• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Hipokrizia me Shkodrën, zhbën opozitën, jo 30 qershorin

by Mero Baze
19/08/2019 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në Shkodër u konstitua Këshilli i ri bashkiak dhe nuk u vra askush. Ky mund të ishte përshkrimi më cinik, që mund t’i bëje asaj që ndodhi sot në Shkodër, pasi PD për ditë të tëra u foksua tek ideja se do derdhte gjak, që të mos lejonte konstituimin e Këshillit të ri.

Kërcënimet e panevojshme të PD për gjak dhe dhunë në Shqipëri, në fakt kanë një histori gati një vjeçare dhe janë përpjekje për të mbuluar impotencën politike të Lulzim Bashës dhe aftësinë e tij për të konkurruar.

Kjo që ndodhi në Shkodër nuk e zgjidh krizën realisht, por e fut në rrugën e zgjidhjes formale. Kriza reale në Shkodër, është shkaktuar nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, të cilët duke qenë forcë e parë politike në qytet, kanë refuzuar të hyjnë në garë, duke e lënë përfaqësimin në dorë të pakicës.

E vërteta është se socialistët nuk janë shumicë në Shkodër, por janë shumica e qytetarëve të përgjegjshëm të Shkodrës, që pranojnë zgjedhjet si mënyrë për t’u qeverisur. Si të tillë, ata kanë të drejtë të qeverisin qytetin, derisa dhunuesi real i qytetit, ai që i ka lënë shkodranët pa u përfaqësuar në Bashki, Lulzim Basha, të tërhiqet nga ai vendim, ose të ndëshkohet për atë vendim.

Tani rruga drejt rikthimit të legjitimitetit politik të PD në Shkodër, është më e gjatë se ç’mendon dikush. Ajo lidhet me legjitimitetin e 30 qershorit, dhe jo me biografinë e Valdrinit, Voltanës apo Tomës.

Zgjedhjet në Shkodër, janë çështje e një beteje politike kundër 30 qershorit, që Lulzim Basha e humbi në gjithë Shqipërinë, dhe bën sikur do ta fitojë në Shkodër.

Ajo betejë fitohet, ose humbet në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo në rrugë. Gjithë skenat e tjera, janë përpjekje për të mbuluar diellin me shoshë.

Shkodra as e ngjall dot dhe as e vdes dot 30 qershorin. Problemi i krijuar në Shkodër, është problem i ligjit të dekriminalizimit, dhe jo problem i legjitimitetit të zgjedhjeve.

Duke tentuar të bëjë si i fortë në Shkodër, për të mbuluar atë që i ka bërë PD-së në gjithë Shqipërinë, Lulzim Basha vetëm sa e shton dhe më shumë dëshpërimin tek opozita dhe tek shpresa e rremë që përpiqet të ngjallë me ngjarjet në Shkodër.

Opozita duhet të ulet me këmbë në tokë dhe të rinisë betejën për të hyrë në sistem. Duhet të ulet në bisedime për ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese, të cilat krijojnë një kuadër të ri garancish për zgjedhjet e reja.

Çdo ditë që kalon me gënjeshtra si kjo e Shkodrës, zhbën opozitën, jo 30 qershorin.

Next Post
Rama citon Gazmend Pajën: Jam për Teatër të ri Kombëtar sepse e dua zhvillimin

Rama citon Gazmend Pajën: Jam për Teatër të ri Kombëtar sepse e dua zhvillimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

March 21, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Dash, shkallmoje pocaqinë

March 21, 2026
Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

March 21, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

March 21, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

March 21, 2026

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In