• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hipokrizia e atyre që “qajnë dhe nderojnë” Azemin

by Artur Ajazi
14/09/2020 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Pothuajse çdo 12 Shtator, nga Partia Demokratike, dalin drejtuesit dhe ish-drejtuesit e saj “shpirtërorë” dhe shkojnë tek memoriali Azem Hajdarit. Shkojnë ata, dhe nuk harrojnë ti thurrin atij “fjalime dhe hymne” edhe 22 vjet pa vdekjes, dhe kjo për faktin sepse vrasja e Azem Hajdarit, u duhet akoma edhe ca vite. U duhet atyre që deri pak muaj para se të vritej, e kishin sikterisur nga partia, u duhet atyre që deri para pak muajve se ta vrisnin e kishin shpallur Azemin “trashëtar të PD”, dhe nuk lanë gjë, pa i thënë në gazetën “RD” dhe mediat e tyre. Ata që sot u “ngrejnë” e “qajnë dhe e nderojnë” Azem Hajdarin, janë hipokrizia e SHQUP-it, janë e shkuara më e errët e asaj partie, e cila edhe nderimet, ti bën me përbuzje dhe përçmim.

Azem Hajdari u vra në mënyrën më të pabesë, në mënyrën më barbare para selisë së Partisë Demokratike, para asaj partie të cilës i kishte dhënë shumë, dhe në fund mori mosmirënjohjen nga ata që e përdorën deri ditën e fundit. Ashtu si Doktori , në këto 2-3 vitet e fundit, Azem Hajdarin ka nisur ta “nderojë” me praninë e tij edhe Lulzim Basha, i cili jam i bindur se nuk e ka njohur fare, dhe nuk i di aq mirë, vlerat dhe kontributet e tij në PD. Lulzimi, nuk harron çdo 12 Shtator, të porosisë kurorën me lule, ti mbajë edhe ndonjë fjalim, dhe ti përkulet Azemit tek memoriali, por nuk na shpjegon akoma se përse ja flaku të bijën nga Partia Demokratike.

Lulzim Basha e ngre dhe e “lartëson” emrin dhe figurën e Azem Hajdarit deri në piedestal, (sepse i duhet akoma) por nuk na shpejgon sepse i ndërseu gjithë sejmenët e tij Rudina Hajdarit, se përse nuk di të drejtojë partinë, se përse nuk di të bëjë opozitën, se përse kërkon pushtetin kur nuk është i zoti, as ta marrë me votë, dhe as ta mbajë.  Por në fakt, duhet të jetë Rudina, e bija e Azem Hajdarit, ajo që duhet të ndalë hipokritët të vazhdojnë dhe ta përdorin emrin dhe konkributin e babait të saj, duhet të jetë Rudina, ajo që duhet të kërkojë nga Doktori dhe sejmenët, shkaqet dhe arsyet e vërteta  të vrasjes se babait të saj, duhet të jetë Rudina, ajo që nuk duhet të lejojë më kortezhin e servilëve dhe hipokritëve të SHQUP-it, të vijnë çdo 12 Shtator, dhe të “përloten” para memorialit të tij.

Ka ardhur koha që të dalin para përgjegjësisë ligjore, ata që luajtën me emrin dhe fatin e Azem Hajdarit, ata që deri dje e fyen dhe sikterrisën, dhe sot e përdorin si “mburojë” emrin dhe vrasjen e tij. Ajo që ka bërë dikur Doktori, dhe ajo  që po bën sot Basha me kurorën me lule dhe fjalimet për Azemin çdo 12 Shtator, nuk është gjë tjetër, veçse përbaltje ndaj emrit dhe veprës së tij. Duke përdorur çdo 12 Shtator shprehjet cinike si “Azem ti je gjallë, Azemi  heroi demokracisë, vepra e tij frymëzim për ne ”, apo dhe shprehje të tjera standarde, duket sikur i heqin vërtetë vlerat dhe kontributet, që ai ka patur në Partinë Demokratike, aq më tepër kur ato dalin nga goja e atyre, që me atë parti i ka lidhur vetëm karriera politike, pushteti, dhe pasuria marramendëse. Boll u tallët me Azemin, boll e përgojuat dhe  e përbaltët  me hipokrizinë tuaj, o “dashnorë”  të parasë dhe pushtetit, boll luajtët  teatër, se nuk  ju beson më njeri.

Next Post
Kosova drejt kolapsit, vetëm 130 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19

Shkon në 600 numri i viktimave nga COVID në Kosovë, ulen rastet e reja: 55 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Comments 1

  1. Bajroni says:
    6 years ago

    Tamam hijena hipokrite

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In