• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hipoteka, nga nesër 27 shërbime do të merren nga noterët

by A R
24/01/2016 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dita e nesërme, 27 shërbime të zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të merren nga zyrat e noterëve përmes aplikimeve online. Ky lloj shërbimi pritet t’u japë fund radhëve të gjata të qytetarëve në sportelet e hipotekave, si edhe abuzimeve në këto institucione. Në një intervistë për gazetën Panoram”, kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterisë, Mimoza Sadushi, sqaron procedurën e aplikimit online, ku thekson faktin se përmes shërbimit të ri qytetari do të ketë kontakt vetëm me zyrën e noterit.

“Nuk do të ketë më qytetarë që do të shkojnë sa nga zyra e noterit në sportelet e bankës dhe më pas në sportelet e zyrës së regjistrimit. Qytetari do të paraqitet përfundimisht vetëm në zyrën e noterit”, shprehet Sadushi. Në këto zyra, sipas saj, do të bëhen edhe pagesat për shërbimet dhe po ashtu edhe tërhiqja e shërbimit të kërkuar nga qytetari. Sadushi sqaron se afati i shqyrtimit të një aplikimi është tri ditë, afat që nis me konfirmimin e një aplikimi të suksesshëm. Sipas saj, sistemi i aplikimeve online garanton shqyrtim të kërkesave të qytetarëve, njëri pas tjetrit, në varësi të kohës së aplikimit, duke shmangur mbivendosjen e tyre apo lënien të pashqyrtuar të ndonjë kërkesë.

tabela-e-cmimeve

Cili është thelbi i marrëveshjes së nënshkruar mes Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe cilat janë përfitimet e qytetarëve prej saj?

Thelbi i kësaj marrëveshjeje që ne nënshkruam me ZRPP-në është që 27 nga 51 shërbime që ofron zyra e regjistrimit, kalojnë online, në veprime që do të kryhen direkt nga zyra e noterit. Ndërsa pjesa tjetër e shërbimeve i mbetet Zyrës së Regjistrimit. Këto përgjithë- sisht janë shërbime që kanë lidhje me veprimtarinë e noterit. Pra, përfshihen të gjitha kontratat për transaksione, përfshihen të gjitha kontratat hipotekore, deklaratat noteriale për lirimin e pronës, nxjerrja e certifikatave kartelave dhe hartave të pronësisë, verifikimi i gjendjes juridike të pronës etj.. Pra, të gjitha ato veprime që kanë lidhje me veprimtarinë e noterit. Nëse deri dje kjo procedurë mbetej “përgjysmë” në zyrën e noterit, pasi noteri përfundonte aktin noterial dhe më pas i thoshte qytetarit që “mund të shkosh e ta regjistrosh vetë”, tashmë themi që kjo procedurë fillon dhe mbaron në zyrën e noterit. Është noteri që fillon që nga aplikimi dhe deri në marrjen e certifikatës së pronësisë, apo dokumenteve të tjera që dalin nga zyra e regjistrimit sipas aplikimit që do të bëjë noteri. Të gjitha do të kthehen në zyrën noteriale.

PANORAMA

Next Post

Albin Kurti: Shqipëria indiferente me Kosovën, Serbisë i tolerohet gjithçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In