• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hiqen vizat me Indonezinë dhe Jordaninë, përfitojnë mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit

by Java News
28/09/2015 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hiqen vizat me Indonezinë dhe Jordaninë, përfitojnë mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit

Në kuadër të qëndrimit të tij në Nju Jork për të marrë pjesë në Punimet e Sesionit të 70 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi takime dypalëshe me homologët e Indonezisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë.

Në takimin që Ministri Bushati zhvilloi me Ministren e Punëve të Jashtme të Indonezisë Retno Lestari Priansari Marsudi, palët konfirmuan nivelin pozitiv të marrëdhënieve dhe gatishmërinë për t’i avancuar ato me tej. Dy ministrat diskutuan mbi zhvillimet më të fundit, intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat me interes. Ministri Bushati i kërkoi homologes Marsudi që vendi i saj të njohë shtetin e pavarur të Kosovës, si një realitet i pakthyeshëm dhe tashmë i konsoliduar.

Në përfundim të takimit, dy Ministrat nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indonezisë për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, si dhe memorandumin e mirëkuptimit mes dy Ministrive për konsultimet diplomatike dypalëshe.

Gjatë takimit me homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheik Abdullah bin Zajed al Nahjan, dy ministrat vlerësuan zhvillimin e suksesshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me theks në projektet e bashkëpunimit ekonomik.

Të dy homologët ndanë pikëpamje për thellimin e bashkëpunimit në organizmat ndërkombëtare dhe u ndalën në zhvillimet më të fundit ndërkombëtare e rajonale, duke shprehur nevojën për bashkërendim të kontributeve në përballimin e sfidave që kërcënojnë stabilitetin dhe paqen. Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë Nasser Judeh, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike dhe u vu theksi në identifikimin e mundësive për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe atij të biznesit.

Në fund të takimit, dy Ministrat nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Next Post

Doshi akuzon Brahon në Gjykatë: Ka vrarë një ushtar 18 vjeçar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

August 1, 2026
Zjarri në Palasë vihet nën kontroll, ndërhyrja e zjarrfikësve dhe helikopterëve frenon përhapjen e flakëve

Zjarri në Palasë vihet nën kontroll, ndërhyrja e zjarrfikësve dhe helikopterëve frenon përhapjen e flakëve

August 1, 2026
“Vendi ideal për pensionistët amerikanë!”, revista prestigjoze ‘Forbes’ e rendit Shqipërinë të parën

“Vendi ideal për pensionistët amerikanë!”, revista prestigjoze ‘Forbes’ e rendit Shqipërinë të parën

August 1, 2026
Kontrolle në Tiranë! Makina luksoze, mjete të blinduara dhe persona me precedentë në sitën e policisë

Kontrolle në Tiranë! Makina luksoze, mjete të blinduara dhe persona me precedentë në sitën e policisë

August 1, 2026
Izolim, çati të reja dhe pajisje! Ja ndërhyrjet që do të financohen për familjet në varfëri energjetike

Izolim, çati të reja dhe pajisje! Ja ndërhyrjet që do të financohen për familjet në varfëri energjetike

August 1, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Riktheni Bordin e karburanteve!

August 1, 2026
Nga jugosllavizimi i historisë te serbizimi i debatit politik

Nga jugosllavizimi i historisë te serbizimi i debatit politik

August 1, 2026
Paralajmërimi i Koçekut: Nesër nisin protestat në Shkodër për konsullatën serbe!

Paralajmërimi i Koçekut: Nesër nisin protestat në Shkodër për konsullatën serbe!

August 1, 2026
Kufiri i Ceutës nën masa të reja sigurie, vendosen barriera mbrojtëse pas krizës masive të migrantëve! 57 të vdekur

Kufiri i Ceutës nën masa të reja sigurie, vendosen barriera mbrojtëse pas krizës masive të migrantëve! 57 të vdekur

August 1, 2026
“Koha të dëgjojmë njerëzit, jo thjeshtë udhëheqësit e këtyre bashkive”, Braçe skeptik për propozimin e PS për Reformën Territoriale

“Koha të dëgjojmë njerëzit, jo thjeshtë udhëheqësit e këtyre bashkive”, Braçe skeptik për propozimin e PS për Reformën Territoriale

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com