• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histeria e atdhedashurisë si nderi i tutorëve të prostitutave

by Mentor Kikia
02/09/2017 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Ne shqiptarët i kemi mbushur mendjen vetes se jemi njerëz të besës, e madje këtë e kemi një institucioin të hipotekuar në “arkivën” e pasurive tona kombëtare. Gjithashtu i kemi mbushur mendjen edhe se nderi për ne është gjeja më e shenjtë. Dhe në këtë pikë ne jemi shumë të qartë, që për nder kuptojmë atë seksual, pra mbrojtjen e nderit të femrës.

Por asnjëherë se kam kuptuar se si është e mundur që burrat që të vrasin për nder, mbushën rrugët e Europës me vajzat e vendit të tyre, madje edhe në farefis, që i shfrytëzojnë për prostituta? Si shpjegohet që këta soj burrash bëjnë dasma me krushqi e unaza në vendin e tyre, dhe sapo mbërrijnë në Itali e Holandë, nuset i nxjerrin në rrugë për ti shfrytëzuar si prostituta?

Këto realitete kontradiktore, mu kujtuan ndërsa prej dy ditësh ka shpërthyer kudo histeria e atdhedashurisë, për mbrotjejn e figurës së Skënderbeut, pasi Komuniteti Mysliman vendosi një ekran në sheshin “Skënderbej”, kur do të kryehej falja e Bajramit. Sa i takon ekranit, unë ndaj mendimin se ajo është cështje këndvështrimi. Nga diku shtatorja nuk shikohej plotësisht, e nga diku shikohej. Eshtë si puna e eksplisit, që në një continent shikohet i plotë, diku i pjesshëm e diku nuk shikohet fare. Unë mendoj se këto lloj histerish shpërthejnë sa herë preket diku sedra historike dhe atdhetare. Por a janë vertet kaq atedhetarë shqiptarët? A iu dhimbset vërtet historia dhe vendi i tyre kaq shumë sa bërtasin nëpër media e rrjetet sociale?

Unë them që jo! Ata që bërtasin për një ekran ne sheshin “Skënderbej”, përse nuk bërtitën kur Kalasë së Mamicës në Petrelë i ndërtuan mu në majë një mejhane që pjek qofte dhe pula?

Këta që bërtasin kaq shumë për historinë, përse nuk shqetësohen për shkatërrimin e trashëgimisë, poshtë e lart, nëpër qytete e male?

Këta që e duan kaq shumë Shqipërinë, përse nuk e shprehin dashurinë ndryshe, duke bërë më shumë për ta shpëtuar këtë vend nga shkatërrimi dhe rrënimi që po i bëhet cdo ditë në male, fusha, lumenj e dete?

Ka shumë mënyra për të treguar se sa shumë e doni këtë vend. Më e gabuara është të fusni përcarje fetare.

Next Post
Këto janë 5 bimët që do t’ju japin energji pozitive

Këto janë 5 bimët që do t’ju japin energji pozitive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

August 8, 2026
Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

August 8, 2026
Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

August 8, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Papunësia zbret në 8.4%, Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, të ardhurat për frymë 12,200 euro në 2026

August 8, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rregullorja Bani, defibrilatori që nuk i ritmon dot gjyqet e (pa)hapura

August 8, 2026
Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

August 8, 2026
Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

August 8, 2026
A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

August 8, 2026
“Trend Hunter”: Ndryshimi i jashtëzakonshëm i Piramidës së Tiranës

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

August 8, 2026
Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com