• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hiqet akciza për pijet energjike

by A R
27/11/2017 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër lob duket se ka arritur të bindë qeverinë për t’i shpëtuar një takse. Bëhet fjalë për pijet energjike per të cilat nëse propozimi, që ka kaluar miratimin e komisioneve parlamentare, do të kalojë edhe hallkat e tjera, do të bëjë që këto biznese të kenë zero akcizë. Propozimin në Kuvend e ka dorëzuar deputeti Ervin Bushati i cili ka propozuar që të shfuqizohen disa nene nga ligji për akcizat dhe konkretisht ajo që lidhet me pijet energjike.

“Kreu IX/1 “Pijet energjike” dhe nenet 77/1 “Përkufizime” dhe 77/2 “Detyrimet” shfuqizohen.

Ky ndryshim reflektohet edhe në shtojcën nr.1 që I bashkëlidhet ligjit duke hequr emërtimin dhe nivelet treguese të akcizës për pijet energjike” thuhet në propozimin e bërë nga deputeti socialist Ervin Bushati dhe që ka kaluar miratimin në Komisionin e Ekonomisë ku deputetët e Partisë Demokratike refuzuan të merrnin pjesë, raporton Monitor.

Akciza tek pijet energjike duket të jetë taksa që i ka rezistuar më pak presionit të lobeve duke qenë se qëndroi në fuqi vetëm për pak vite. Qeveria e majtë e vendosi këtë taksë në vitin 2014 duke taksuar çdo litër pije energjike 50 leke dhe me pas u ul ne 30 lekë.

Nenet që shfuqizohen

Neni 77/1

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termin “pije energjike” do të kuptohet:

Pijet që klasifikohen në Kodin e Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave 2202 10 00, të cilat evidentohen me kod shtesë të specifikuar për këtë lloj produkti dhe që kanë në përmbajtje të tyre të paktën një nga përbërësit: sasi kafeine të barabartë ose më shumë se 0,02 për qind të volumit, taurinë, përbërës të guaranës, si teofilinë dhe teobrominë, përbërës të ginsenk, si Rb1, Rb2, Rg1, Rd, Rc dhe Re, inositol, maltodekxtrin, karnitinë, kreatinë, glukuronolakton.

Neni 77/2

Detyrimet

1.Akciza për pijet energjike paguhet duke pasur si njësi matëse 1 litër.

2.Depozituesi i miratuar, pritësi dhe dërguesi i regjistruar janë të detyruar të mbajnë regjistrime

për sasitë e “pijeve energjike”, të blerë, shitur, prodhuar, përpunuar, magazinuar, eksportuar, të

shprehura në litra dhe sipas llojeve.

3.Regjistrimet duhet t’u korrespondojnë të dhënave të deklaratave të importit dhe eksportit,

dokumenteve që shoqërojnë lëvizjen, si dhe dokumentacionit tjetër tregtar./a.m.

Next Post
Tri orë ndjekje, ky është “pirati” vlonjat që i nxorri shkumën policisë në det

FOTOT/ Biznesmeni që financonte grupin e kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

February 24, 2026
Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

February 24, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

February 24, 2026
Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

February 24, 2026
Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In