• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori shqiptare/Mjek dhe prind të mirë në kohën e COVID-19 në spitalet italiane

by Java News
28/06/2020 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tashmë është ora pesë, duhet të nxitoj për në punë, puth fëmijët dhe vendos maskën”.

Kështu nis dita për Zhuljeta Ceni, një mjeke shqiptare në Itali, e cila së bashku me bashkëshortin e saj Altin Kola kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit COVID-19 në vendin fqinj.

Prej 20 vitesh ata kanë emigruar në Itali, menjëherë pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Ata u vendosën në Nettuno, një qytet në provincën e Romës, ku më pas me kalimin e viteve krijuan familje me dy fëmijët e tyre Martina (15) dhe Andrea (10).

Në Itali patën mundësi të zhvillonin karrierën e tyre profesionale, Altini si mjek pranë spitalit I.C.O.T në Latina, qendër hyperbarike, dhe Zhuljeta si mjeke laboratori pranë spitalit S. Maria di Loreto Nuovo në Napoli.

Ata rrëfejnë në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se në spitalet ku punojnë u përballën drejtpërdrejt me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Sa mbaruam Universitetin në 1998 nisëm një sfidë të re, emigracionin, me ide të qarta për të krijuar një të ardhme ndryshe nga ajo që kishim jetuar deri në 1998. Kështu në fund të 1999 erdhëm në Itali, ku brenda pak kohe, me vullnetin e dëshirën që karakterizonte çdo shqiptar në atë kohë arritëm të ushtrojmë profesionin tonë si mjek”, tregon Zhuljeta.

“Me entuziazmin e një mjeku të ri dhe oportunitetet që ofroheshin u futëm në një ritëm jete me shpejtësi të jashtëzakonshme. Për shumë persona të jesh mjek është privilegj edhe ne për shumë kohë jemi munduar ta bindim veten që është privilegj e duke shtuar mbrapa që është detyrë, pasion, përkushtim, rrezik, stres, por është dhe kënaqësi pa fund që të kuptosh e të veprosh për të shpëtuar jetë”, vijoi ajo.

Zhuljeta, si mjeke laboratori në spitalin S. Maria di Loreto Nuovo në Napoli ishte personi ku bëheshin analizat e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19.

Ajo shprehet se ditët e para ishin mjaft të vështira pasi pak njihej nga virusi COVID-19 dhe ende nuk dihej shkalla e madhe e përhapjes. Por rrefën ajo me kalimin e ditëve përveç të panjohurës u shtua shumë edhe numri i pacienteve me koronavirus të shtruar në spitalin ku punonte.

“COVID-19 na hoqi kënaqësinë e të qenurit mjek që me vdekjet e para, hoqi besimin në vetvete, hoqi sigurinë, shtoi stresin, rrezikun, shtoi fajin për pafuqinë për të mundur virusin, kur të gjithë shihnin mjekët si heronj, ne shihnim veten si të paaftë për të luftuar me një armik të panjohur, por të vendosur për të qenë në front të luftës”, shprehet Zhuljeta.

“Fillimi i marsit ishte periudha më e vështirë për ne. Me mbylljen e shkollave për prindër që punojnë si mjekë, stresi nuk vinte nga frika ndaj virusit, por si do të arrinim të ishim prind e mjek në të njëjtën kohë, larg nga familjet e të afërmit si do të organizohemi për turnet e natës që të mos mbeteshin vetëm fëmijët”, theksoi ajo.

“Si mund t’i mbronim ata nga rreziku që ne ekspozoheshim çdo ditë, duke qenë që spitali ku punoja në mars u kthye vetëm COVID.  24 orë në ditë nuk mjaftonin, mësues matematike dhe gramatike paradite, mama dhe baba në drekë, shok e shoqe loje pasdite e natën në punë. Po të arrinim të ishim të gjithë bashkë një ditë të tërë në javë ishte luks. Mbase ritmi i shpejtë e pa pushim që u detyruam të aplikojmë nuk na linte kohë që të mendonim e reflektonim për situatën që po jetonim”, rrëfen ajo për ATSH-në.

