• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hiqni postblloqet policore”/ Grupi i Alibeajt propozon ndryshime në Kodin Rrugor: Përgjysmim i gjobave!

by
18/11/2022 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetë të PD-së, pjesë e grupit të Alibeajt kanë bërë sot disa propozime për ndryshimet në Kodin Rrugor.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit i Veprimtarisë Prodhuese, ndër propozimet e parashtruara ka qenë ulja e vlerës së gjobave për shoferët me 50 % të vlerës së përcaktuar në Kodin rrugor, pasi pretendohet se në vendin tonë shifrat e masave administrative janë shumë të larta.

Po ashtu kërkohet heqja e postblloqeve të policisë.

PROPOZIMET E GRUPIT TË ALIBEAJT
Propozohet ulja e vleres se gjobave me 50% te vleres se percaktuar ne KODIN RRUGOR aktual. Kjo per e qene ne perputhje me standartet Europinane. Sot kemi gjoba maksimale sa 6 fishi i pages minimale…
Masa administrative me gjobë konsiston në pagesën e një shume parash ndërmjet një kufiri minimal dhe një kufiri maksimal të përcaktuar për çdo normë, gjithmonë brenda kufirit të përgjithshëm minimal me dyqind e pesëdhjetë lekë dhe kufirit të përgjithshëm maksimal me dyqind mijë lekë.
Propozohet heqja e shërbimeve policore stacionare (POSTOBLLOQET) ne te gjitha akset kombetare perfshire dhe zonat urbane.

 

 

Punonjësit e Policisë së Shtetit, përfshirë të gjitha shërbimet, mund të ngrejnë postblloqe në rrugë vetëm në rast se ekziston një rrezik për rendin dhe sigurinë publike. Urdhëri për ngritjen e një postblloku merret nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit dhe duhet bëhet me shkrim. Urdhëri përmban një përshkrim të qartë të arsyeve për ngritjen e postbllokut. Cdo qytetari që ndalohet nga një postbllok, i lind e drejta të kërkojë të njihet me urdhërin për ngritjen e postbllokut, me përjashtim të rasteve kur kjo mund të cënojë kapjen e autorëve të një vepre penale.

Propozohet sanksionim ne KODIN RRUGOR qe minimalisht 50 % e e posteve per parking ne akset rrugore te jene PUBLIKE pa pagese.
Numri i posteve për parkim publik pa pagesë ne te gjitha rruget duhet të jenë minimumi 50 % i numrti te posteve te parkingut me pagese. Gjithashtu bashkitë marrin masa për të garantuar zona parkimi pa pagesë për të gjithë banorët rezidentë pranë banesës së tyre.”.

Percaktohet ne kod qe cdo qytetare eshte i lire qe ndryshimin e pronesise ta realizoje duke u paraqitur palet prane Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të bërë regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshime të tjera.

Në rast ndryshimi pronësie të mjeteve rrugore ose në rastin kur u jepen në përdorim të tjerëve apo kur lidhen marrëveshje me të drejtë blerjeje, palët paraqiten pranë degës përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të bërë regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshime të tjera. Për kryerjen e regjistrimit, mjafton prania fizike e palëve, dhe shprehja e lirë e vullnetit të tyre, pa pasur nevojë për një akt të shkruar. Në rast kur njëra apo të dyja palët janë në pamundësi fizike për të qenë të pranishëm, ata mund të përfaqësohen nga të tretë nëpërmjet një akti noterial përfaqësimi.
Për te gjithe qytetarët shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri me automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, u lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore nga 15 dite qe eshte aktualisht.

Për automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, kur duhet, dhe që i përkasin qytetarëve shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri, lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore, duke përjashtuar ndonjë shtyrje të mundshme afati, si dhe një targë e veçantë njohjeje, siç përcaktohet në aktet në zbatim.
Pezullimi i lejedrejtimit, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.

Pezullimi i lejedrejtimit të lëshuar nga një shtet i huaj ose vendas, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.

Shpejtesia maksimale e qarkullimit ne autostrada te jete maksimumi 120 km/ore por duke ju referuar standarteve europiane dhe ne perputhje me standartet e projektimit te miratuar qe jane ne fuqi,
Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e njerëzve, shpejtësia maksimale nuk mund të kalojë 120 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane dhe 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.

Propozohet rritja e afatit te kohes se pageses se gjobes pa penalitet dhe me ulje 20 % te vleres nga 5 dite behet 10 dite

1. Të ardhurat nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi, paguhen nga kundërvajtësi brenda 10 ditëve nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon gjobë në vend. Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet 2 për qind kamatë deri në një muaj. Kur gjoba nuk paguhet ose nuk nxirret dot nga të ardhurat e shkelësit, për rastet e drejtuesit të mjetit me motor, bëhet ndalimi i mjetit deri në tre muaj dhe pas këtij afati bëhet shitja e mjetit me ankand, duke i dhënë diferencën në lekë shkelësit.

2. Në të gjitha rastet e parashikuara me gjobë, nëse arkëtimi i vlerës së gjobës nga kundërvajtësi bëhet brenda 10 ditëve nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë, gjoba ulet me 20 për qind të vlerës.

/e.d

Next Post
Emri/ Goditi gazetarin Adriatik Doçi, arrestohet autori i sulmit

Emri/ Goditi gazetarin Adriatik Doçi, arrestohet autori i sulmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

January 9, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

January 9, 2026
VIDEO / Zjarri që dogji tregun e rrobave të përdorura, momenti kur nisën flakët

VIDEO / Zjarri që dogji tregun e rrobave të përdorura, momenti kur nisën flakët

January 9, 2026
Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

January 9, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

January 9, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: 8 Janari, njollë turpi për Berishën! E ka kthyer PD-në në strehë për të mbrojtur familjen e tij

January 9, 2026
Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

January 9, 2026
Rama mbledh “Emergjencat”: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta! Aleatët e shiut na lanë një mal me borxhe

Rama mbledh “Emergjencat”: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta! Aleatët e shiut na lanë një mal me borxhe

January 9, 2026
Dita e sotme parashikohet me reshje shiu dhe dëbore në lartësi, ulen temperaturat

Dita e sotme parashikohet me reshje shiu dhe dëbore në lartësi, ulen temperaturat

January 9, 2026
Dhunë në burgun e Reçit, dy të dënuar përfundojnë në spital

Dhunë në burgun e Reçit, dy të dënuar përfundojnë në spital

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In