• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori e denjë për filma thriller/ Si u grabit në Mykonos miku i Putin, reperi i njohur…

by
03/07/2022 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet greke janë alarmuar nga veprimi i “gishtave të artë” dhe vjedhja misterioze në vilën në Super Paradise ku po qëndronte muzikanti multimilioner 33-vjeçar Timati dhe shoqëria e tij.  Historia ngjan me një film thriller dhe është publikuar nga media helene Prothema.

Po si ndodhi ngjarja?

Multimilioneri rus 33-vjeçar, Timati mik i Putinit  i cili konsiderohet si një nga njerëzit më të njohur jo vetëm në Rusi por edhe më gjërë ka mbërritur në Mykonos më 17 qershor së bashku me shoqërinë e tij.

Ata kanë marrë një vilë luksoze me qira në ‘Super Paradise ‘ por më interesantja është ajo që ndodhi në mesnatën e së martës.

Shoqëria e Timatit u kthye në vilë pak para orës 12, secili shkoi në dhomën e tyre të gjumit, ku u ndërruan dhe të gjitha gjërat e tyre me vlerë i vendosën sipër komodinave.

Me dyert dhe dritaret të gjitha të hapura ata u drejtuan drejt dhomës së ngrënies që është rreth 30 metra larg, në qendër të vilës.

Sapo ato u mblodhën të gjithë erdhën dy persona të tjerë për t’ju sjellë nargjilenë që kishin porositur.

Në atë moment ndodhi diçka shumë e çuditshme.

Rezidencës iu fikën dritat.

Ky ishte momenti kur ndodhi dhe vjedhja.

Pa e kuptuar hajdutët kanë hyrë në dhomat e gjumit të vilës luksoze dhe kanë marrë të gjitha sendet me vlerë të turistëve rusë.

Vetëm ora Richard Mille që ata kanë vjedhur kushton 300.000 euro, ndërsa bizhutë me diamante kapin shifra marramandëse.

Në të njëjtën kohë, ata gjetën mundësinë për të vjedhur  një çantë Chanel me vlerë 8000 euro, një tjetër Louis Vuitton dhe pesë palë syze dielli me vlerë mijëra euro.

Vjedhja është zbuluar pak para orës dy të mëngjesit , kur është vënë në dijeni përgjegjësi i vilës dhe më pas policia e Mykonos.

Për punonjësit e policisë së ishullit luksoz grek çështja vlerësohet tejet e rëndë.

Mënyra se si veproi banda tregon se ata ishin profesionistë të organizuar.

Nuk mund të përjashtohet mundësia që zgjedhja të jetë e rastësishme, pasi në një vilë që jepet me qira 28 mijë euro në javë, banorët janë shumë të pasur dhe sigurisht që fshehin bizhuteritë, veshjet dhe aksesorët që vlejnë me qindra mijëra euro.

Pas dëshmive të marra nga rusët, policia greke po “skanon” ishullin, po kontrollojnë çdo të dyshuar, kanë marrë kamerat e sigurisë dhe dëshmi për atë që ndodhi natën fatale.

Timati është një figurë enigmatike që doli nga realiteti muzikor “Fabrika e Yjeve”, gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2004 në Greqi, dhe në më pak se dy dekada kaloi në klubin e milionerëve.

Reperi rus nuk shkruan vetëm muzikë, ai është i përfshirë dhe në industrinë e uniformave për ushtrinë ruse, por edhe në zinxhirin e burgerëve me logon e Black Star.

Në vitin 2015, ai publikoi himnin për presidentin rus “Shoku im më i mirë është Vladimir Putin”.  E nëse shoëbizi dhe biznesi janë diçka në të cilën ai është dalluar, po aq interesante është edhe jeta personale e 33-vjeçarit, pasi në çdo dalje të tij publike kujdeset të mbledhë rreth vetes modele mbresëlënëse.

I divorcuar dhe baba i një vajze që pati me super bukuroshen Alena Siskova, reperi ekscentrik i cili ka dobësi tatuazhet dhe diamantet pati një lidhje të shkurtër me Anastasia Resetova.

Më pas  u hodh në krahët  e  supermodeles nga Ukraina Sasha Dony  për të përfunduar këtë verë në ishullin e erërave me një vajzë brune mistrerioze.

/e.d

Next Post
“Bandit i pamëshirshëm”/ Mediat greke bëjnë profilin e 48-vjeçarit shqiptar: Ishte arrestuar 7 herë! I aftë në…

"Bandit i pamëshirshëm"/ Mediat greke bëjnë profilin e 48-vjeçarit shqiptar: Ishte arrestuar 7 herë! I aftë në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri polak publikon kërcënimet që mori pas atentatit të homologut të tij në Sllovaki

Alarmi polak për Ukrainën: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit!

July 14, 2026
Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

July 14, 2026
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

July 14, 2026
Operacioni i fshehtë izraelit, “Mossadi” u përpoq të rekrutonte ish-presidentin iranian

Operacioni i fshehtë izraelit, “Mossadi” u përpoq të rekrutonte ish-presidentin iranian

July 14, 2026
Bojkoti i Kuvendit, zbulohen mesazhet në PD kundër vendimit të Berishës: Nuk do shkojmë të flasim për…

Bojkoti i Kuvendit, zbulohen mesazhet në PD kundër vendimit të Berishës: Nuk do shkojmë të flasim për…

July 14, 2026
Serbia dhe SHBA nisin dialogun strategjik, Gjuriq: Mesazh se vendi ynë perceptohet si një partner dhe vend mik

Serbia dhe SHBA nisin dialogun strategjik, Gjuriq: Mesazh se vendi ynë perceptohet si një partner dhe vend mik

July 14, 2026
“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Ulsi Manjën: Më jep fjalën ose po largohem…

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Ulsi Manjën: Më jep fjalën ose po largohem…

July 14, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK gjen ‘qitësin e dytë’. Debate në gjyq për Sky Ecc…

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK gjen ‘qitësin e dytë’. Debate në gjyq për Sky Ecc…

July 14, 2026
Lamtumire Todi Llupi! Ndahet nga jeta ikona e humorit fierak

Lamtumire Todi Llupi! Ndahet nga jeta ikona e humorit fierak

July 14, 2026
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në një rrezik të madh

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në një rrezik të madh

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In