• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hiq e vur

by Artan Lame
09/06/2018 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Lame

79 vjet më parë, më 7 prill 1939, Italia pushtoi Shqipërinë. Pak ditë më pas më 16 prill, një dërgatë shqiptare mbërriti në Romë për t’i ofruar Mbretit të Italisë edhe Kurorën e Shqipërisë, pasi ja kishte hequr nga koka mbretit Zog. Goxha patriotizmë medemek treguan të njëjtët njerëz që deri atëhere i qenë betuar për besnikëri të përjetshme Mbretit të Shqiptarëve Zogut I.

1. Në foton e parë, që është një pikturë e atyre ditëve, paraqitet pikërisht momenti kur dërgata shqiptare u prit me ceremoni në pallatin mbretëror në Romë, i famshmi pallat Kuirinale që, pasi shërbeu për katër shekuj si seli e papëve dhe për një shekull tjetër si seli e mbretërve Savoia, sot është seli e Presidentit të Republikës Italiane.

Dërgata shqiptare ishte e përbërë nga dy grupe, njëri i veshur me frak e cilinder dhe tjetri me kostume kombëtare të jugut e të veriut. Piktura paraqet Viktor-Emanuelin që qëndron drejt, i mbështetur mbi dorezën e shpatës, ndën baldakinin mbretëror, ndërsa në një jastëk i ofrohet Përkrenarja e Skënderbeut, që lunate rolin e Kurorës Mbretërore Shqiptare.

Në fakt, ceremonia ka qenë më e thjeshtë dhe nuk ka patur kurfarë përkrenareje, e cila ndërkohë flinte e qetë në Vjenë, por pamje të tilla të idealizuara u krijuan për të bërë efekt në Shqipëri. Edhe Viktor-Emanueli nuk kishte asgjë të përbashkët me atë burrin e gjatë e gjoks fryrë që paraqet piktura, duke qenë se për shkak të një difekti të lindur, ishte shumë i shkurtër.

Piktori është kujdesur që të paraqesë vetëm delegateë të veshur me kostume kombëtare, me qëllim që, edhe një shikues analfabet, të kuptonte se ç’po ndodh. Madje, për të qenë “politikisht korrekt”, njërin prej trimave tanë, një krutan, e ka vënë të nderojë me dorën përpjetë, alla-fashiste.

2. Pastaj pak muaj më pas një medalion u prodhua për të fiksuar në përjetësi këtë moment. Medalioni u prodhua me derdhje në bronx, në vetëm pak egzemplarë dhe ka diametër 120 mm. Ai është vepër e skulptorit Giuseppe Romagnoli, medalist kryesor i punishtes mbretërore të monedhave në Romë dhe është i trajtuar sipas kanoneve të medalioneve perandorake të epokës së Romës imperiale.

Paraqet Shqipërinë, në formën e një vajze të veshur me kostum kom bëtar (ngjan tepër oriental) që i ofron Përkrenaren e Skënderbeut Romës, e paraqitur sipas ikonografisë imperiale e ulur dhe me shqytin identifikues të Savojave pranë.

3. Katër vjet e gjysëm pas kësaj oferte, në tetor të vitit 1943, një tjetër Asamble Kushtetuese e mbledhur me të shpejtë në Tiranë pas kapitullimit të Italisë, vendosi të mos njohë më bashkimin me Italinë. Për rrjedhojë, edhe Kurora e Shqipërisë “zbriti” nga koka e Viktor-Emanuelit III për t’u “kthyer” në Shqipëri.

Fotografia e tretë, paraqet një karrikaturë të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe i bën jehonë pikërisht kësaj ngjarjeje. Një djalosh shqiptar, sërisht me veshje kombëtare, i kthen krahët mbretit, duke u larguar me Përkrenaren e Skënderbeut të mbajtur mbi një jastëk ceremonial. Viktor-Emanueli paraqitet i mbledhur kruspull në fronin mbretëror, në shpinën e të cilit është stampuar monogrami mbretëror “VE”.

Mbreti i shkretë duket i nevrikosur, sepse atë nuk e pyetën as kur ja vunë e aq më pak kur ja hoqën nga koka kurorën. Në fakt, më shumë se ai, duhet të ndjehemi të turpëruar ne, që gjatë gjithë historisë jemi mësuar të bëjmë të tilla lojra me simbolet tona.

Pavarësisht nga hipje-zbritjet kokë më kokë, që pësoi Kurora e Shqipërisë në vitet e Luftës, falë Zotit, origjinalja e saj gjendet larg duarve tona, e sigurtë atje në Muzetë e Vjenës. Po të kish qenë këtu mes nesh, kushedi ku do kishte përfunduar, humbur a vjedhur dhe sot do të thonim krenarë: “Përkrenarja vërtet ka humbur, por ajo rron në zemrat tona”.

 

Next Post
Rivaldo: Messi duhet të fitojë Kupën e Botës të jetë si Maradona

Rivaldo: Messi duhet të fitojë Kupën e Botës të jetë si Maradona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë punësimin

June 28, 2026
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Historiani Kasmi, kritika Albin Kurtit: Duhej të fliste për akuzat se Vetëvendosja nxiti protestat në Tiranë

June 28, 2026
Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

June 28, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Qershor 2026

June 28, 2026
Më shumë se një në tre familje në Shqipëri kanë të paktën një anëtar migrant

Rekord pasagjerësh në Rinas, Aviacioni Civil: Investime për të shmangur vonesat

June 28, 2026
Grabitje spektakolare në vilën e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro!

Grabitje spektakolare në vilën e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro!

June 28, 2026
Qarkullonte i armatosur, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari nga Lezha

Qarkullonte i armatosur, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari nga Lezha

June 28, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

Arrestoni humorin!

June 28, 2026
Botërori, nis sonte faza me eliminim direkt! Kanadaja përballet me Afrikën e Jugut

Botërori, nis sonte faza me eliminim direkt! Kanadaja përballet me Afrikën e Jugut

June 28, 2026
Sot seanca e radhës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK

Verdikti që mban ‘pezull’ Kosovën, sytë te gjyqtarët në Hagë

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In