• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori shtatoresh e monumentesh shqiptare që ngrihen e rrëzohen

by Bajram Peçi
20/02/2024 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Arti i skulpturës ka ndikuar shumë në civilizimin e kombeve. Vjen nga lashtësia ende e prekshme skulptura monumentale, me pallate dhe shtatore mbretërish, sfinksësh, heronjsh si dhe shfaqet madhërishëm në relieve të ndryshme me skena luftrash e gjuetie. Në artin mesdhetar qytetet e Athinës, Romës, Kostandinopojës, etj., u veshën me skulptura, tre prej të cilave, Zeusi, Athinaja dhe Kolosi Rodosit, patën statusin e futjes te shtatë mrekullitë e botës greke. Kalvarin e pushtimeve dhe bindjeve fetare e kanë vuajtur jo vetëm popujt, por dhe skulpturat e artit klasik, qofshin në gur apo metal. Pati një kohë që u trajtuan nga kisha si kulturë pagane dhe u shkatërruan dhunshëm. Me kohë, shijet dhe bindjet ndryshuan ndaj shtatore e buste rifilluan të vendosën të ekspozuara e të prekshme për popullin në sheshe, lulishte e shetitore, duke kulmuar me rilindjen italiane.
Sa i përket Shqipërisë, ky art e ka nismën e tij në gjysmën e parë të shek. 20-të. Ishte Odise Paskali që u dha qyteteve të Vlorës, Korçës e Gjirokastrës të parat shtatore e buste me rastin e 20 Vjetorit të Pavarësisë. Me skulpturat monumentale të “Flamurtarit”, “Luftëtarit Kombëtar”, Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos, Paskali u dha qytetarëve përjetimin e kënaqësisë e ndjenjave që jep arti me synim përjetësinë historike. Janë të vetmet vepra në vendin tonë që i kanë shpëtuar rrëzimit, shëmbjes e shkatërrimit.

Monumentet e bustet skulpturore që ju kushtuan mbretit Zog I e familjes mbretërore nuk ju gjendet më nishan. Ato, sapo Shqipëria ra nën sundimin italian, u zhdukën. Filluan të vendosen të tjera që ju kushtuan perandorit Viktor Emanuel dhe Benito Musolinit, alias Duçes. Natyrisht që me ardhjen e pushtuesit gjerman ato do hiqeshin. Ngeli përpos se shtatorja e gjeneral Enriko Tellinit, martirit që mbrojti kufijtë e Shqipërisë së Jugut e që u vra nga bandat e shtetit grek se bashku me katër anëtarë të tjerë të ekipit. Nuk vonoi që shqiptarët e verbër të vitit 1945, ta rrëzonin shtatoren e “italianit pushtues” dhe mbi bazorelievin e tij para lulishtes tek parlamenti të vendosnin një bust të Qemal Stafës, të cilin, me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, do ta shkulnin bashkë me bazorelievin.
Momenti i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, 20 shkurti, përkujtohet nga Partia Demokratike si dita e triumfit të demokracisë dhe kanë të drejtë! Rrëzimi ishte një akt i rinisë studentore, të cilës ju bashkua pa dallim edhe populli i Tiranës. Nuk ka emra të përveshëm akti, ndonëse përmenden një shofer me kavo, një tjetër që i hodhi lakun dhe aq më pak Sali Berisha, që në këtë moment ndodhej i hypur në një Fiat të sigurimit të shtetit i fotografuar te sheshi i Universitetit (sot Nënë Tereza), që nuk dihet në ç’drejtim shkoi?! Ajo që dihet është se nuk u ndodh as te sheshi dhe as te greva e urisë së studentëve, në krye të së cilës ishte Blendi Gonxhe.

Kjo figurë, politikisht e vdekur, që përmes nxitjes së turmave besnike të tij kërkon medemek të rrëzojë qeverinë me protesta, ka zgjedhur paturpësisht pikërisht këtë ditë simbol që të përdorë, por pa patur asnjë meritë dhe as një grimë ndikim në rrëzimin e shtatores. Nëse krijimi yt fantazmë zotëri, për të marrë lëvdata a përdorur këtë ditë, që duket qartazi se nuk është shënjë e shëndetit të mirë mendor, mund të besohet nga një injorant, por jo nga ata që u ndodhën atë ditë në shesh?! Rrëzimi ishte veçse aspiratë e popullit, rrymë e kohës, që fatkeqësisht për ju Sali Berisha, në këtë ditë nuk ndodheshit në këtë rrymë, në këtë rrjedhë njerëzore që zhurmoi nga Sheshi Skënderbej deri te qyteti i studentëve! Prania juaj Sali, si faktor në këtë ditë ka qenë baraz me zero.
I pa mbështetur nga opinioni i gjërë, nga shoqëria civile, nga intelektualët e studentët, nga ndërkombëtarët, për të cilët je shpallur “I pa dëshirueshëm”, dështimin e protestës, duke përdorur e shpërdoruar këtë datë kujtesë, e ke të sigurtë! Betimi juaj se sot do rrëzoni Edi Ramën është i shkruar në ujë.

Next Post
Foltorja proteston, Rama në Turqi/ Noka: Beteja për liri s’fitohet me pranga. Është një turist shëtitës, jo kryeministër

Foltorja proteston, Rama në Turqi/ Noka: Beteja për liri s’fitohet me pranga. Është një turist shëtitës, jo kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In