Një 33-vjeçare është arrestuar nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, pasi i ka marrë një personi 50 mijë eurp me premtimin se do i nxirrte nga burgu një të afërm të dënuar për vrasje në 2015-ën.
Operacioni i koduar “Bënça” ka vënë në pranga 33 vjeçaren A. L., , lindur në Permet dhe banuese në Tiranë.
33-vjeçarja raportohet se ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë pët të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M.
Ky i fundit i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë.
Pas gati një vit hetimesh proaktive u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të ushtruar nga kjo shtetase.
g.kosovari