• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hipokrizia ka emër!

by Mero Baze
02/03/2021 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Albin Kurti  nuk është I pari që është kujtuar se 2 marsi, “Beslidhja e Lezhës” mund të përdoret për fushatë elektorale. I pari ka qenë Ilir Meta vitin e kaluar. Në një moment të vështirë për karrierën e tij politike, I rrethuar nga një shumicë që filloi ta shantazhonte për shkarkim, ai pa në ëndër Skënderbeun dhe gjeti shpëtimin. Autobuzat e PD nga gjithë Shqipëria mblodhën sërisht militantët e vet, duke I siguruar se këtë rradhë nuk do ta këndojë Himnin e Flamurit, Luli, por Iliri, dhe bën atë që quhet miting i 2 Marsit, I cili nuk kishte ndryshim, as në përbërje dhe as në tematikë nga mitingjet e mëparshme të PD, përveç faktit që në tribunë këtë radhë ishte Ilir Meta dhe në shesh Berisha me Lulin. Ishte një nga ato provat gjenerale që Berisha bën, për të zëvendësuar aktorët në skenë nëse Luli dështon. Në të vërtet Ilir Meta I afrohet më shumë në halle dhe tipologji.

E njëjta gjë I ka ndodh Albin Kurtit këto ditë. Pas delirit për fitoren elektorale në Prishtinë, atë nuk e ka zënë gjumi për një fitore dhe në Shqipëri, ku ka kandiduar tre kandidatë, një në Gjirokastër, një në Tiranë dhe një Lezhë për të testuar. Ka bërë sondazhe dhe nuk I shfaqen askund. Atëhere dhe atij I është shfaqur në ëndërr Skënderbeu, njësoj si Ilir Metës. Dhe me një kolonë “patriotësh” që për herë të parë u kujtuan se mund të festojnë 2 Marsin e “Beslidhjes së Lezhës”, u nis drejt Lezhës dhe bëri thirrje për përmbysje politike.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Përfshirja e Albinit në politikën e brendëshme të Shqipërisë është realitet I dy viteve të fundit. E ka bërë si opozitar, tashmë dhe si kryeministër I zgjedhur. Problemi nuk është pse kërkon të garoj në Shqipëri, por përse përpiqet ta mbuloj ambicjen e tij politike me “hipokrizi patriotike” sic ka bërë 25 vjet.

“Beslidhja e Lezhës”  ka 577 vjet që ka ndodhur. Albini ka së paku 25 vjetë si figurë publike dhe politike në Kosovë bashkë me atë enturazhin që e shoqëronte. Nuk ka ardhur ndonjëherë më 2 Mars në Lezhë.

Shqipëria nuk e ka festë zyrtare 2 Marsin, por e ka datë të shënuar në kalenderin e saj historik, dhe I përkujton jubilejtë e saj. Para dy vitesh e festoi  575 vjetorin. Nuk di pse Albini u kujtua bash për 577 vjetorin e “Beslidhjes së Lezhës”, siç kujtohet Ilir Meta këtë vit për 111 vjetorin 119 vjetorin 87 vjetorin e dikujt, për ti dhënë nje dekoratë meqë ka familjen me LSI. Shpjegimi është I thjeshtë. Nuk do të kujtohej nëse “Vetvendosja” nuk do kandidonte këtë radhë në Lezhë një pjestarë të saj dhe Albini po përpiqet të përdor Skënderbeun për një liliputë të tij në Lezhë.

Është më e ndershme të shkonte të bënte miting elektoral për “Vetvendosjen” duke marrë popull hua nga PD, si Ilir Meta. Biles ka kohë të vij përsëri deri më 25 Prill. Nuk e ndalon njeri.

Nëse do të shkoj dhe në Gjirokastër mund të shkoj. Nuk di si mund ta ndihmojë për ndonjë date historike, por mund të shkoj më 13 Mars se mbushet 113 vjet nga dita që Çerçiz Topulli ka vrarë Bimbashin.(Nuk di nëse e ka problem por Bimbashi ka qenë malazez) E bën me këtë rast një miting tek Sheshi I Çerçizit dhe në fund e përfundon fjalimin duke thënë: “Ja ku  e keni Çerçizin e ri që do vras Bimbashin në Tiranë”.

Ka plot mundësi të përdori edhe data të tjera  nga kalendari I historisë sonë, për të bërë fushatë për “Vetvendosjen” por kjo e Lezhës ishte e tepëruar, se “për të mbuluar diellin me shoshë” kishte lodhur dhe disa “liderë” të tjerë shqiptarë në rajon.

Më së miri e kishte të merrte deputetin e tij Hysemadin Ferraj. Ai I ka nja dy libra kundër Skënderbeut. Së paku e njeh mirë. Mund të merte dhe atë idhtarin e tij, që ka zbuluar se në kohë të Skënderbeut ne flisnim latinisht dhe jo shqip.

Hipokrizia e dytë e re që bëri në Lezhë ishte zbulimi I tij se Kushtetuta e Kosovës nuk na mundëson Bashkimin Kombëtar.

Kushtetuta e Kosovës e ka mbi një dekadë që është miratuar dhe Albini si “njeri I lexuar’ dhe mund ta kishte lexuar më parë. Nuk kishte pse shfajësohej para Skënderbeut, pse po hiqte dore nga Bashkimi Kombetar per karrigen e tij.

Problemi është se Albinit I duhet një akt hipokrizie, për të shkuarën e tij si “idhtar i Bashkimit Kombetar” dhe e paska gjetur pengesen në Kushtetutë. Njësoj siç fshiu historinë e “Vetvendosjes” para zgjedhjeve për të harruar ç’kishte bërë kunder shtetit të ri të Kosovës, të cilin e njohu vetëm kur u bë kryeministër.

Hipokriza nuk ka fund. Por ka gjithmonë emrin e  Albin Kurtit.

Next Post
Kreu i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi: Duam të jemi pjesëmarrës në dialogun Kosovë-Serbi

Kreu i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi: Duam të jemi pjesëmarrës në dialogun Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In