Pllaka e Sulltan Sulejmanit në hyrje të kalasë së qytetit të Lezhës është hequr për t’u riparuar pasi ajo u gërvisht dy ditë më parë gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.
Pllaka me mbishkrimin Osman ndodhet në laboratorin e IMK-së, njofton Ministria e Kulturës, e cila dënon aktin ë përsëritur të dhunës që është bërë mbi të.
Nga inspektimi i pllakës u konstatua se ka dëmtime në konturin e saj, në pjesën e majtë të sipërme dhe në mes djathtas, dëmtime vërehen edhe në një pjesë të madhe të relievit të shkronjave.