Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 44-vjeçar i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas ka sulmuar dhe një efektiv. Sipas policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi Jani Goro, 44 vjeç, banues në Himarë.
Ditën e djeshme, në Himarë, 44-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B., për motive të dobëta. Gjatë shoqërimit të tij drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë, ky shtetas ka goditur me sende te forta një punonjës policie duke e penguar atë të ushtrojë detyrën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”.
ma.me