• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hipokrizia e “kërkojmë financiere” dhe kriza ekzistenciale e burrit shqiptar

by Ruel Domi
18/11/2025 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ruel Domi

“Ne kohëra të çmendura, të thuash të vërtetën është akt revolucionar”, thoshte eruditi britanik George Orwell. Në librin e tij 1984, Orwell i referohej një realiteti distopik, ku në emër të empatisë e barazisë, sapuni bëhet djathë, e bardha bëhet e zezë, dhe e vërteta relativizohet në emër të qetësisë emocionale të shumicës—kjo e fundit (shumica), në logjikën e “demokratistëve”, është jo vetëm pragmatikisht e duhura për të zgjidhur çështje publike, por edhe një lloj imperativi moral. Në këtë kuadër, flitet shpesh për barazinë gjinore në shoqërinë shqiptare dhe nevojën për të fuqizuar gratë, sikur të mos ketë perspektiva të tjera. Shumica e ka ndarë “shapin nga sheqeri”: për barazinë gjinore flitet vetëm kur gratë janë prapa burrave në fitim e përfaqësim, ndërsa për fushat kur burrat janë prapa grave, nuk flitet. Ndodh që shifrat aktuale në Shqipëri flasin për pabarazi të theksuara gjinore në disfavorin e burrave, por për të cilat nuk flet askush. Aq të mëdha janë këto pabarazi, sa edhe vetë reklamat e punëve e thonë: “duam financiere” (pra duke iu referuar grave), ndërkohë që bankat e nivelit të dytë në vend jo vetëm që janë qartazi të dominuara nga gra dhe vajza, por kujdesen që në reklamat e tyre të punës të vënë vajza dhe gra, si për të thënë që “këtu punësohen vetëm gra”. Ashtu si në vendet e tjera ku neomarksizmi postmodernist është ideologjia dominante tek elitat, edhe në Shqipëri “barazia gjinore” përdoret si një lloj velloje për të mos folur për padrejtësitë e mësipërme që cuditërisht bëhen vetëm ndaj njërës gjini: burrave.

Pabarazia në vetvete nuk është problem; ajo bëhet problem nëse konstruktohet nga shoqëria si mjet për arritjen e një barazie më të madhe. Pabarazitë janë natyrore dhe për shekuj shoqëritë kanë funksionuar me premisën se burrat janë të zotë për disa gjëra e gratë për disa të tjera. Në këtë kontekst, imperativi natyror na mëson se ambicia për post, para e pushtet u takon burrave, ndërkaq që dëshira për të rritur, ushqyer, zhvilluar e jetuar në komunitet grave. Kësisoj, të shohësh që, pavarësisht kuotave gjinore, 65% e deputetëve të legjislaturës janë sërish burra, të tregon të pamohueshmen: që pengesa e vetme e gruas ndaj përfaqësimit në Kuvend nuk është patriarkati, por natyra biologjike e gruas, siç pengesa e burrit ndaj përfaqësimit në mësimdhënie në çerdhe, kopshte e shkolla, nuk janë kuotat gjinore, por natyra e ashpër e burrit që e bën të paaftë për të rritur fëmijë. Këto të fundit janë pabarazi natyrore, produkt i ingranazheve të gjenetikës, kromozomeve dhe evolucionit.

Ka dhe pabarazi jonatyrore, nga ato të cilat do t’i adresoj në këtë shkrim. Kjo e kompanive që kërkojnë aplikante për punë nga vetëm një gjini, përveçse paligjshmëri dhe imoralitet pellazgo-otoman pa lidhje me Perëndimin, është pabarazi e shkaktuar si pasojë e një fakti të thjeshtë: në Shqipëri gratë punësojnë gratë, kjo edhe me aprovimin e shefave të tyre (kryesisht burra) që, në mëndjen e tyre, kanë qëllime të tjera kur duan ta rrethojnë veten e tyre vetëm me gra. Pabarazia jonatyrore shihet edhe tek rimodelimi i pllakates së Muzeut të Dëshmorëve, ku gruaja e vendosur në qendër të pllakates tanimë zëvendësohej nga një grua pa flokë—një ndryshim nga pllakata fillestare, ku në qendër sërish ishte një grua, por me flokë. Edhe pse nuk ka asgjë të keqe që gratë shqiptare të kohës së luftës të vendosen në pllakatë, e vërteta ngelet një dhe e pandryshuar: që lufta nacionalçlirimtare në Shqipëri është luftuar nga burrat, si çdo luftë tjetër gjatë gjithë historisë në Shqipëri e gjetkë. Andaj nuk ka asnjë arsye që të glorifikosh gruan në një kohë kur gruaja nuk e ka luftuar atë luftë, siç nuk ka asnjë arsye për Kryeministrin Rama t’i quajë djemtë e Shqipërisë “çyrykë” në një kohë kur çdo gjë në Shqipëri e gjetkë—duke filluar nga rrugët, tek spitalet e shkollat, nga shtyllat e elektricitetit tek çdo artikull në përdorimin tonë—është ideuar, nxjerrë në treg e prodhuar nga burra.

