• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Histori qesharake, thanë se Gjergj Luca do hapte dyqan peshku në vend të shkollës”/ Balla: PD ofron grushta për sipërmarrjen

by Java News
07/04/2021 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me banorët e Menglit në Elbasan.

Ai theksoi se Partia Demokratike kërkon votat me njerëz që sipas tij, guxojnë të ngrejnë dorën mbi sipërmarrjen.

“Këtu në Mengël para dy vitesh kemi pasur histori sa qesharake aq edhe që tregon se sa e zhytur në mllef është PD. Po ta mbani mend për shkollën tonë këtu hapën llafin se Gjergj Luca do hapte dyqan peshku. Ku është dyqani i peshkut? Keni parë gjë dyqan peshku?”, tha Balla.

Kandidati me numrin 8 në qarkun e Elbasanit tha se Berisha dhe Meta nuk kanë çfarë ti sjellin më Shqipërisë, pasi kanë mbajtur poste të rëndësishme qeverisëse.

“Një parti që thonë që është Luli kryetar, por në fakt është Saliu. Nuk po merrem me ekipin e LSI-së se ekipi i LSI është një thes i mbushur me njerëz të fshehur nga Drejtësia. Çfarë mund t’i japë më Mengëli Elbasani dhe gjithë Shqipëria Sali Berishës dhe Ilir Metës? Sali Berisha dy herë kryeministër, dy herë President, Ilir Meta dy herë kryeministër, njëherë Kryetar Parlamenti, njëherë President. E çfarë ndryshimi do sjellin këta? Vota në 25 prill është një votë për t’i dhënë mundësinë Edi Ramës që atë që ka bërë në çdo cep të Shqipërisë, të vijë ta bëjë edhe këtu në Mengel”, përfundoi Balla.

Sipas drejtuesit politik të selisë rozë në Elbasan, oferta që vjen nga PD-ja janë grushtat mbi sipërmarrjen.

“Sot kjo zonë këtu punëson disa qindra burra, gra, vajza etj. Është e pamundur që ne të garantojmë mirëqenie për të gjithë nëse nuk garantojmë fabrika prodhimi, njësi prodhimi. Po si do vijnë njësitë e prodhimit, fabrikat këtu tek ne nëse ne nuk garantojmë sigurinë juridike të tyre? Oferta që vjen nga krahu tjetër janë grushtat mbi sipërmarrjen.

Kjo është oferta që sjell sot PD. Partia Demokratike vjen kërkon votat në Mengel apo në Labinot  me njerëz të cilët guxojnë të ngrejnë dorën mbi sipërmarrjen. E njerëzit duhet të kuptojnë që nuk ka kohë për pushim. Nuk ka një alternativë tjetër më të mirë se ajo që ofron Edi Rama dhe Partia Socialiste. Ajo që duhet të bëjmë domosdoshëmërisht është të garantojmë mbështetje për të rinjtë. E vërteta është që këtu në Elbasan, numri i shkollave të rindërtuara, të rikonstruktuara po rritet dita-ditës.”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se PS u vendos përballë sfidave të forta siç ishte tërmeti dhe pandemia. Ai shtoi se në vitin 2013, i gjetën familjet që trajtoheshin me ndihmë ekonomike, në një skemë lëmoshe.

“Unë dua të marr përgjegjësitë që më takojnë, por dua të them që nuk kanë qenë dy vite normale të një pune që duhet të ishte bërë, por kanë qenë dy vite të një sfide që na vuri përpara. Na u vu përpara sfida e dy tërmeteve dhe sfida e pandemisë. Solidariteti është ai që duhet të mbizotërojë. Këto sprova unë mendoj se na kanë dhënë disa mësime të rëndësishme. Kohë të vështira kanë nevojë për udhëheqës të fortë.

Falë Zotit na u dha mundësia të qeverisim vendin prej 2013-ës e që arritëm të garantojmë një sistem shëndetësor sot të aftë për tu përballur me këtë situatë që u gjendëm përpara. Ne nuk e dinim që do të vinte 2020-ta, por dinim që familjet në nevojë kanë më shumë kujdes. Ne këtu në Elbasan, në vitin 2013 i gjetëm familjet që trajtoheshin më ndihmë ekonomike në një skemë lëmoshe. Unë e di që edhe sot që është 120, 130 apo 140, ndoshta është pak, por sigursht nuk ka të krahasuar me atë që gjetëm në 2013-ën.”, tha Balla.

g.kosovari

Next Post
Shehi garanton shqiptarët: Nuk do t’ju lejmë jashtë Europës, së shpejti do të vijë kulmi

"S’jam dakord me fushatën e Bashës"/ Aleati kritika kryedemokratit: PD pa LSI s’ka asnjë shans. Pas zgjedhjeve opozita ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In