• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori përrallash/ Emiri i Katarit kthehet pas 21 vjetësh te plaka bamirëse italiane

by Java News
19/08/2018 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ITALI-Teresa Borsetti, një stërgjyshe 89 vjeçare, kurrë nuk e do kishte imagjinuar të ritakonte pas 21 vitesh, atë burrë elegant arab, që i kërkoi vite më parë të përdorte tualetin e saj të shtëpisë.

Atëherë Hamad bin Khalifa al-Thani, sheik i Katarit dhe një nga njerëzit më të pasur të planetit, themelues i Al Jazeera si dhe pronar i Qatar Airways, ndodhej në lungomaren e Brindisit, ku sapo kishte zbritur nga anija e tij, e cila kishte ankoruar për një problem teknik.

Al –Thani eci më këmbë përgjatë rrugës Regina Margharita si një turist i çfarëdoshëm. Pas shëtitjes që zgjati sheiku kishte pasur nevojë të shkojë në tualet. Por ishte vonë, pasi baret dhe restorantet ishin të gjitha të mbyllura.

Hap pas hapi ai u gjend në qendrën historike të «Sciabiche». Në pragun e një porte e ulur në buzë të saj ishte Teresa që atëherë ishte 68 vjeçe. ‘Keni nevojë për ndonjë gjë?” i kishte thënë gruaja , që ishte nënë e dhjetët fëmijëve. ’Nje tualet më duhet”, ishte përgjigjur Sheiku. ”Ju lutem hyni”, kishte thënë gruaja. Kur al-Thani e kishte falënderuar, i kishte premtuar gruas së do kthehej ta takonte sërish. Dhe nuk ishte thjesht një frazë e përdorur nga rrethanat, sepse Sheiku u kthye për ta parë Gjyshe Terezën. 21-vjet më pas , al-Thani zbriti nga një yaht i ri, shumë më i madh se ai i atëhershmi. I pagëzuar me emrin ‘Katara’, ai është prodhuar në një kantier në Brema në 2010, është i gjatë 124 metra, vlera e tij është e pallogaritshme, sepse në bord përveç arit dhe luksit, ka edhe makina dhe helikopterë. Gjatë ndalimit në Brindisi, al -Thani ka shprehur dëshirën për të vizituar atë gjyshe shumë të sjellshme që i hapi shtëpinë 21 vite më parë.

Sigurisht që lajmi i mbërritjes së sheikut në provincën salentiane nuk mund të mos binte në sy. Sheiku së bashku me eskortën e sigurisë ka mbërritur në “Sciabiche” dhe më në fund ka gjetur Terezën.

Ajo s’ka ndryshuar aspak pavarësisht 21 viteve, është po aq allegro dhe ka të njëjtin vështrim si atëherë.

Kur Sheiku ka shkuar të takojë të moshuarën 89 vjeçare, së bashku me të ishin dhjetë fëmijët dhe rreth 30 nipër e mbesa. Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë, tregon në një rrëfim të detajuar gazeta Nuovo e Publias. Tereza ka ofruar kafe dhe ëmbëlsirën tradicionale publieze të mbuluar me mjaltë. Dihet shumë pak për atë çfarë është thënë në atë takim, pasi rregullat e security kanë qenë taksative, asnjë video apo foto. Al-Thani, miliarderi që është pronar i dyqaneve Harrods, I skuadrës së futbollit Paris Saint Germain dhe i hotelit Gallia në Milano, dhe ka një pasuri marramendëse, I ka thënë njërit prej djemve të gruas që është impresionuar së tepërmi nga bujaria e gruas atëherë. ”Ajo i hapi shtëpinë një të panjohuri që kishte nevojë, një gjest kortezie që nuk e kam harruar kurrë”, kishte thënë ai shumë i prekur.

Sheiku al-Thani thuhet se i ka bërë Terezës një dhuratë, që mbetet top secret dhe ka qenë e pamundur të dihet se për çfarë behej fjalë, por mbi të gjitha ai i ka bërë një ftesë: ’Hajde më tako së bashku me të gjithë familjen tënde” dhe ka paguar biletat për të gjithë pjesëtarët e familjes së gjyshe Terezës.(BW)

Next Post
Memaliaj/ Bombola e gazit shkrumbon plotësisht banesën

Memaliaj/ Bombola e gazit shkrumbon plotësisht banesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

May 15, 2026
Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

May 15, 2026
Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

May 15, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“Egoja në politikë të fundos”, Mesazhi i Thaçit nga Haga për politikanët

May 15, 2026
Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

May 15, 2026
Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës (7 arsyet)

Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës (7 arsyet)

May 15, 2026
Përlotet Pacolli: Kisha rrobat e grisura në shkollë. Shkova në shtëpi dhe nëna më fshiu lotët

Përlotet Pacolli: Kisha rrobat e grisura në shkollë. Shkova në shtëpi dhe nëna më fshiu lotët

May 15, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

May 15, 2026
Trump nuk largohet pa marrëveshje? Nis raundi final i bisedimeve me liderin kinez

Trump nuk largohet pa marrëveshje? Nis raundi final i bisedimeve me liderin kinez

May 15, 2026
Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In