• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hiqeni nga mendja, nuk e mundni dot Edi Ramën me propagandë!

by Alfred Peza
31/03/2020 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Dikush duhet ti këshillojë liderët kryesorë të opozitës sonë, se të mundësh Edi Ramën për tu rikthyer në pushtet me anë të propogandës, është njësoj si të besosh se do të mbërrish një ditë në Hënë, duke hedhur orë e çast në ajër, raketa prej letre. Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë 6-7 vjet që e bëjnë këtë papushim. E vazhdojnë që ta bëjnë, ende edhe sot, pa u lodhur. Çmenduria është, se duket që do të vazhdojnë ta bëjnë, edhe në të ardhmen.

Në mundësi për të fituar përmes programesh, alternativash, kauzash, të vërtetash, informacionesh të sakta dhe marrëdhënieve me publikun, opozita i është falur propogandës e cila lundron përmes rrymave të spekullimit e gënjeshtrave. Pasqyra më e mirë për ta parë këtë qasje, është ajo e orëve të fundit, kur po rreken dëshpërimisht që të errësojnë, njollosin, përbaltin, eklispojnë dhe zhbëjnë aktin e shkëlqyer të kryeministrit Edi Rama për dërgimin në Lombardi, të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë si kontribut në luftën kundër Covid-19.

Ky akt simbolik solidariteti, i ndërmarrë në kulmin e pandemisë globale, ka marë mirënjohjen e çdo italiani. Duartrokitjen e një pafundësie personalitetesh ndërkombëtare të të gjithmë fushave. Krenarinë e çdo shqiptari kudo ku jeton e punon në rruzullin tokësor. Vëmendjen e çdo europiani. Dhe fokusin e mediave kryesore botërore. Më shumë sesa aksionet politike të Edi Ramës brenda Shqipërisë, ky akt rrit imazhin pozitiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, për të cilin kemi aq shumë nevojë të gjithë.

Të vetmit që nuk e përshëndetën, që nuk e miratuan, që nuk e inkurajuan e nuk iu gëzuan këtij akti, ishin udhëheqësit e opozitës dhe propaganda e saj. Në vend që ti gëzonte si shqiptarë, i ka djegur aq shumë ky akt si politikanë dhe liderë të saj, sa është e dukshme që do tu duhet shumë kohë që ti dalë e keqja.

Ditën e nisjes së mjekëve drejt Italisë, Lulzim Basha e hoqi përfundimisht maskën e engjëllit që u mundua ti vendoste vetes javët e fundit. Doli në një media dhe si kurrë më parë në jetën e tij politike, i ra tavolinës live, me… grushta. Të tjerë politikanë opozitarë poshtë tij dhe mediat pranë tyre, e morën atë për sinjalin e fillimit të operacionit propogandistik të radhës, kundër Edi Ramës. Pasi “propaganda përdor përgjithësisht emocionet primitive si dashuria, frika, besnikëria, urrejtja, paragjykimi” për arritjen e qëllimeve të saj.

Nuk vonoi shumë dhe nisën të përhapnin pa u lodhur, helmin e propogandës së tyre në rrjetet sociale dhe media. Herë duke thënë se mjekët dhe infermierët që kaluan “Adriatikun” ishin të paçertifikuar. Herë se kishin ikur “pa lejen e mamasë”. Se kishte mes tyre që nuk ishin infermierë, por pompistë karburanti. E më tej akoma, çfarë nuk do të thonë tjetër, vetëm që akti simbolik i qeverisë shqiptare të përflitet, përqeshet, banalizohet, amortizohet, minimizohet e në fund fare, mundësisht që të zhbëhet.

A nuk kanë vepruar kështu edhe më parë, kur është dashur që të zhbëjnë reformën në drejtësi? Kur sajuan “Babalen”? Kur sulmuan aksionin kundër lojërave të fatit? Kundër informalitetit në fushën e energjisë elektrike dhe kontrollit mbi territorin? E deri tek aksionet e Operaiconit “Forca e Ligjit” (OFL) kundër AntiKÇK-së?

E njëjta rrugë po përdoret sot, edhe kundër 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që ndodhen në vijën e parë të frontit të luftës kundër Covid-19. Një operacion tipik propogande përmes të cilit po mundohen që ti prezantojnë opinionit publik fakte të seleksionuara, duke dërguar drejt tyre mesazhe të ngarkuara negativisht. Me qëllimin final, nxitjen përmes opinioneve dhe komenteve, reagime emocionale negative dhe jo qëndrime racionale.

Kundër kësaj strategjie, Edi Rama po përdorur atë që di të bëjë më mirë se kushdo tjetër në këtë vend: Marrëdhëniet me Publikun (PR). Siç ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve, e deri vonë me menaxhimin e situatës së tërmetit dhe tani, me luftën kundër koronavirusit. Përmes të cilave ndihmon opinionin që të kuptojë sa më mirë mesazhet qeverisëse që vijnë përmes programeve, projekteve dhe punëve konkrete, e përkthyer në të mirë të çdo qytetari dhe shoqërisë shqiptar në tërësi.

Ndaj nëse vazhdon kështu, Lulzim Basha të mos çuditet qershoin e vitit të ardhshëm, kur ta shohi sërisht Edi Ramën që të bëjë fushatën elektorale me “lodra e dajre” nëpër Shqipëri dhe ai të qëndrojë më pas edhe 4 vite të tjera në opozitë. Kuptohet, nëse do të ketë akoma brenda PD, që do ta mbajnë atë sërisht Kryetar edhe pas kësaj!

Next Post
Kur krahason Tit Vasilin me Qazim Ismailin

Kur krahason Tit Vasilin me Qazim Ismailin

Comments 1

  1. Eljaz says:
    6 years ago

    Sot per sot venit tone i nevoitet vetem EDI RAMA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jetmir Pepa arrestohet në Dubai, pritet ekstradimi në Shqipëri! “Koka” e grupit kriminal trafikoi 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

Jetmir Pepa arrestohet në Dubai, pritet ekstradimi në Shqipëri! “Koka” e grupit kriminal trafikoi 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

June 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Lëreni protestën të nxjerrë udhëheqësin e saj!

June 23, 2026
“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

Pas mbledhjes së grupit të PS/ Rama thërret nesër drejtuesit politikë të qarqeve

June 23, 2026
Lufta me Ukrainën/ Kremlini sinjalizon dialog, kushtëzon paqen me draftin e Stambollit!

Lufta me Ukrainën/ Kremlini sinjalizon dialog, kushtëzon paqen me draftin e Stambollit!

June 23, 2026
Wang Yi kërkon partneritet Kinë-Indi, jo rivalitet!

Wang Yi kërkon partneritet Kinë-Indi, jo rivalitet!

June 23, 2026
‘Tërmet politik’ në Itali, Bloomberg: Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të reja para afatit

‘Tërmet politik’ në Itali, Bloomberg: Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të reja para afatit

June 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Post protestë\ E pabarabarta s’bëhet e barabartë

June 23, 2026
Pronat në proces legalizimi, Braçe: Shqetësues zgjatja e procesit të legalizimit. Kam kërkuar interpelancë me zv.kryeministren

Braçe: Nuk largohem nga PS, do vijoj të jem deputet dhe të kërkoj llogari brenda partisë!

June 23, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Po keqpërdoren simbolet e UÇK-së”, Çupi: Pas protestës qëndron Irani, Goxhaj është zëdhënësi i tij

June 23, 2026
Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In