Një nënë 42 vjeçare është paraqitur në ambientet e komisiariatit të qytetit të Kuçovës për të denoncuar largimin e vajzës së saj të mitur me inicialet A.T.
Por 15 vjeçarja, e shoqëruar nga një 26 vjeçar me inicialet K.T, banues në fshatin Gegë, është shfaqur në komisariat dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për vlerësim./a.k