‘’Histori domethënëse suksesi’’/ Rama sjell videon: Prej e-Albania qytetarët kursyen 1,363,078.4 €

Screenshot 2

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video dedikuar platformës elektronike qeveritare E-Albania që e cilëson si një histori domethënëse e suksesit për vitin 2020.

Rama thotë se nëpërmjet E-Albania, shqiptarët kursyen 1 milion e 363 mijë e rreth 75 euro nga gjenerimi elektronik i 2 milion e 686 mijë e 32 dokumenteve.

Po ashtu sipas tij u evituan 293 vite pritje në radhë teksa platforma u shërbeu në një vit plot 1.5 milion qytetarëve.

STATUSI NGA EDI RAMA

#RevolucioniDigjital2020📲💻

🇦🇱E-Albania një nga historitë domethënëse të suksesit për vitin që lamë pas, do të vazhdojë këtë vit me lehtësimin e mëtejshëm të shërbimeve të shtetit ndaj çdo qytetari, në Shqipëri dhe anekënd botës🤝

✅ 1023 shërbime, deri para pak vitesh përmes radhave, zvarritjeve e bakshisheve, sot përmes platformës https://e-albania.al direkt nga celulari apo kompiuteri😍

✅ 1.5 milionë qytetarë dhe biznese të shërbyer në një vit😊

✅ Institucionet ndërkombëtare nga OECD, OKB, DASH e deri tek KE, e konsideruan historinë e suksesit të e-Albania, arritjen më domethënëse në rajon në fushën e modernizimit të shërbimeve😉

BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com