• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hirësi Asti fronëzohet si Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës

by A R
23/11/2024 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datën 21 Nëntor në orën 12:00 u zhvillua Shërbesa e Fronëzimit të Hirësi Astit si Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës me pjesëmarrjen e Fortlumturisë Tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit edhe I Gjithë Shqipërisë z. Anastas si edhe Antarëve të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Mitropolitët i Korçës Hirësi Joani, i Fierit Hirësi Nikolla, i Elbasanit Hirësi Andonit, i Amantias Hirësi Nathanaili, klerikë dhe besimtarë nga e gjithë Shqipëria në katedralen e “Shën Dhimitrit” në Berat dhe në praninë e popullit shpresëtar, përfaqësuesve fetarë dhe politikë.
Shërbesat e shenjta nisën në mëngjes me Mëngjesoren dhe Meshën Hyjnore me rastin e të Kremtes së Hyrjes së Hyjlindëses në Tempull të drejtuara nga Mitropoliti i Korçës Hirësi Joani dhe Mitropoliti i Fierit Hirësi Nikolla me pjesëmarrjen edhe të klerikëve të Mitropolisë.

Në orën 12.00 me mbërritjen e Kryepiskopit Anastas dhe të Antarëve të Sinodit të Shenjtë në katedralen e Shën Dhimitrit në qytetin e Beratit, në praninë e përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve fetare, atij Mysliman, Katolik, Bektashi, Ungjillor dhe Alavit, si edhe të përfaqësuesve të pushtetit lokal, vendor dhe politik të Beratit dhe më gjerë.

Në nisje të Shërbesës u lexua vendimi i Sinodit të Shenjtë të KOASH për zgjedhjen me vota të plota të Episkopit të deritanishëm të Bylisit Imzot Astit dhe Protosingjel i Kryepiskopatës së hirshme si Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës.

Më pas Kryepiskopi Anastas në fjalën e tij ndër të tjera theksoi:

“Jam shumë i bindur se do të vazhdojë veprën e shkëlqyer të paradhësit të tij, vëllait të tij Ignat i cili me shumë përkushtim shërbeu në këtë Mitropoli të Shenjtë dhe që do të ketë kujdes që do të jetë gjithmonë në vendin dhe në formën e Krishtit sepse ky është roli i Episkopit.

Në emër të të gjithëve ne që jemi këtu dhe përshëndesim këtë fillim të punës së tij në këtë Mitropoli dua ta uroj por edhe t’i kujtoj se vepra e tij duhet të jetë gjithmonë një vepër bese.

Mundi i tij të jetë gjithmonë një mund dashurie. Shpresa e tij të jetë gjithmonë e lidhur me durimin. Nuk është fare i lehtë roli i Episkopit në ditët e sotme aq më tepër në një vend kaq të rëndësishëm siç është ky qytet dhe kjo Mitropoli”.

Mitropoliti i sapozgjedhur Hirësi Asti para Sinodit dhe të pranishmëve u shpreh: “Brenda kësaj atmosfere të gëzueshme që përjetojmë sot të gjithë së bashku, dua të shpreh me pak rreshta mbushur plot dashuri, përkushtim dhe emocion, një mirënjohje dhe falënderim të thellë ndaj Perëndisë Triadik që më ka dhënë bekime të panumërta, dashuri për një shoqëri dashurie me Të dhe me njerëzit, vlerësime e ftesë të shërbej e të punoj në vreshtin e Tij, si meshtar, bashkëpunëtor, ungjillëzues, mësues e bari të Kishës së Tij.
Të njëjtën mirënjohje shpreh edhe ndaj jush Fortlumturi dhe të gjithë të nderuarve vëllezër hierarkë të Sinodit të Shenjtë, që më thirrët përsëri në një hap tjetër të ri e të madh për të më besuar shërbimin baritor të Mitropolisë së Shenjtë të Beratit, Vlorës, Kaninës dhe Lushnjës”.

Protobresviteri i Mitropolisë së Beratit Ikonom Stavrofor Atë Joan Qako i uroi mirëseardhjen Hierarkut të Beratit, Vlorës dhe Kaninës në emër të klerikëve të Mitropolisë por edhe popullit shpresëtar.
Festimet e kësaj ditë u përmbyllën me një drekë falenderuese në një nga restorantet e qytetit.

Next Post
Avokatët e dosjes “Metamorfoza” reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit

Avokatët e dosjes "Metamorfoza" reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

February 10, 2026
Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, 14 të plagosur

Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, 14 të plagosur

February 10, 2026
Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

February 10, 2026
Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

February 10, 2026
LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

February 10, 2026
VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

February 10, 2026
Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

February 10, 2026
VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

February 10, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

February 10, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Dështon rivlerësimi i pronave? Ligji, peng i akteve nënligjore të Ministrisë së Financave

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In