Nga ana tjetër në spitalin ku punon doktor Altini si mjek hyperbarik, edhe pse nuk ishte spital COVID, puna vazhdoi njëlloj si më parë duke marrë gjithë masat e sigurisë ndaj COVID në mënyrë që të mos ndërprisnin vazhdueshmërinë terapeutike të pacientëve në trajtim duke qenë e vetmja qendër funksionante në të gjithë prefekturën e Lacios.

Ai shprehet se ka qenë e vështirë fillimisht të përballej me këtë sëmundje e cila ishte e panjohur dhe ende ka disa aspekte që akoma nuk njihen tamam.

Ai thekson se në spitalin ku punon u morën të gjitha masat mbrojtëse. “Në spital vinin pacientë të cilët kërkonin përkujdesje”, tregon ai.

Aktualisht, situata duket më e qetë, por të gjithë i druhen një rikthimi apo një vale të dytë, e cila sigurisht do të sillte sërish vështirësi në sistemin shëndetësor.

I pyetur sesi e vlerëson situatën që kaloi edhe vendi ynë në këtë pandemi, doktor Altini u shpreh se Shqipëria arriti ta përballojë shumë mirë valën e parë të pandemisë, duke pasur një numër të vogël të prekurish.

“Ndryshimi i Shqipërisë me Italinë është sepse popullsia në Shqipëri është ndryshe, vendbanimet janë ndryshe. Në fakt përhapja në Shqipëri ishte më e madhe aty ku kishte njerëz që vinin nga jashtë sidomos me Italinë dhe ku dendësia e popullsisë është e lartë për shembull Durrësi, Tirana, Shkodra, Kruja, kurse pjesa lindore e Shqipërisë ku dendësia e popullsisë është e ulët ka një përhapje më të paktë të virusit”, thotë ai.

Ai thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ndërgjegjësohen që virusi ende nuk është larguar dhe se duhen zbatuar dhe ndjekur me përpikmëri të gjithë këshillat e mjekëve si dhe duhet patur kujdes me higjienën personale.

Next Post
Parashikimi i motit/Temperaturat do shkojnë deri në 36 gradë celcius

Parashikimi i motit/Temperaturat do shkojnë deri në 36 gradë celcius

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Janë organizatë kriminale”\ Avokati Beqiri: Meta tha se kokëpalarët u vranë më ‘21 janar’

“Saliu ka kryer akte terroriste”, Beqiri: Vrau Olldashin me aksident të inskenuar, njësoj si Trebickën

May 7, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Devoll, dyshimet e para

May 7, 2026
SHËNIM / Berisha dhe Brukseli që ekziston vetëm në konferencat e tij për shtyp

SHËNIM / Berisha dhe Brukseli që ekziston vetëm në konferencat e tij për shtyp

May 7, 2026
Helmimi i 40 studentëve të Akademisë së Sigurisë, pranga teknologut dhe kuzhinierit

Helmimi i 40 studentëve të Akademisë së Sigurisë, pranga teknologut dhe kuzhinierit

May 7, 2026
Lamallari në OKB: Shqipëria, vend tërheqës për ata që duan të kthehen dhe për të huajt që investojnë

Lamallari në OKB: Shqipëria, vend tërheqës për ata që duan të kthehen dhe për të huajt që investojnë

May 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

May 7, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E ndjen që e ka fundin tragjik”, Beqiri: Berisha përgjegjës për 8 vrasje në familjen Haklaj

May 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Po tentohet të kthehet tabloja politike e viteve para 2008-ës

May 7, 2026
Një bukë, pak vezë dhe… Si mbijeton 23% e shqiptarëve që jeton me 681 lekë në ditë

Një bukë, pak vezë dhe… Si mbijeton 23% e shqiptarëve që jeton me 681 lekë në ditë

May 7, 2026
Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Zogaj: Reforma e sistemit zgjedhor të diskutohet me maturi, të bëhet me referendum

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In