonte dhe jetonte në Greqi dhe pasi ka marr vesh largimin e 16-vjeçares u nis me urgjencë drejt shtëpisë së tij, ku jetonte bashkëshortja me dy fëmijët e tjerë. menjëherë pasi ka mësuar fabulën se si ishte larguar vajza nga shtëpia dhe kush e kishte transportuar për tek i dashuri, disa vite më i madh se ajo në moshë, Destani ka shkuar për t’i kërkuar llogari taksistit, madje u konfrontua fizikisht me të duke e plagosur rëndë me thikë dhe më pas u largua në drejtim të paditur.

Pas tetë muajsh, policia ra në gjurmët e 46-vjeçarit, duke kryer edhe arrestimin e tij. “Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punë së ture për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të personave në kërkim, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit: Destan Kazija, 46 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Kazija, më datë 26.05.2016, rreth orës 07:30, në Sukth i Ri, Durrës, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin V.Z. 33 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda”, sqaron policia./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e premte 3 shkurt 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

March 8, 2026
Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

March 8, 2026
Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

March 8, 2026
Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

March 8, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In