Sipas një studimi të Universitetit të Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përdorimi i cigareve elektrike është po aq i dëmshëm sa cigaret e zakonshme.
Studiuesit kanë zbuluar se avujt e cigareve elektrike shkaktojnë dëmtime të ADN-së më shumë se sa cigaret me filtër, për shkak të elementëve kimikë që janë të pranishëm tek avujt.
Rrjedhimisht, mutacionet e shkaktuara nga dëmtimi i ADN-së mund të çojnë drejt shfaqjes së kancerit.
Ky studim që është botuar në revistën ACS Sensors, thotë se shkalla e dëmtimit të ADN-së nga cigaret elektrike varet nga sasia e avullit që thith konsumatori.
a.ç