Shifrat janë kokëforta: në një kohë kur flitet për pabarazinë gjinore, mbi 63% e trupit studentor të universiteteve shqiptare janë vajza. Sipas Eurostat-it, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria ne 16 vitet e fundit, nga ku shumica dërrmuese janë meshkuj. Në një kohë kur sektori i shërbimit punëson ekskluzivisht gra, meshkujt shqiptarë kanë mbushur burgjet e Britanisë së Madhe më shumë sesa çdo grup tjetër sipas shifrave të Home Office. Ndërkaq që Kryeministri aktual e ka bërë qëllim politik të tij kryeministren e parë grua pas zgjedhjes së tij President, kryetaren e parë grua të Bashkisë Tiranë, dhe përfaqësimin me mbi 50% të grave në kabinetin qeveritar, pavarësisht faktit që shumica dërrmuese e njerëzve që kanë vokacion për t’u marrë me politikë janë burra.

Këto shifra, në fakt, nuk janë vetëm fenomen shqiptar, por gjithnjë e më shumë fenomen perëndimor. Profesori i mirënjohur i psikologjisë Scott Galloway, në studimet e tij kërkimore, po dokumenton gjithnjë e më shumë dështimet sistemike të burrave në SHBA, për të cilat po të flasësh, ‘të marrin’ për misogjen, seksist e grua-urryes. Kërkimi shkencor i Galloway flet për 60% të meshkujve nga mosha 18–24 vjeç që jetojnë akoma me prindërit (në SHBA), në një kohë kur 1 në 5 meshkuj jetojnë me prindërit gjer në moshën 30 vjeçare. Studimi i Galloway gjithashtu konfirmon se 45% e djemve të rinj sot nuk i janë afruar kurrë një vajze për t’i folur, siç e dikton natyra biologjike. Ndërkohë, vajzat dhe gratë diplomohen nga universitetet në përqindje më të lartë sesa meshkujt, fitojnë sot për herë të parë më shumë sesa meshkujt në SHBA, si dhe kanë opsione të pafundme çiftimi e fitimi, duke filluar nga Tinder-i e duke përfunduar me famëkeqen “OnlyFans”. Ndërkohë, sipas Byrosë Kombëtare të Ekonomisë nga Universiteti i Pensilvanisë, gratë sot janë më të pakënaqurat e palumturat në historinë e SHBA-ve, pavarësisht faktit që gratë Gen Z në SHBA fitojnë më shumë se homologet e tyre të gjinisë mashkullore për herë të parë në histori.

Sigurisht që askush nuk duhet ta shohë dështimin e burrit shqiptar si produkt të arritjeve të grave. Gratë po ia dalin dhe kjo duhet të na gëzojë. Por nocioni që problemi i Shqipërisë apo Perëndimit është pabarazia gjinore është absurd. Ata që nuk po ia dalin sot në Perëndim e sidomos në Shqipëri nuk janë vajzat e gratë, por djemtë e burrat, e veçanërisht djemtë e rinj. Thirrje për bankat e sektorin e shërbimeve në Shqipëri: lërini punësimet në bazë gjinore dhe jepuni burrave ndonjë mundësi. Thirrje për Komisionerin e Diskriminimit: kur shikoni këto thirrjet për punë ku kërkohen aplikantë vetëm nga një gjini (gra apo burra qofshin), ndërhyni. Ligjërisht. Hipokrizia e “barazistëve gjinore” ndërkohë vazhdon…

Next Post

PD nis "Foltoren 2", Berisha thërret me urgjencë mbledhjen e Kryesisë në selinë blu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

July 22, 2026
Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

July 22, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha: Rama po përdor policinë, SHISH-in dhe administratën kundër protestës

July 22, 2026
Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

July 22, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Punë te SPAK? Hapet thirrja për praktikantë, këto janë kriteret dhe afati

July 22, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

July 22, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 6 turistët në Ksamil

Gjendet i pajetë një peshkatar në Ksamil, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

July 22, 2026
Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën

July 22, 2026
Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

July 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 23 Korrik 2026

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In