• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hipervigjilenca prindërore, ‘e keqja’ që prindërit shqiptarë po u bëjnë fëmijëve

by Java News
14/10/2021 19:01
Mother is holding her beloved daughter.

Mother is holding her beloved daughter.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prindërit shqiptarë kanë një mënyrë të tyre të ushtruarit të dhunës ndaj fëmijës dhe kur ata mendojnë  se nuk ka. Organizata “Hyperactivity Albania” ka kryer një raport studimor në lidhje me ndikimin që ka sjellja prindërore në zhvillimin e  fëmijës dhe ka dalë në disa përfundime shqetësuese.

“Parime të vjetra ku prindërit përdorin metoda shkatërruese të edukimit të fëmijës janë ndryshuar për shkak të kohëve moderne dhe tani fëmijët janë subjekt i një hipervigjilence prindërore (fenomeni i ri që i referohet një ndjeshmërie maksimale shqisore ndaj mjedisit)”, shkruhet në raportin e Hyperactivity Albania.

Në raport shkruhet se tashmë ka një fenomen edhe më kushtëzues ndaj fëmijës por jo formë fizike të dhunshme. Bëhet fjalë për ekstremin tjetër, atij të frikërave, pasigurive dhe paranojës prindërore për t’i paraprirë çdo kërcënimi të mundshëm të mjedisit ndaj fëmijës.

Nisur nga pyetja që dëshmon frikën dhe pasigurinë e çdo prindi e sidomos të atij lloji hipervigjilentësh: “Ҫfarë po ndodh me fëmijët tanë?” Organizata përcaktoi si qëllimin kryesor të kërkimit zbardhjen e historive, ngjarjeve dhe përvojave të rrëfyera nga specialistë që profesionin e tyre e kanë të lidhur ngushtë me zhvillimin e fëmijës në aspektin e shëndetit psikologjik, fizik dhe emocional. Ata dëshmojnë disa raste të veçanta të hipervigjilencës ku nëna e ushqen fëmijën 4 vjeç me ushqime të bluara në mixer duke i mohuar fëmijës ushtrimin e aparatit të të folurit dhe duke shkaktuar tek ai sindromën e belbëzimit; ku nëna i ofron iPhone për ta përdorur me një kohëzgjatje të madhe, sepse i druhet lotëve të fëmijës dhe mendon se duke qarë do të pësojë dëmtim në sistemin nervor, ndërkohë që ai fëmijë fiton instikte të kufizuara të autizmit virtual.

Këto janë episode nga jeta reale e këtyre prindërve, të cilët kanë ndarë emocionet, ndjesitë, frikërat dhe pasiguritë e tyre shumë të theksuara me këta profesionistë. Prindërimi hipervigjilent është një metodë e hershme, e cila gjendej edhe në sistemin e atëhershëm ku fëmijët ishin më pranë natyrës dhe shumë më larg pajisjeve elektronike. Shumë fenomene të kohëve moderne kane ekzistuar edhe më parë, thjesht popullata e atij sistemi nuk është prezantuar me terminologjitë e duhura.

Siç shkruhet në raport, në shumë sekuenca filmike të kinematografisë shqiptare të realizmit socialist, janë shfaqur sjellje hipervigjilente të prindërve kundrejt fëmijëve të tyre në rol.

Hulumtuesit e raportit kanë shkëputur një pasazh të shkëputur nga filmi shqiptar “Beni ecën vetë”

-Beni, sa herë të kam thënë të mos rrish në dysheme, apo do të marrësh prapë të ftohtë?, – shprehet nëna.

-Mami më lër të dalë pak jashtë se u mërzita, – thotë i biri.

-Jo xhan, se fryn erë, – përgjigjet nëna.

-Po për ata nuk fryn erë moj mami?

-Fryn fryn, por ata nuk i gjen gjë!

-Po pse mua do të më gjejë gjë?

-Po edhe ty nuk të gjen gjë, por grykët…

-Grykët, grykët, mikrobet, një mijë herë më ke thënë, – përgjigjet furishëm Beni.

-Mos vrapo, se do djersitesh!

“Në këtë film shfaqet edhe një fenomen që ekzistonte edhe në atë periudhë, që tani e ka një emërtim, i quajtur bullizëm. Shprehja “djalë mamaje” e shoqëron personazhin kryesor gjatë gjithë pjesës së filmit, për shkak se ai është rritur nën efektin e një kufizueshmërie të lirisë së tij për t’u djersitur, për t’u lënduar pak, për të luajtur në natyrë”, shkruhet në raport.

Nxitja e mendimit kritik tek fëmijët kur ata fillojnë të kuptojnë më mirë ngjarjet në përditshmërinë e tyre si në mjedisin familjar po ashtu edhe përtej saj, është fitorja më e madhe për një prind. Po si mund të arrihet kjo kur një fëmijë i kushtëzuar nga paranojat e prindit?

Në raport thuhet se një mënyrë e mirë për të ulur hipervigjilencën prindërore është që prindërit të bashkëpunojnë më shumë me mësuesit.

“Informacioni që ata mund të marrin mbi përditshmërinë e fëmijës mund t’i sigurojë ata për të qenë më të qetë, më të sigurt në mjedisin e përditshëm që frekuenton fëmija e tyre”.

Në përfundim të studimit, Organizata ka arritur në konkluzionin se mosha është një faktor biologjik që ndikon në rritjen e kurbës së hipervigjilencës prindërore. Prindërit e rinj në moshë kanë një vigjilencë të shtuar ndaj kujdesit të fëmijëve.

Gjithashtu, hipervigjilenca prindërore ndikon në rritjen e bullizimit të këtyre fëmijëve nga mjedisi i jashtëm. Ata janë subjekte të presioneve psikologjike të jashtme për shkak se janë të varur nga vëmendja dhe kujdesi i tepruar prindëror, një vëmendje që është një hap larg ndaj paranojës ku prindi manifeston simptoma të ankthit, stresit post-traumatik dhe pasiguri të shumta gjatë fazave të rritjes së fëmijës.

Nga ana tjetër, hipervigjilenca ka një avantazh që i referohet gjenerimit të informacionit të saktë mbi gjendjen aktuale të fëmijës dhe një disavantazh që krijon paaftësi të fëmijës për të qenë i lirë, i pavarur në socializim./si

Next Post
Vlorë, Himarë dhe Sarandë/ Operacioni “Bregdeti Ynë”, shemben 60 objekte pa leje gjatë shtatorit

Vlorë, Himarë dhe Sarandë/ Operacioni "Bregdeti Ynë", shemben 60 objekte pa leje gjatë shtatorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In